Restaurohet pas 42 vitesh mozaiku "Shqipëria", flet një nga autorët: Enver Hoxha refuzoi të ishte pjesë e kompozimit...

20 Maj 2023, 11:29Sociale TEMA

Restaurohet pas 42 vitesh mozaiku "Shqipëria", flet një nga

Dyzet e dy vjet pasi u vendos në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku “Shqipëria” ka marrë ngjyra të reja falë restaurimit të financuar nga një projekt i Bashkimit Europian.

Vepra që mban autorësinë e Josif Drobonikut, Vilson Kilicës, Anastas Kostandinit, Agim Nebiut dhe Aleksandër Filipit përbëhet nga gurë me 123 nuanca dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 565 m2.

Procesi i restaurimit mori dy vjet kohë dhe u krye me gurët e të njëjtës fabrikë në Venecia, ku u prodhuan gurët e origjinalit.

Anastas Kostandini tregon në MCN TV historinë e ndërtimit të tij:

“…Janë montuar hap pas hapi të gjitha detajet e mozaikut. Na kanë dhënë garanci teknike. Ne merrnim pjesë në këtë akt, e lanim, e pastronim, e korrigjonim. Në krahun perëndimor të mozaikut janë vendosur inicialet. Ato janë vënë në formë rrethi, që të nënvizohej ideja që ne ishim të barabartë të gjithë, që nuk ishte dikush krijuesi dhe të tjerët zbatues. Që të gjithë ishim krijues dhe zbatues në të njëjtën kohë.

Jam shumë i gëzuar që koha e vërtetoi që një kolorit i tillë i ka dhënë një fizionomi qendrës së Tiranës. Është një lloj fizionomie ekspresive. Është një detaj që i jep një karakter. Në atë qendrën e Tiranës, të gjitha epokat janë përpjekur të vendosin identitetin e vet. Kjo e ka bërë që të dalë jashtë një identiteti me fizionomi. Tani kanë ndodhur shumë gjëra atje, por mendoj se gjëja më ekspresive që ka ndodhur për t’i dhënë një bosht sheshit “Skënderbej” ka disa elementë dhe njëri prej tyre është mozaiku.

Gruaja personifikonte atdheun, Shqipërinë. I bëmë një veshje simbolike, një xhubletë të bardhë, të cilën e kemi dekoruar me shumë simbolika të kohës. Më kujtohet që kemi bërë shumë studime nudo për atë figurë. Për çdo detaj, që nga brezi, tiparet, paraqitja, gjesti, është bërë një punë shumë e madhe.

Bënim edhe shumë korrigjime për shkak të dimensionit. Ajo është një figurë shumë ekspresive, shumë e bukur, që mban gjithë kompozimin. Edhe dy figurat e tjera: njëri përfaqëson klasën punëtore, tjetri përfaqëson periudhën e luftës. Kompozimi është ndarë në tre grupe: tre figurat kryesore simbolizojnë kombin, idenë e Shqipërisë në shekuj, e cila e ka çarë historinë me armë në dorë, partizani simbolizon lirinë dhe pavarësinë kombëtare, figura tjetër ka të bëjë me punëtorin si klasa udhëheqëse. Shumë detaje kanë lëvizur prej aty.

Miratimi i mozaikut është bërë në nivelin më të lartë, i është paraqitur edhe vetë Enver Hoxhës. Një tentativë që patëm gjatë kohës që e konceptonim, për ta futur figurën e tij në kompozim, ai e ka refuzuar dhe ka thënë që populli është ai që është fitimtari dhe protagonisti kryesor i historisë tonë. U la të kuptohej që nuk do të kishte asnjë figurë tjetër.

Nuk është një vepër krejt ideologjike dhe politike. Brenda saj shoh poezinë e epokës, shoh veten tonë. Në mënyrën si është ndërtuar ka humanitet. Një imazhi i tillë i bën nder Shqipërisë. Ka kapërcyer kufizimet ideologjike. Nuk është gjë tjetër veçse një poemë e madhe me ngjyra lavdërimi për kombin dhe për historinë...”



22 Komente

  1. A
    Adriatik

    JU LUMTE MENDJA DHE DORA.

    1. k
      k

      Propozoj të vendoset non grata hundë-qukapik dhe statisti noka. Kështu që shqiptaret të kujtojnë nga do I vijë e keqja kombit.

      1. R
        Rezi

        Meritoni respekt, mozaiku është Shqipëria në shekuj e në ditët tona!

        1. L
          Labeati

          Arti I vertete

          1. D
            Drilon

            Shume pune e bukur eshte, por gjynaf qe sheshi eshte shkaterruar me ndertesa qe nuk kane lidhje me njera tjetren. Kjo pjese historike e Tiranes nuk duhet te ishte shkaterruar kurre.

            1. B
              Buda

              Gruaja ne qender duhet te ngrinte lart nje tufe me kallinj gruri dhe jo pushke; kishte mundesi te modifikohej.

              1. a
                antifashisti

                Sot keto dy artikuj jane import neto.????????????

              2. L
                LORA

                Veper e shkelqyer,qe i sherben krenarise kombetare te cdo brezi qe do jetoje ne Shqiperine tone. I perulem punes se autoreve.

                1. xhemal

                  Artista te mrekullushem mendjearte ,duararte,patriot qe me te verrete duan jeten ,bukurine,paqen,bashkimin duan punen,dinjitetin njerezor,duan shqiperine me gjithecka qe ajo ka..u shtofshin njerez te tille

                  1. L
                    Luani

                    Identiteti është identitet.. well done ..!!

                    1. s
                      shqiptari

                      E keni politizuar ne menyre banale me ate "puthjen komuniste" ; e çdo te thote kjo? Po puthje demokratike si keto te sotemet perse s'ja keni futur?! Megjithate, une ruaj origjinalin, brezave jepuni puthje komuniste!

                      1. D
                        Davidi

                        Mozaiku ka dale me i erret edhe sa ishte ne ditet e para. Kane lene shume damare stukoje, bojake, qe jane te dukshem dhe i heqin finesën.

                        1. F
                          Fener Zizi

                          Dhe Maloku Sali e Shkaterroi, Dhe Pergjigjja e Xhaxhit Enver eshte Madheshtore. Ja Shkerdhdhdhefsha Fisin kush me shan Komunist.edhe Demokrat me Mut eshte, Jam Shqiptar Qytetar dhe e dua Atdheun Tim. Jam

                          1. T
                            The Queen Teuta

                            Ishte dhe mbetet njè vepèr Arti folklorik nè qèndèr tè Tiranès. çdo kalimtar parafytyron aty tè parèt e gjakun e tijè ndèr shekuj. Shqipèria mbijetoi me shumè sakrifica dhe sublime....Ajo qè nxiti komentin tim ishte mènçuria e " diktatorit " pèr tè ruajtur imazhin e tijè nga pompoziteti....Udhèheqèsit ndèrohen ndèrsa Populli rigjeneron. Faleminderit restauruesève tè simbolit tè Shqipèrisè si Qèndta e Europès sè Vjetèr.

                            1. s
                              sot

                              Bukur ka shkruar Teuta por ato llafet e para s'ja marr vesh; eshte emer, mbi-emer apo ne-emer?

                            2. A
                              Aron

                              Enveri paska qene me mendjehapur se ata qe i lepiheshin.

                              1. P
                                Pjetri i Vogël

                                Turp. Shëmti ky mozaik sovjetik i cili e ka vendin ne Belgorod te Rusisë. Mozaik akoma me muzhikë partizane sllavo-komuniste shqipfolës. Turp. Shëmti.

                                1. H
                                  Henks

                                  Pjerdhi i Vogël, Pse zbrite nga pema? Ishe mirë atje lart në pemë..

                                2. L
                                  Llazar

                                  Art i vertete, me vlere kombetare! Ju faleminderit Anastas Kostandinit per kete percjellje kaq te mencur dhe te bukur!

                                  1. S
                                    Sulejman pasha qe themeloj tiranen

                                    Xhamia e namazgjas eshte me madheshtoja ne tirane ,ajo peraqet identitstin e shiptarve ne shekuj ,,

                                    1. K
                                      Km

                                      Nuk eshte e para veper arti ku Enveri refuzon te vihet ne qender.Edhe per monumentin e pavarsise ,Edhe per statujen e tij ne Tirane nuk Ka qene dakord.U be me qellim,te pergatitej situata per ta sulmuar per kult individi.pra eshte vazhda e pergatirjes se "grushtin te shtetit te tipit hrushovian".Ajo ne fakt u realizua:-grupi i mjekeve,lufta kunder kultit te individit ,Parti e te gjithe popullit,krimet e Enverit.E njejta skeme e perdorues nga hrushovianet kunder Stalinit .

                                      1. P
                                        Pensionisti i Porcelanit

                                        Stalini nuk la pasardhes Hrushovin, kurse Enveri vrau shoket me te ngushte qe te linte pasardhe s Ramiz Aline, njeriu qe i ngriti permendore dhe bashke me Sali Berishen ndesyen qente qe e terhoqen zvarre ne mes te Tiranes.

                                      Lini një Përgjigje