Dash Sula dhe Blerina Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat e inspektimit në qarkun Shkodër

2 Prill 2026, 17:46Sociale TEMA
Dash Sula dhe Blerina Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat e

Në kuadër të forcimit të kontrolleve zyrtare, unifikimit të praktikave të inspektimit dhe rritjes së standardeve të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) zhvilloi në Shkodër një program pune që përfshiu mbikëqyrje në terren të procedurave të inspektimit, si dhe këshillim të trupës inspektuese të AKU Rajonal Shkodër mbi metodologjinë e punës dhe zbatimin korrekt të procedurave.

Në këtë veprimtari mori pjesë Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të AKU, znj. Blerina Gjylameti, të cilët ndoqën nga afër dhe mbikëqyrën procesin e inspektimit në dy subjekte, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave standarde të inspektimit, dokumentimit të gjetjeve, vlerësimit të riskut dhe përdorimit të një qasjeje të unifikuar në terren, në përputhje me praktikat më të mira dhe orientimin drejt harmonizimit me praktikat e Bashkimit Evropian.

“AKU do të zbatojë një standard të vetëm inspektimi, të harmonizuar me praktikat e Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë tolerancë për devijime nga procedurat: çdo kontroll duhet të jetë i dokumentuar, i argumentuar dhe i njëjtë për të gjithë. Kush nuk përmbush kërkesat ligjore, do të përballet me masa,” u shpreh Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula.

Gjatë inspektimit në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me fokus të veçantë te prodhimi i djathit dhe gjalpit, u verifikuan elementët kryesorë të kontrollit, përfshirë kushtet higjieno-sanitare, gjurmueshmërinë e lëndës së parë dhe produktit përfundimtar, praktikat e ruajtjes dhe trajtimit, si dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore në fuqi. Trupa inspektuese u udhëzua për standardizimin e hapave të inspektimit dhe për raportim të njëtrajtshëm të gjetjeve, në funksion të rritjes së efektivitetit dhe transparencës së kontrolleve.

Gjatë inspektimit në një stabiliment të pulave, vëmendje e veçantë iu kushtua kategorizimit të vezëve dhe respektimit të kërkesave për trajtimin, ruajtjen, etiketimin dhe deklarimin e tyre. Paralelisht, u dha këshillim për marrjen e masave për përmirësimin e kushteve, duke vënë theks te higjiena, organizimi i mjediseve dhe proceseve të punës, si dhe zbatimi i praktikave të mira, me synim rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

“Harmonizimi me standardet e BE-së nuk është slogan, por detyrim pune në terren. Operatorët duhet të kuptojnë se siguria ushqimore dhe korrektësia e praktikave nuk negociohen. Ne do të kërkojmë përputhshmëri të plotë dhe do ta mbështesim trupën inspektuese me udhëzime të qarta, por edhe me vendimmarrje të fortë kur ka shkelje,” deklaroi Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, znj. Blerina Gjylameti.

Në vijim të programit të punës, Inspektori i Përgjithshëm z. Dashnor Sula dhe Drejtoresha e Përgjithshme znj. Blerina Gjylameti do të zhvillojnë gjithashtu një takim pune me inspektorët e PIK Hani i Hotit, me qëllim ndjekjen nga afër të procedurave të kontrollit dhe inspektimit në pikën kufitare. Ky angazhim synon forcimin e koordinimit, garantimin e zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave dhe rritjen e eficiencës së kontrolleve në hyrje-dalje, në funksion të sigurimit të zinxhirit ushqimor.

AKU riafirmon angazhimin e tij për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore, forcimin e kapaciteteve profesionale të trupës inspektuese dhe zbatimin e praktikave të unifikuara, në përputhje me kuadrin ligjor dhe orientimin drejt standardeve të Bashkimit Evropian, me synim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe garantimin e produkteve të sigurta në treg.

3 Komente

  1. s
    shkodrani ne europe

    po ky sikur ka kene i pd dhe vinte ne parlament me presh ne duar

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi ja nguli Salehut llozin

      I eshte perveshur punes Dashi , bravo Dash , meriton respekt ....u tregua i zgjuar , i la dobicin ne der Sal kufomes dhe iku te Ram ...kjo eshte zgjuarsi jo si ca cibane , hajdute , te paskrupull , alabake , ca leshko dhe kriminela i vene nga brapa nje te mbaruari , duke e ditur dhe e kane te qarte qe kufoma Sal nuk vjen me ne pushtet jo ne kete jete po as ne tjetren ...

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1001

        I PDse ishte , iku nga PDja si ata cubat e filmit te famshem Operacioni Zjarri .....per nje vic mzuni nota jasht , ja keshtu dhe Dash Sula .....kurse preshin e mbante per Tritan pionerin e Enverit , sa here duhej ja raste ne byth , dhe Tritani vinte ne vete dhe nuk fliste me vete dhe percart ..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje