Zgjedhjet në Greqi: Fluks makinash në Kapshticë

20 Maj 2023, 12:30Sociale TEMA

Zgjedhjet në Greqi: Fluks makinash në Kapshticë

Mëngjesin e së shtunës ka pasur fluks dhe radhë automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga ana greke.

Mesa duket interesi i lartë i shqiptarëve për të kaluar fundjavën në shtetin helen, por edhe zgjedhjet parlamentare të së dielës kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që dalin nga toka shqiptare drejt asaj greke.

Mbi 50 automjete momentalisht po presin në radhë, për shkak të sporteleve të pakta nga ana e doganës greke.

Fluks paraqitet edhe në doganën shqiptare, edhe pse aty po punohet me kapacitet maksimal dhe nuk paraqiten radhë të gjata.

2 Komente

  1. P
    Partia Epiri I Jugut

    Pse 400 mije shqipetare s kane parti ne greqi dhe 25 mije grek kane 3_4 parti? JU DHJEFSHA VETEDIJEN KOMBETARE Pergjigjuni grekut me te njejten monedhe....provokojeni sic provokon.

    1. K
      Klodi

      Per 50 makina beni lajm o ju befsha naften!

      Lini një Përgjigje