Aurela Gaçe: Për ju që thoni nuk punoj këtu, ju njoh me dy mësueset që punojnë kuzhiniere!

30 Gusht 2022, 17:42Sociale TEMA

Aurela Gaçe: Për ju që thoni nuk punoj këtu, ju njoh me dy

Nga Aurela Gaçe

Këto ditë ndodhesha në një kompleks të njohur në Lezhë!

Teksa isha duke rregulluar diçka në pasqyrë, dy zonja, të veshura me uniformën tipike të stafit të kuzhinës, kaluan aty pranë e meqenëse më njohën, kërkuan të bënin një foto. U afruan me shumë mirësjellje.

Ne, -tha njëra prej tyre- jemi mësuese me profesion, por gjatë verës, punojmë edhe në kuzhinë. Hoqën përparësen,bëmë foton e po me mirësjellje u larguan.

Unë foton nuk e kam, e nuk e di nëse ato më ndjekin në rrjetet sociale, por doja t’i falënderoja.

Doja t’i falënderoja për njeriun-hero që janë.

Tani, shumë shpejt, ato dy mësuese, do të kthehen në profesionin e tyre për tê cilin edhe kanë studiuar. Do të kthehen në detyrën e shenjtë të mësimdhënies.

Eh sa të bukura m'u dukën me përparësen e kapuçin e kuzhinës. Thashë me vete, lum fëmijët që marrin dije nga njerëz të tillë. Për mua, këta janë heronjtë e heshtur.

Këta nuk bëjnë as zhurmë, as marrin trofera. Por, janë ata heronj që me veprimet e tyre, në heshtje, na tregojnë se ne, jemi të pasur me njerëz të bukur, të pasur shpirtërisht, që duan punën.

Unë dua t'u them faleminderit dy mësueseve.

Shembulli personal, është mësimdhënia më e vlefshme për brezin që rritet. Uroj ta lexojnë.

Nuk arrita t'ua u thosha përballë gjithë mendimet, por dua ta dinë se më sollën shpresë.

Po po, shpresë! Shpresë për nesër.

Uroj ta lexojnë edhe ata që rëndom thonë se s'dinë ç’të bëjnë, se s'kanë punë etj etj justifikime prej dembelësh. 

Ose kur thonë "jashtë shtetit punoj unë, por këtu jo" Kush e do punën, kush e do familjen e vetë, e gjen gjithmonë mundësinë të çojë të ardhura në shtëpi. Të punosh, është krenari”.

10 Komente

  1. a
    arqile

    Bravo e madhe Aurela .Shkrim i arire e i ndjere.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leo

      Aurela nena e hipokrizise, megalomanise dhe bullizmit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Neri

        Bravo Leo,ke thene gjene me te mire.Te rrine lokaleve,te pijme kafe dhe raki dhe te degjojme kengen"Hani,pini dhe kendoni,se punon lalagjoni"

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nick

        Ne Shqiperi puna eshte turp! Aaaa...po qe me vjedh noi gjo shpejt e shpejt dakord!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nari

          Ku i pe keto cilesi te keqia tek shkrimi i Aureles,apo ku i shikon keto cilesi ne qendrimet dhe veprimet e saj ?! Aurela para me shume se 21 vjetesh shkoi ne Amerike,ku punoi 6-7 vjet,dhe si pak nga shume te tjere u kthye ne vendin e saj,ku punon prej 15 vjetesh.Nuk e kuptoj po bullizmi ku hyn te fjalet apo qendrimet e Aureles.Ah mo i shkreti budalla me emrin Leo,qe kerkon te dukesh i ditur duke perdorur fjale,qe as nuk ua di kuptimin.

          Përgjigjjuni
          1. Çutra

            Po të vë një ☆enver☆

            Përgjigjjuni
            1. f
              fallciteti

              Kjo Aurela mund ta shohi dhe ne ket prizmin tjeter (ate te vertetin) : Qe nje mesuese ne Shqiperi nuk arrin te perballoje jetesen me rrogenqe merr (supozohet eshte rroge e mire diku tek 60.000 mije leke ne muaj) me cmimet stratosfer dhe i duhet te beje dhe nje pune te dyte sepse i duhet te MBIJETOJE dhe jo te jetoje. Ajo puna e dyte eshte kohe e hequr nga familja, nga vetja, lodhja fizike, mendore etj. Ne qofte se sot ajo si mesuese i duhet te beje dhe pune te dyte kuzhinieren, kur te dali ne pension mbase mund ti duhet te beje pastruesen. Keto fallcitetet "puna eshte nder" te kursehen sepse nuk eshte kjo problematika. Problematika eshte qe ne ket vend eshte e bere e pamundur jetesa dhe perditshmeria. Njerezit jane varferuar ne maksimum.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Transparent

                Bravo Aurela. Si gjithmone autentike dhe njerzore. Kthehu sa me shpejt ne skene. Po te presim.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamur

                  Sa mire Kur ndegjon nje lajm te mire me bushe me pozivitet Aurel ,ne shqiptaret e kemi pas te shejt dhe moralin e kemi pas te ngritur ,nuk e ka pas zakon shqiptare me vra njeriun Par familjen e mu unda me gruan per asgja

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mond

                    Mesueset nuk janë në punë gjatë verës dhe nuk mund ti themi punë e dytë,sepse kur fillon shkolla dhe të duan ato nuk mund të bëjnë punë të dytë. Çmimet kudo janë rritur, dhe kush do të ketë të ardhura nga një punë shtesë pse mos ta bëjë? Histeria për të sharë Shqipërinë me dhe pa vend nuk ka kuptim. Që mos e shajmë vendin tonë të bëjë secili diçka të mirë për të, në çdo mundësi që ka.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje