Dendias: Shqipëria dhe Greqia plan për mbrojtjen e Vjosës

21 Dhjetor 2022, 11:04Sociale TEMA

Dendias: Shqipëria dhe Greqia plan për mbrojtjen e Vjosës

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë në një vizitë zyrtare. Dendias është takuar me homologen e tij ministren Olta Xhaçka. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Dendias tha se po punohet për çështjen e detit e cila është në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Dendias përmendi edhe takimin që pritet të zhvillojë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në zonat ku ka minoritet grek, duke thënë se mundësimi i kësaj vizite kontribuon në lidhjen e urave mes dy vendeve.

Mes të tjerash ai bëri të ditur se kryeministri Edi Rama dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis do të prezantoj pas pak ditësh edhe marrëveshjet për të mbrojtur lumin Vjosa

“Urat përbëjnë një hallkë mes dy vendeve tona. Vizita e Mitsotakis do të kontribuojë në këtë drejtim. Ne theksuam se duhet të thellohemi në tregti për mbrojtjen e mjedisit. Rasti i Lumit Vjosa. Kemi rënë dakord për një program mbrojtje pak më vonë rreth datës 23.

Është një gjë e rëndësishme që do të shpallin kryeministrat tanë. Diskutuam edhe për energjinë. Pasi sulmi në Ukrainë po sjellë probleme me energjinë. Folëm për investime të Greqisë në Shqipëri. Është një nivel shumë i mirë i bashkëpunimit në OKB.”

“Greqia ka qenë një mbështetës i ngrohtë i integrimit të Shqipërisë. Por edhe të gjitha Ballkanit Perëndimor. Kushti është i drejtë, këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe nga Tirana, konfirmoj gatishmërinë tonë për çdo trajtim integrues për Shqipërinë që mendoni se është i dobishëm.” tha Dendias.

 

 

5 Komente

  1. V
    Vlora

    E shitet vendin

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Trut tuaja jane te shitura dhe te shoshitura o arxhi lumi. $$$$$$$ Shiko ne internet foto nga Vjosa Greke (e quajtur Aoos) dhe shiko Vjose e qelbur Arnaute. $$$$$$$ Ky ndryshim eshte pergjigja e vetme.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Ndryshimi duhet te behet por ne nuk e quajme veten Arnaut. Ashtu na quanin turqit. Mos je gje turk zotrote?

        Përgjigjjuni
    2. t
      tartarini al

      C’pune ka Greku ne mbrojtjen e Vjoses.,…!!!! Te beje nje marreveshje me shtetin shqipetare per mbrojtjen e lumit ne territorin Shqipetar.!!!!!!???? Greku eshte dhe ka qene historikisht armik i shqipetareve..me falni per fjalet qe perdor por ky eshte realitet..

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janulles me rock kokes

        E pidh te semes sa i genjen mendja , ata nuk regullojne dot Epirin , si krahina me e varfer e EU , do regullojne Vjosen ....kujdesni se cdo jepni ....u dhate gishtin ...iku dora ....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje