Bashkia e Tiranës: Hapet thirrja për banesat sociale nga programi 3%

6 Dhjetor 2024, 15:19Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës: Hapet thirrja për banesat sociale nga programi 3%

Bashkia e Tiranës ka njoftuar hapjen e thirrjes për aplikim për banesat sociale me qira, të përfituara nga kontributi i sektorit privat në kuadër të programit social të strehimit. Ky është një hap i rëndësishëm për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, duke ofruar një mundësi për strehim të përballueshëm.
Bazuar në nenin 19 të ligjit nr. 22/2018 "Për strehimin social", i ndryshuar, dhe vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 104, datë 8.10.2024, thirrja për aplikime është e hapur për fazën e parë të këtij programi.
Kush ndërton më shumë se 2000 m² është i detyruar të dhurojë 3% të sipërfaqes ose të vlerës së saj për banesa sociale.
Si të aplikoni?
Çdo individ/familje paraqet kërkesën për të përfituar (Faza I) nga ky program përmes portalit qeveritar "e-Albania", brenda 7 ditëve kalendarike nga njoftimi publik për hapjen e thirrjes, duke zgjedhur shërbimin "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social". Gjithashtu, bazuar në pikën 2 të nenit 14, të Iigjit nr. 22/2018 "Për strehimin Social", i ndryshuar individi ose përfaqësuesi/ja i/e familjes, që vetëdeklarohet me paaftësi apo pamundësi aksesi në rrjetin e komunikimeve elektronike, u drejtohet njësive administrative ku kanë vendbanimin ose vendqëndrimin, me qëllim asistimin në kryerjen e aplikimit në portalin E-Albania. Afati për aplikim sipas kësaj thirrje, për fazën e parë fillon me datën 10.12.2024 dhe përfundon në datën 17.12.2024.

4 Komente

  1. t
    tao lali pederasta

    qiva ajola xoxen

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Ku eshte lali? Jepeni si lajm o Mero se nuk te thone gje.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        Cka eshte kjo arqitekture Keshtu?Edhe ne komunizem ndertohej me me shije.Ndertesa me pamje skandaloze.

        Përgjigjjuni
        1. a
          altjoni

          Kjo është te zona e ish pularisë siç quhej më parë. Kotec për kotec.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje