Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

12 Maj 2026, 18:51Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë

Bashkia e Tiranës do të shtojë pikat e shpërndarjes së aboneve falas për pensionistët. Lajmin e dha kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak.

“Do të shtohen pikat e shpërndarjes së aboneve. Pikat e shërbimit janë të hapura thuajse 16 orë në ditë. Kemi shtuar jo vetëm numrin e ditëve kur aboneja shpërndahet, por edhe numrin e pikave. Shpresojmë që kjo do të ketë një efekt pozitiv sa i përket radhës dhe ngarkesës. Nuk bëhet dot me librezat e pensionit pasi bileta është e një tjetër lloj dokumentacioni”, deklaroi Ristani.

Ristani u shpreh se në vijim Bashkia e Tiranës do nisë punë për ndërtimin e një sistemi të ri për të adresuar këtë problematikë në mënyrë më digjitale.

“Bashkia e Tiranës po drafton termat e referencës për një sistem të ri, që do të adresojë këtë gjë në një mënyrë më koherente dhe më digjitale, dhe të shmangim radhët për kohën në vijim. Fatkeqësisht tani jemi të lidhur me një mënyrë të bërit të sistemit dhe po mundohemi ta optimizojmë me shtimin e pikave për shpërndarje”, theksoi Anuela Ristani.

6 Komente

  1. D
    Dire _??_????Straits

    Bashkia mund ta beje abonene e pensionisteve vjetore , dhe jo ti torturoje muaj per muaj neper radha......pse nuk e ben vjetore ? Edhe sikur ndonje pensionist te nderroje jete gjate kesaj periudhe , abonene e tij nuk e perdor dot dikush tjeter se eshte me foto........le qe harrova une , fatkeqesisht ne bashki mungon koka drejtuese qe ka idete e reja , Lal Beu dora vete , keshtu qe.....te nderuar pensioniste shterngoni dhembet , dhe duroni edhe pak ....derisa te lirohet Lali se shpejti....se pastaj jeta juaj do kthehet e lumtur.....si me pare ...!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bangladeshi

      Po moj po këtu gjithë problemi.Dil moj znj.shiko" kandaharin "sa zbret për Allias nga konvikti i mjeksise.Një tmerr i vërtet si në getot afrikane ku policia bashkiake del me kamionçinë duke bo xhiro.Ooooo bashki do na fusni kolerën që jalla ju rëntë.Merni more masa se është një tmerr nga dy anë gjen patate,domate lakra çorape leshi, brekë,mjaltë enë guzhine për qentë,peshk në govata e legena, lypsa ,qenë që lehin rrugës dhe gati të sulen.......o zot si jetojmë këtu????

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Braho

        Nuk bëhet dot me librezat e pensionit pasi bileta është e një tjetër lloj dokumentacioni”, deklaroi Ristani.- Po moj idiote, perse duhet aboneja kur Keshillii Bashiak ka vendosur qe pensionistet me banim ne Tirane te udhetojne falas?????? Po Diellen perse e keni ? Me nje klikim tek rubrika e pensioneve, cdo pensionist klikon per nje vertetim qe eshte pesionist dhe banon ne x adrese ne bashkine Tirane. Por, jo ju duhet ti ngateroni gjerat, ti koklavisni, se keshtu krijohet edhe hapesira per te vjedhur me numrin e aboneve dhe te fondeve qe ju jepen operatoreve te transportit publik. Jeni as me shume e as me pak HAJDUTE! Ju shkerdh.... kina nonen!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Bashkia eshte cmendur; por kur pensionisti ka Libreze pensioni, perse duhen abonete? Apo, harrova: duhet bere Tenderi i radhes p ...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deçko

            Rregullo moj gropat nëpër rruget e lagjeve ate bej ti se abonetë rregullohen.Në vend të flisni për malin me probleme mereni me këto.Edhe abonenë rregullojeni por përparsi gjëra më madhore

            Përgjigjjuni
            1. L
              Linza

              Me ne fund u kujtuam. Po mbajme rradhe nga 2 ore ne te ftohte per ate abone qe e perdorim 3-4 here ne muaj. Shtoni pikat e shperndarjes. Ne ketu tek fresku duhet te zbresim ne Tirane per abonete! Duhen 4~5 ore kohe.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje