“Udhëhiqemi nga frika dhe mosbesimi” - Kimistja Dollani për auditimin që na mungon si shoqëri

17 Korrik 2025, 09:57Sociale TEMA
“Udhëhiqemi nga frika dhe mosbesimi” - Kimistja Dollani

Në episodin e 26-të të Apostrof Podcast, Silvi Dollani – kimiste dhe audituese e standardeve ISO – solli edhe një reflektim në lidhje me atë se ]farë do të ndodhte nëse shoqëria shqiptare do t’i nënshtrohej një auditimi të brendshëm, ashtu siç auditohen proceset teknike apo sistemet e cilësisë?

“Do kishte shumë jokonformitete. Nuk mendoj se do ta kalonim certifikimin lehtë,” — u shpreh Dollani, duke vënë në dukje se raporti ynë me të vërtetën, ndershmërinë, besimin dhe bashkëpunimin në grup është shpesh vetëm në fjalë, jo në praktikë.

Ajo thekson se si shoqëri na mungon ndershmëria me veten, një lloj auditimi i brendshëm që vendos gishtin edhe tek veprimet tona individuale, jo vetëm tek të tjerët.

“Ne trumpetojmë vlera, por nuk i zbatojmë. Nuk e vëmë kurrë në pikëpyetje sjelljen tonë, nuk pyesim veten: si u solla me dikë? A e meritoja atë sukses? A ishte rruga ime e drejtë?”

Sipas saj, një pjesë e madhe e sjelljeve sociale udhëhiqen nga frika, mosbesimi dhe egoja, ndërkohë që politikisht dhe institucionalisht dokumentet nuk përputhen me realitetin, ashtu si në një kompani që dështon në një auditim sepse “politikat ekzistojnë vetëm në letër.”

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/-uXxKJ5XWsk

1 Komente

  1. U
    Universi shpresa ime

    Dhunën dhe servilizmin e rrënjosi qoftlargu aq thell në mentalitetin ton sa as për 100 vjet s'kemi pë ta kuptuar termin liri mendimi dhe pron private. Njilloj sikur metoda qē përdorin Indiana për të zbutur elefantin edhe puna Jon.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje