Jeremy, një ish-ushtarak amerikan, ka zgjedhur të zhvendoset në Shqipëri për një arsye shumë të veçantë: kujdesin ndaj të birit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se ka gjetur këtu një vend më të përballueshëm për jetesë dhe një komunitet mikpritës.
“Çfarë më solli në Shqipëri është djali im, i cili ka një problem shëndetësor të quajtur Huntington’s Disease. Shpenzimet mjekësore janë shumë të larta dhe më duhet të punoj gjatë gjithë kohës.
Unë jam ish-ushtarak dhe kam një pension, kështu që të jetoj këtu më ndihmon ta përballojmë jetesën dhe të fokusohemi tek kujdesi mjekësor i djalit tim. E kuptoj që Shqipëria nuk është shumë e njohur për shërbimet mjekësore, por është e përballueshme. Gjithashtu, djali im e dashuron, ai ndihet mirë këtu”, thot Jeremy Pierce.
Pavarësisht sfidave, ai dhe familja e tij janë përshtatur shpejt me jetën në Shqipëri. Për të, vendi ynë është një shtëpi e re, ku fëmijët e tij po mësojnë të duan kulturën dhe traditat shqiptare.
“Fëmijët e mi e dashurojnë Shqipërinë. Kalatë janë pjesa e tyre e preferuar, dhe pas tyre, ushqimi. Kam vetëm dy muaj këtu, por ne kemi vendosur të jetojmë këtu. Kemi një shtëpi në Sauk. Njerëzit janë fantastikë. Para se të vija, dëgjova përvoja të amerikanëve të tjerë dhe të gjithë thoshin sa mikpritës janë shqiptarët. Nuk e kisha imagjinuar se do të ndihesha kaq rehat vetëm falë njerëzve këtu.”
Përveçse është integruar në stilin e ri të jetesës, ai ndjek pasionin e tij duke dokumentuar përvojën në Shqipëri përmes videove me dron, për t’ua treguar miqve bukuritë e këtij vendi ende të panjohur për shumë amerikanë.
“Kur u thashë se do të jetoja në Shqipëri, pyetja e parë ishte: ‘Ku është kjo?’. Amerikanët nuk e dinë, por kur i tregoj pamjet e Tiranës, plazheve, kalave, ata mahniten dhe më thonë se duan të vijnë ta shohin… Dhe, më e rëndësishmja, mund të kujdesem për djalin tim. Shkurt, ne kemi rënë në dashuri me Tiranën.”
Jeremy pohon se Shqipëria nuk ishte në listën e vendeve ku mendonte të jetonte, por me kalimin e kohës dëshira për të qëndruar u rrit.
Jete te lumtur ne Tirane dhe do zoti shendet Femijes qe eshte i semure... Normal tradita e shqipetareve eshte mikepritja.... por ja qe pa dashur ne shqiperi doli nje kriminel i fshehur si shqiptare dhe u beri terrorin mbi shqiptaret ! dogji dhe shkateroi nje shqiperi ! Mbase do te kene treguar se cili eshte Terroristi ne shqiperi ! qe ka vetem nje emer : dhe quhet penecilina kryekrimineli sali !
Jete te lumtur ne Tirane dhe do zoti shendet Femijes qe eshte i semure... Normal tradita e shqipetareve eshte mikepritja.... por ja qe pa dashur ne shqiperi doli nje kriminel i fshehur si shqiptare dhe u beri terrorin mbi shqiptaret ! dogji dhe shkateroi nje shqiperi ! Mbase do te kene treguar se cili eshte Terroristi ne shqiperi ! qe ka vetem nje emer : dhe quhet penecilina kryekrimineli sali !
Welcome to Albania ! I wish your son a speedy recover l Po pse nuk e pytet njecike per ke ja votuar ky zoteria per Trump apo per ate zonjen e PR ?
Ky zotnia sigurisht qe nuk ka votuar, mbasi i intereson vetem shendeti i te birit, ndryshe nga ty qe voton per kriminelin penicilina!
Ke qene budalla qe ne lindje apo i ke rene mamase nga duart kur ke qene i vogel?
Z. Jeremy, mirëseerdhe në Shqipëri! Shëndet e mbarësi, shërim sa më të shpejtë për djalin e sëmurë! Mirësia qoftë përherë e pranishme në familjen tuaj!
Nuk ekziston kurim per Huntington's, vetem menaxhim i simptomave kryesisht me fizioterapi. Sidoqofte jeten e kane me te mire ne Shqiperi se ne Amerike. Ne qofte se ju dalin te ardhurat me pensionin e ushtrise, ato 20 vjet qe do jetoje djali, me mire t'i shijojne sesa te rropaten ne pune dhe te llogarisin si do paguajne qerane apo kredine e shtepise ne fund te muajit. Veteranet ne Amerike jane shumica ne depresion me PTSD dhe sherbimi shendetesor varet nga VA, jo gjithmone mund te gjejne mjeke te hajrit.