Berat, ministrja Sala: Rrisim diversitetin e analizave laboratorike

1 Prill 2026, 12:50Sociale TEMA
Berat, ministrja Sala: Rrisim diversitetin e analizave laboratorike

Spitali Rajonal i Beratit po kalon një fazë rikonstruksioni të disa shërbimeve në bllokun operator me qëllim përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët. Paralelisht, stafi vazhdon të garantojë kujdes të pandërprerë në të gjitha shërbimet mjekësore dhe ekzaminimet labotarike duke përballuar me profesionalizëm fluksin e pacientëve.

Gjatë inspektimit në këtë spital, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala, u ndal edhe në laboratorin e ekzaminimeve ku vlerësoi garantimin pandërprerje të shërbimeve diagnostikuese .

Në bisedë me mjekët laborantë, ministrja Sala tha se rritja e rasteve, veçanërisht e sëmundjeve kronike, ka sjellë një volum më të madh analizash, që shpesh tejkalon kapacitetet e planifikuara. Megjithatë, ajo theksoi se ekzaminimet laboratorike ofrohen çdo ditë dhe pa ndërprerje, me prioritet për rastet urgjente.

Duke u ndalur te ekzaminimet laboratorike, ministrja Sala theksoi se po punohet për zgjerimin e gamës së analizave, në bashkëpunim me mjekë specialistë dhe ekspertë, mbi bazën e të dhënave të mbledhura. Ky zgjerim përfshin edhe treguesit molekularë, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe aplikimin e terapive inovative.

Investimet në infrastrukturë dhe forcimi i shërbimeve reflektojnë përkushtimin e Shqipërisë për një sistem shëndetësor europian, ku cilësia, aksesit dhe trajtimi i barabartë për çdo qytetar harmonizohen me standardet e BE-së.

3 Komente

  1. S
    Spitali

    Jepi moj zonje zgjidhje problemit emergjent te analizave ne spitale qe perfundojne ne daten 20 te cdo muaji dhe pastaj shetit si turiste lart e poshte

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      Shtet dhe politikanë të ndyrë që nuk janë të aftë të menaxhojë as dhe 1M banorë që kanë mbetur në Shqipëri.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pensionisti

        Sa vend qesharak.Sot kur njerezit shkojne ne hene ,diskutohen analizat mjekesore.Une ne Amerike pa punuar asnje dite,biles dhe gjuhen se flas, mar cdo lloj sherbimi shendetesor falas,ilacet falas ,biles dy here ne vit mjeku i familjes me kerkon te bej analizat me zor se ndryshe me pret ilacet.Ne vendin tim punuar 45 vjet ne shtet dhe perdet qe hoqa te syte pagova per te dy syte 1100 euro te privati se ne shtet nuk kish radhe.Le te krenohemi duke bere shqiponjen me duar dhe duke brohoritur per liderin tone qe po regullon boten

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje