Bluzat e bardha po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj që rikthehen dhe aplikojnë në spitalet shtetërore

18 Korrik 2025, 18:03Sociale TEMA
Bluzat e bardha po ikin më pak, Urdhri i Mjekut: Ka mjekë të rinj

Frenohet ikja e mjekëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të punuar dhe jo vetëm.  Në 6-mujorin e parë të këtij vihet re një rënie e numrit të mjekëve që kanë kërkuar tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë pranë Urdhrit të mjekëve, dokument pa të cilin nuk mund të punësohen në asnjë klinike mjekësore të huaj, jashtë Shqipërisë .

“Një vit më pare kishte 146 mjekë që kërkuan certifikatën e sjelljes së mirë që presupozohet se e kërkojnë për t’u punësuar në klinika të vendeve jashtë Shqipërisë. Këtë vit ka një rënie. Janë vetëm 46 certifikata të lëshuara për 6-mujorin e parë të vitit”, -tha Dritan Trepça, president i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

Sipas presidentit të Urdhrit të Mjekut tanimë, vihet re një tjetër trend, ai i kthimit të mjekëve të rinj që janë larguar, për t’u regjistruar në portalin e punësimit të mjekëve për në sistemin shëndetësor publik.

“Vihet re një kthim i mjekëve të rinj të cilët pasi kanë marrë një farë eksperience jashtë, kthehen dhe aplikojnë në portal për të hyrë në sistemin publik shëndetësor”, u shpreh Trepça.

Nga ana tjetër ka një shtim të mjekëve të huaj të cilët zgjedhin klinika mjekësore jopublike për të ofruar shërbim shëndetësor në Shqipëri. Fenomeni i largimit te bluzave të bardha mbetet një  shqetësim serioz jo vetëm për sistemin shëndetësor shqiptar por dhe për shume vende të Europës dhe jo vetëm.

5 Komente

  1. s
    sapa

    Ska leke ne te zeze atje dhe nuk pershtaten hajdutet!

    Përgjigjjuni
    1. n
      nacionalisti

      mossss do ngelin mediat ne shqiperi pa lajm tani hahahahahah

      Përgjigjjuni
      1. P
        Papunēsia

        Shqipēria tani duhet tē uli rrogat nē tē gjithē vēndin pēr tē shmangur recesionin.Ashtu siq kemi ulje nē valutē, po ashtu duhet tē shtrengohet rrypi nē tē gjitha fushat.Tē huajt ka kohē qē e kanē vēnē nē zbatim.ka arrdhur koha qē situata tē mos na dali jasht kontrolli, pasi humbim gjithçka.Duhen shkurtime vendesh pune nē administrat.Partia mundēsia ka bērē me dije qē 40 000 punonjēs e marrin rrogēn duke flejtur nē orar pune.Kētē e din dhe tē huajt.Po tē bēhen shkurtime tē duhura, atēher sektori privat s'ka nevoj tē kērkoj puntor tē huaj

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bero Maze

          Tani që në krye të Urdhërit të Mjekut shkoi Ariana Strakosha ,biznesmenia e Edi Ramës do dëgjojmë çudira! Mjekët dhe infermierët,ndonëse Gjermanët e kanë vështirësuar dokumentacionin mezi presin që të ikin,por për Pasionare Llapën ata që ikin në fakt "kthehen"... Rama duhet rrëzuar nga pushteti dhe burgosur kurse këto tipa si kjo duhen shtruar në hu deri për Vit të Ri!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laura

            Artikull koti! Mjeket ne Shqiperi punojne si skllever. Kane nje pune qe shpetojne jeten e njerezve, por paguhen me pak se nje kamerier 16-vjecar. Kamerieri ka te drejten e bakshishit, kurse mjeket nuk e kane.. ata qe jane zemer gur i marrin me hir e pahir, por pjesa me e madhe jane njerez me hakikat dhe keshtu ngelen pa ngrene. Ju duket normale qe nje dentist mjek koti te fitoj miliona e nje mjek kirurg, qe punon 36 ore non stop dhe rri efhe me ore te tera ne operacion per te shpetuar jeten e njerezve, te kete veshtiresi te mbaroj muajin? Mjeket e huaj ne fakt punojne si dentista o si mjek estetiste. Mjekesia ishte dhe ngelet nje nga zanatet me te nderuara, por tani nderi nuk eshte me ne mode.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje