Ashtu sikurse paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama, episodin e sotëm të podcast-it “Flasim”, e zhvilloi me fituesin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e BBV Luiz Ejlli. Nga fëmijëria, jeta personale dhe karriera, Rama intervistoi “Blu Brathërs” siç i cilësoi ai për rreth 45 minuta.
Ejlli, që u bë i famshëm nga emisioni TV, tha që Shkodra në 14 maj vendosi me tru jo me zemër. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti” – tha ai.
Nga ana e tij Beci e ka cilësuar Luizin një fenomen, që krijoi një emër të mirë për Shkodrën
Luiz Ejlli: Kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…
Kryeministri Edi Rama: Mua jo…
Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.
Kryeministri Edi Rama: Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.
Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh.
Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?
Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?
Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.
Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.
Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.
Kryeministri Edi Rama: Benet, kur ti vendose apo arrite të kesh Luizin në krah, çfarë mendove ti? Është e vetmja gjë që s’ke konsultuar me mua.
Benet Beci: Luizi u krijua si fenomen, në fakt e kam parë në dy anë. U krijua si fenomen që për Shkodrën ishte shumë interesante, për qytetin dhe si menaxher që jam, i shoh në aspektin se çfarë prurjesh mund të ketë. Gjithmonë e kam parë, se ky krijoi një emër të mirë për Shkodrën, krijoi një fizionomi të mirë, një dashuri dhe njëkohësisht nxori në pah disa elementë të Shkodrës që janë të humorit, të pozitivitetit, të energjisë, që në fakt janë ashtu. Në një farë mënyre e kam parë gjithmonë mirë, me idenë që si mundet ky njeri që të jetë një njeri që mund t’i shërbejë Shkodrës. Ky e ka bërë menjëherë atë shërbim për Shkodrën në momentin që ka dalë.
Kryeministri Edi Rama: Po pse ishte shërbimi për Shkodrën duke ardhur me ty dhe jo duke shkuar nga zemra? Se ky zemrën e ka djathtas. Te ty ka ardhur me mendje.
Benet Beci: Ka dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm dhe nuk ka të bëjë me mua. Unë kam bërë ndere shumë, se punët kanë qenë ashtu, për të bërë ndere, për të dhënë. Mirëpo, mënyra e mirënjohjes sesi e ka kthyer Luizi, në fakt është një mesazh i jashtëzakonshëm për një nga gjërat më të rëndësishme në parim që është mirënjohja dhe ajo ka pasur shumë vlerë për mua, se jo çdokush e bën atë. Jo çdokush. Në jetë ne ballafaqohemi jashtëzakonisht, bën shumë dhe shpesh herë nuk ta kthen kush. Për mua ka qenë një shenjë që ka një mekanizëm që funksionon në jetë që në një moment të kthehet.
Oh ju pjerdhsha Luiz mashtrusin, tipik ordiner, hahaha cfar promovon KM dhe per nje Luiz ka nevoje...po ik o Rama se ke plot te rinj te diplomuar jasht qe jan e ardhmja e botes ti meresh me luiz mashtrusin qe e votuan pjesa me mediokre e vendit.
E ke shume gabim Dasho. Luii ka qene i drrejtperdrejte si askush tjeter. Mashtrusat ti e di mire se cilet jane. Na kane genjyer pej dhjetra e dhjetra vitesh. Te thashe qe Luizi ishte i drejteperdrejte dhe ato qe mendonte,sajonte apo trillonte i bente hapur dhe jo si skuthat e tjere qe gjenin sebepin dhe e sulmonin pa fund. Nuk ja vlen te jap emra pasi njihen boterisht tashme.
Ore , po c'kujton ky mor ,se shqiptaret jetojne te shikojn se si ky I pafytyre qe s'ja ka iden per cfar eshte ne ate poste , bo kariere personale si nji adoleshent ? O te dhjefsha trute ,o shoku saleh hamutit e xhuxhit te cepaqnit ore masjara ,po kan vjedhur Shqiperine e kan Miljarda dy Miqte e ty Dy Prostoitutat ne Politike e armiqte e Shqiperise dhe ti ne vend te merresh me Problemet e pafund ku e futet kte popull e kte vend , e kalon kohen me Pasione Adoleshentesh o TruPordhe qe s'u bere kurr Burre .Maskara i papergjegjshem ,odriener
Nese ne ndonje vend te BE do dilte nje bisede punesimi si kjo ...Beneti do rrezikonte burgun...Francezet denuar Shirakun dhe Austriaket Kurz...kjo quhet gje e vogel....
Ne BE por jo tek ne, tek ne ben pershtypje e kunderta, po edhe ti mos i shiko gjerat nga ai kendveshtrimi se pastaj dalim mesjetar fare, me shumë respekt per mesjeten ë.
I love Tom Doshi
Sa te rinj kane perfunduar rrugeve per shkak te mendesive partiake dhe nuk u kujtua njeri te bisedoje per hallet e familjes. Ky krieministri jone u bashkua me nje ordiner, mashtrues si Luizi. E imagjinoni Ramen ne Gig me batuta si luizi, jane nje kallep. Tu befsha, ta marsha asnjehere serioz. Sa vlera humbin njerezit nga takimet pa pike vlere. Me siguri Rama kerkon te fitoje eksperience. Ku e ku me hallet e miletit. Sa qytetar ka qe punojne jashte si juriste, mjeke, inxhinjer, qe e kane fituar vendin e punes me ne baze te njohurive e jo te nderhyrjeve, e ky Rama nuk kujtohet te pakten nje telefonate tju beje se tek e fundit kudo qe jane ne radhe te pare perfaqesojne veten, familjen por dhe vendin ame. Dua te pyes ndonje kryetar bashkie ka ndonje Luiz tjeter per takimin e rradhes. Po kiara ishte pas perdes? Se helbete mendimi i saj medioket i duhet vendit tone. E mjera Shqiperi sa poshte ke rene. Je bere per te te ardhur keq. Ne shqiptareve te vertete, kudo qe jemi na vjen keq se ne duart e kujt ke rene keto 30 vjet. Tani mbete tek nje Bec e nje Luiz. Po mos u merziti se shpejt do te shpetojme nga kthetrat e ketyre gjakpiresve. Konkluzioni i big tregoj dhe nje here nivelin e shqiptareve qe jetojne ne Shqiper, se kush ish i zoti u largua dhe me keqardhje kthen koken nga e kaluara. "Shqiperi te kam dhjere, ste kuptova asnjehere". KONICA.
Big up! Injoranca e ulur kembekryq dhe me foto e video ne studio
Nuk qeveriset me tallava ose pjese te saj
Beci thote : KAM BERE NDERE. Pika qe si bie , se me zyren e shtetit dhe parate e pupollit ben ndere. Ne nje vend normal, kaq do mjaftonte qe te bente pushime te gjata ne burg..
Behuni njehere serioz ju te dy EDI DHE BENET, eshte turp qe te amplifikoni per mirnjohjen e LUIZIT,ne shkeljen,shfrytezimin e postit nga ana e BENETIT.Ju ngelet duke share ata qe i shkojne mbrapa SALIUT ,e nuk e shikoni si akt mirnjohjeje kur ai u ka dhene benifice te pa krahasushme atyre.Mirnjohjen mos e llogarisni me dy standarte.Eshte turp per ty kryeminister qe propagandon nje program qe ekspozoj vetem imoralitet. Cudi.cudi dhe prape cudi
Si mundet qe te vendoset nje personalitet si Benet Beci perballe me nje ish banor shou...
O kryeminister serioz,mos u merr me karagjozlliqe por komuniko ne podcast me populin e thjeshte e hallexhi,fshatarin, puntorin ,pensionistin etj. qe qeverisja jote i ka lene ne dite te hallit ne te gjitha drejtimet.Luizin e rregulluat ti e Beneti ,perpiqu tia paksosh pak dhimbjen popullit te thjeshte qe te beson e te voton.2025 nuk eshte larg po vazhdove keshtu disfaten e ke te sigurte reth 500 mije pensionist nuk ta vershellejne me.Mbase te nxjerr ne selamet Luizi.
Ja tha , me kete kobure vajta pas Murat shtages... gabova... me fal o gjyshi madh...
Pse Beneti kujton se eshte kryetar Bashkie?! Lol, sa cishte Leli per Vloren...
Se po te telefononte dhe ti do e rruaje shume per te. A thu se gjithe shqiptaret kane direkt celularin e kryeministrit. Ja fut pordhes kot Ed Gomari. Luisi ka me shume integritet se Edi, te pajten nuk ka bere foto me bil perjashta.