Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qytetit, të cilat janë zaptuar në mënyrë abuzive nga subjekte apo individë të ndryshëm.
Ky operacion vjen si pjesë e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje janë larguar nga zonat publike të plazhit, të cilat janë të dedikuara për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe pushuesit.
"Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët", thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Autoritetet vendore theksojnë se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësit, me qëllim garantimin e një plazhi të lirë dhe të aksesueshëm për të gjithë pushuesit.
Bashkia u bën thirrje të gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë hapësirat publike dhe të mos kryejnë zaptime të paligjshme, pasi këto zona janë pronë e përbashkët dhe duhet të jenë të disponueshme për të gjithë.
Bravo bashkia Durres , shef tabela ( Ranē e xanun )
Shume mire ja keni ba. Kur do vini ke Rans e Hedhun? Qe nuk ka 1 meter plazh publik.
Perralla! Mashtrime? Plazhet i kane xanun drejtorat e ndermarjeve te bashkise Durresit! Keta jane hajdutet e perkedhelur nga Kryetarja bashkise Sako! Keta drejtora kane kafene , piceri, bare, ne emer tjeter per te mos rene ne sy , e kane mbi 10-15 vjet qe kane mbi 400 shezlone e fitime 40-50 mije euro ne sezon, e bashkia do kete ndonje perfitim personal nga keta zaptues!
Gjalle qenke ti Skenderbeu? Ti sikur ke gati 600 vjet qe ke vdekur. Hapi syte dhe shiko qe ky aksion nuk eshte perralle, apo enderr qe shikon ti, por realitet. Nese shikon ndonje abuzim, eshte detyra jote si qytetar qe ta denoncosh. Perse nuk e ben kete por merresh me fjale te pergjithshme....vjedhin, mashtrojne, etj.? Meso te shkruash ne gjuhen shqipe ne rradhe te pare.
E falënderojmë Bashkinë e Durrësit . Shpresojmë ti vijnë në ndihmë çdo ditë qytetarëve që vendosin një çader të thjeshtë. Vjet në vendin publik ishin Shezlong me dryna , me zinxhira , me krevate për t'u shtrirë , vetëm për të zënë vendin e publikut , se këmbë njeriu nuk kishte në çadër. Na e hiqte privati çadren në vendin publik , je afruar shumë, duhet të jesh 3 m larg nesh më tha dhe fluturoi çadra ime tutje. Zot na ruaj!
Me ne fund,te largohen zaptuesit e padeshiruar dhe pamjet e shemtura per syrin e cdo qytetari,aq me shume te turistit
Esht vetèm mirazh
policia del naten,qia ropt! Zakonisht zaptuesit dalin naten.what a fucked up country