Arrihet marrëveshja, interesat e Iranit në Shqipëri do të mbrohen përmes Ambasadës turke

24 Prill 2023, 20:00Sociale TEMA

Arrihet marrëveshja, interesat e Iranit në Shqipëri do të

Interesat e qytetarëve iranianë në Shqipëri do të mbrohen përmes një seksioni interesash në Ambasadën turke në Tiranë.

Vendimi u mor gjatë një bisede telefonike të shtunën, mes ministrit të jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, ku mes të tjerash u biseduan për një sërë çështjesh dypalëshe dhe rajonale. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Amir-Abdollahian falënderoi gjithashtu qeverinë turke për mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Përfaqësimi i interesave të një vendi të tretë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike është e parashikua Konventa e Vienës. 

Në nenin 45, pika 3 e kësaj konvente thuhet se në rast ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, ose në qoftë se një mision thirret definitivisht ose përkohësisht “Shteti dërgues mund t’ia besojë mbrojtjen e interesave të tij dhe ato të shtetasve të tij një shteti të tretë të pranueshëm për shtetin pranues”.

Shqipëria shkëputi më 7 shtator marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik, teksa pas 24 orësh u larguan ambasadori dhe i gjithë stafi i ambasadës iraniane nga Shqipëria.

5 Komente

  1. P
    Pune arabesh vari kkkkkkk.....

    Do te shkoi muti ne gju..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një muteee jane ku do

      Një mutteee, jane si Turqit, si Kamali, asenjëra pale nuke njofin demokracine a po të drejtat e njeriut.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sinan Qaftrashi

        Sigurisht neprmjet vellezrve e gjejne'''' Smund te rii pa i thene shprehjen italiane Stessa Merda I njeti mut jane

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qerimi

          Turqia porta e gjith te ligave per Shqiperine.....

          Përgjigjjuni
          1. h
            hamiti

            Turqia motra e madhe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje