Në emisionin Real People në Euronews Albania ishte i ftuar këtë të shtunë, Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopashtar.
Samueli rrëfen se u largua nga vendlindja së bashku me bashkëshorten për arsye ekonomike dhe kushtet e vështira të jetesës. Ai shprehet se u gëzua shumë kur e telefonuan nga Shqipëria pas aplikimit për punë, e për këtë arsye do të dëshironte të merrte këtu edhe 2 fëmijët e tij që jetojnë ende në Filipine.
Ai tha se fëmijët e telefonojnë dhe e këshillojnë që të tregohet i zoti në punë në mënyrë që ata të ushqehen dhe të arsimohen.
Sipas tij ai fitonte në Filipine 150 dollarë në muaj dhe ishin të pamjaftueshme për një familje me 4 persona.
“Më morën në telefon dhe më thanë që e pranova punën. Isha shumë i lumtur. Djali im më tha, babai tregohu i zoti në punë që ne të jetojmë. Duhet ta bëja jam babai i familjes dhe duhet të gjeja para për të jetuar, që të jetojnë dhe të arsimohen. Ata jetojnë në Filipine me tezen time”, tha ai.
Cfare fiton Shqiperia nga ky emigrat i pakualifikuar, apo femijet e tij? Asgje. Fiton vetem axhenda e liderit suprem dhe e Sorrosit per ti zevendesuar shqiptaret.
Nga 800 te huaj nje Kompanie I kishin ngelur vetem 20. Pronaret e Kompanive mendoj se po bejne trafik njerezor e po fitojne nga kjo pune. E marin akoma . Nuk mendojne se Shqiperia mund te rrezikoje vizat per vete.Shteti si gjithnje I kapur.
Rama po shkon gjurmëve të Milošević-it dhe Vučić-it: po e shantazhon Europën me emigrantë aziatikë! Kështu Shqipëria po bëhet shtet trafikant që trafikon emigrantë të pakualifikuar nga shtetet e varfëra dhe të mbipopulluara të Azisë drejtë Europës Perëndimore! Shqipëria u shërben emigrantëve vetëm si trampolinë për tu hedhur në Perëndim.