BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

15 Mars 2025, 18:52Sociale TEMA
BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.

"Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, shprehet Sokol Stafa.

Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.

Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

"Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo. Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme”, shton Stafa.

Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Europian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara. (A2)

8 Komente

  1. P
    Palluqja

    Po mire ketu ka nje kontradite: nga njera ana i ndalon produktet shqipetare me baze mishi per tu konsumuar ne popullsine e BE-se, nga ana tjeter turistet e shumte edhe nge BE qe vijne ne Shqiperi konsumojne edhe produkte mishi jo te sigurta. BE nuk duhet te lejoje qe qytetaret e tyre te vijne ne Shqiperi, ose dhe po erdhen, ti keshilloje te marin ushqimin me vehte -hahahahahhahahaha

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Cdo shtet, pra dhe BE-ja eshte pergjegjese te ruaje qytetaret e tij brenda territorit. Se cfare bejne keta qytetare jashte nuk eshte me pergjegjesi e shtetit ne fjale. Qytetaret shkojne dhe ne zona lufte, shkojne dhe ne Korene e Veriut apo Jemen. Nese vriten apo rrembehen nuk eshte me pergjegjesia e shtetit.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Umor Isti

        Qeveritë evropiane kanë për detyrë ti paralajmërojë qytetarët e vet se mishi në Shqipëri kriposet me kripë që ka zënë krimba. Edhe po e bëjnë këtë, prapë turistët do shkojnë në Shqipëri.

        Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Pse aty ku ka korrupsjon mund te kete kontroll?

      Përgjigjjuni
      1. s
        shtet rrumpalla.

        Kane te drejte shume e drejte ne Shqiperi nuk ka kontroll per asgje. Aty hyn derri e dosa dhe nuk merret vesh cndodh. Nuk ka struktura shteterore te mbrojne produktet tona ti kontrollojne konform rregullave te duhura. Nuk thote kot populli do te korresh cte mbjellesh . Ja rezultati .Derisa jo rregulli te sundoje keto do jene rezultatet ne cdo fushe.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Na habitet Shqiperia vetem 10% te sasise se mishit qe konsumojne qytetaret e Shqiperise e kane mish qe prodhohet ne vend! keshtu qe mos u shqetesoni per nje mall qe tregu yne nuk e ka!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlora***

            Pse ka mish ne shqiperi ? po c thoni more djema,ai mish qe eshte s perballon as tiranen,i gjithe vin nga maqedonia,ose brazili ,AKU-JA eshte institucioni me i degjeneruar ,dhe jo vetem ,kam qelluar qe i sillnin dele te therura ne bagazhin e makines ,dhe aty veterineri i vinte vulen,apo harruat me pulat e semura qe njerzit i hanin ,dhe kurva e rilindjes Krfica i bente reklame ,siguri ? Mos o zot aty s ke siguri per jeten ,c thoni me per te ngrene

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vanish oxy action

              Me "pelqejne" shume keto lajme , jo aq per karakterin dramatik gati tragjik te permbajtjes qe tregon se cfare rreziku i kercenohet jetes se njeriut ne kete vend andej nga nuk e pret.E qe kjo eshte nje lloj brenge qe nuk na ndahet qyshkur njohem .."mbrekulline e kapitalizmit" the filluam avash avash te kuptojme qe kapitalizmi etiketat i ka te bukura por produkti eshte nje m...kurse ,ne komunizem etiketa ishte e ndyre vertet por konsumi ishte i sigurte dhe shendeti ishte i garantuar.Keshtu qe mjere populli i gjore, por ka edhe nje turp tjeter edhe me te madh Por me shume Akoma qe lajme si keto nuk i krijojne asnje lloj bezdie ,jo ministrise sone te Bujqesise dhe Ushqimit ,pale imagjino sikur pas ketij lajmi vete Rama te nderpriste fushaten dhe te kerkonte shpjegime ose te shkarkonte ministrin per rezultate te tilla skandaloze ne konsumin e ushqimit per popullin, ky eshte skandal, si ai i mandarinave, i miellit serb, i qumeshtit me aflatoksine, midhjeve i pulave etje etje.KY VEND ESHTE VERTET RRUMPALLE, po c na duhet se cfare hame, e cfare pime , e rendesishme eshte qe do te marrim pashaporten e BE

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje