Denoncimi i gazetarit: Kabina e avionit "Wizzair" u mbush me tym, qëndroi 1 orë mbi Shkodër

10 Mars 2023, 17:50Sociale TEMA

Denoncimi i gazetarit: Kabina e avionit "Wizzair" u mbush me tym,

Gazetari Arben Manaj, shkruan nga Lodra se një avion i linjës “Wizzair”, që ka ardhur më datë 6 mars nga Luton, Angli për në Rinas ka pësuar defekt të rëndë në ajër. Motori i krahut të djathtë është djegur dhe gjithë tymi është futur në kabinë.

Pasagjerët janë traumatizuar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, thotë Manaj, avioni ka qëndruar për një orë në ajër mbi Shkodër. Dritat normale janë fikur dhe avioni i Wizzair ka qëndruar në ajër me dritat e emergjencës, derisa është ulur në Rinas.

Me vështirësi të shumta, avioni është ulur në Aeroportin e Rinasit në orën 21.05 të mbrëmjes së 6 Marsit. Pavarësisht se ngjarja ka qenë e rëndë, ajo nuk është raportuar nga autoritetet.

Postimi i gazetarit Arben Manaj:

'British Airways' nga Tirana ne Londer me vonese per shkak te nje defekti dhe britaniket kane nderuar avjonin!

Nderkohe nje bashkeudhetar, i cili sot do udhetoje me British Airëays, si une, per arsyen e meposhte, me thote se i ardhur nga Londra ne daten 6 Mars me linjen e Wizzair-it nga Luton i ulur ne Rinas ne oren 21:05 ka qene me defekt te rende ne krahun e djathte te motorit dhe tymi si i nje kaballi te djegur dhe mbytes ka hyre brenda ne avjon, pas nje ore fluturim mbi Shkoder ne pritje te uljes e ku jane fikur dritat normale dhe jane ndezur ato te emergjences derisa avjoni me veshtiresi eshte ulur me pasagjer te traumatizuar nga kjo pervoje friksuese!

Nje lajm i tille ne cdo vend normal, do duhej te ishte raportuar!  POR lajmi eshte botuar vetem ne nje portal per vetem disa minuta per tu hequr dhe groposur si lajm! Interpretojeni dhe mendoni cfare te doni nga kjo ngjarje e pa raportuar!

20 Komente

  1. K
    Kleo patra

    Edhe pak britaniket do te vene qylym fluturues per shqiptaret. Te kishin qene anglez do te kishte dhene doreheqjen dikush. Mjere atij qe i ha butha dhe.

    1. E
      Eni

      Nuk I raportojne se jane te gjithe ne thes

      1. D
        Durim

        Me keqardhje ju them qe ka mund te jete cdo gje vetem gazetari qe jo. Minimuni i gjerave eshte qe lajmi duhet verifukuar perpara se te botohet. Flututimi Londer - Tirane ka kodin W94465 dh emund te verifikohet lehtesisht. Per ironi te fatit, ne daten 6, date per te cilen i referohet edhe incidentit jo vetem qe nuk ka patur asnje problem por ka mberritur ne Rinas 14 min perpara orarit te percaktuar. E vetjma date ku ka patur 45 min vonese ne ardhje eshte data 8 Mars por kjo vonese eshte shkaktuar si rezultat i nisjes me vonese nga Luton/Londer. Sqarim: Nuk jam as fans i Wizz Air dhe as perdorues i kesaj linje ajrore por e verteta duhet thene ashtu sikurese eshte.

        1. l
          lavdosh

          Nje sugjerim per Mero djalin, A ka bere verifikimet e duhura ky gazetari perpara se te botoj nje shkrim te tille? Duhet te jeni me serioze, perndryshe do ktheheni si qytetari dixhital.

          1. I
            Inspektori

            Qe kane ndejtur nje ore mbi Shkodren eshtePa aftesia e punonjesve te kulles se vrojtimit te cilet nuk kane ditur si te dalin nga situata per ti dhen perparesi ketij avioni per tu ulur….. keta punonjes qe kane qene ne sherbim duhet te perjashtohen nga puna

            1. L
              Lani

              Pika qe s’ju bie o te pangopurit e mediave qe jepni lajme per bythet e gjoksin e “vipave” e nuk merakoseni per fatin e jeten e njerezve qe udhetojne me keta avojone e ju besojne ketyre shoqerive fantazma.

              1. A
                Admir

                Po aeroporti i Gjadrit 2km mund te ulej

                1. T
                  Taulant

                  Po cmutin keni qe perdorni avjonet? Shpellaret prandaj perdorin gomonet se jane me te sigurta.

                  1. P
                    Prroji i Thate

                    Hahahaha, ja ke qi.re robt, i ke diskredituar fare keta te Saliut, genjejne si derra.

                  2. S
                    Skenderbegasi

                    Zjarret ne motor jane shume te rralla por gjithmone te frikshme. Ne realitet zjarret e rralla ne motor sot nuk paraqesin nje kercenim te madh per sigurine e avionave te trasportit qe jane paisur te gjithe me fiksa zjarri. Nje zjarr ne motor motor eshte rezultat i presences se njekoheshme te tre elementeve. -Prezenca e nje lende djegese qe jane te shumta ne nje motor- vaj, karburanti, lengje hidraik, titani,magnezi. - mjaftushmeria e oksigjenit -presioni I ajrit- teperatura e ajrit, shpejtesia e rrjedhes se ajrit. -prezenca e nje burimi ndezes. Nje zjarr specifik per motorat eshte zjarri titan. Ky eshte zjarr shkaterus per shkak te violenc se tij dhe me temperatures se tij (3300⁰C) rezulton te ngrohet ne temperaturat e ndezjes (1600⁰C) por te gjitha jane te zgjidheshme nga sistemi zjarfikes. Nuk mund ti shkoj ne mendje qe te mbuloj nje difekt ne ajer pilotit. Dhe kur behet kontrolli pikave te istruksjonit ne tok ne se le mangut nje prej tyre dalin ne qendren e kontrollit ne Europe. Beni mos na frikeso shqiptaret. Nje mik.

                    1. Y
                      Ylli

                      Ec aty gjithollog

                    2. p
                      pilo lala

                      Simbas te dhenave qe i ka dhene nje pasagjer qe udhetonte me mua, thote gazetari. Dmth gazetari as e ka pare, as e ka lexuar, por rastisi qe nje pasagjer tjeter tregon perralla, dhe ky i shkruan, ose me lehte, nuk i degjon nga nje tjeter, por i shpik vete. Te gjithe duan te sabotojne udhetimet per Shqiperi, te ndalojne Turizmin qe po zhvillohet 12 muajt e vitit. Me duket si postim i Grekerve, atyre ju intereson paniku i udhetimit ne Shqiperi.

                      1. H
                        Hysa

                        Kur je koqe gazetar. Kjo kompani mor idiot, e cila eshte hungareze, ka te drejten e fluturumit mbi hapesiren ajrore evropiane, dhe kaq gje duhet te dish we te marresh leje te fluturosh ne kete hapesire duhet te plotesosh te pakten 90 % te mriteteve se nuk po them 100 %. Debil

                        1. H
                          HafizzAir

                          Ti gjoja Gazetar qe na flet gjithe pordhe nga Londra pse nuk hypen ne Lasgushin e Rames apo British Airways po doni edhe 10 pound bileta edhe naten edhe cilesi. Ketu po behet nami ne Toke me makina dhe Wizzair kemi mangut. Ik ankohu tek ambasada britanike se aty hani buke e spiunet e tyre jeni. Kur ju vjen veza ne bythe permendni shqiperine. .. cfare faji ka Shqiperia se nje kompani hungareze e BE ka standarte afrike. Sa paguan ate merr , here tjeter paguaj 400 pound e fluturo me Halen e British.. juve te londres na hiqeni milionera nga tik tok e fluturoni naten me 10 pound si lopet

                          1. A
                            Arben

                            Shtypi I shkerdhyer Shqiptar te merret me lajme re verteta dhe jo te merret gjithe diten dhe naten me Big Brother apo me VIPat e Instagramit. U qaj hallin se si jetoni ne ate vend!

                            1. A
                              Ana

                              O Manaj ke rjedhur nga trute. Cfre shikon ne endra i ben lajm. Me je bo si sal berisha me qytetarin dixhital. Ik ore kastravec.

                              1. s
                                sapa

                                Me defekt ,nje ore ne ajer,dhe perseri u ul pa probleme ne rinas???po pastaj????

                                1. p
                                  petriti

                                  Gazetar mund te besoj cdo gje por qe avioni me defekt ka qendruar 1 ore mbi Shkoder, duke u djegur motori, kete nuk ka qytetar qe e beson. Avioni nqs nuk ecen perpara bie menjehere poshte. Ne asnje menyre nuk mund te qendroje ne nje vend. Pra keto artikuj per te demtuar wizzair apo kedo tjeter jane thjeshte brockulla.

                                  1. I
                                    Injoranca te merr ne qafe

                                    Se pari cdo avion kur ulet ne darke, dmth kur jashte eshte erresire fike , redukton dritat e kabines dhe ka vetem ndricim minimal. Kjo behet per arsye sigurie (safety) , qe syte e pasagjereve te mesohen me erresiren jashte. Nuk behet per emergjencen ne nje rast por ne cdo ngritje dhe ulje. Se dyti kur ka nje emergjence gjeja e pare qe behet nga pilotet eshte te ulen sa me shpejt ne aeroportin me te afert, jo te rrine ne ajer aq me shume kur pretendohet se ka tym ne kabine. Nje gazetar sduhet te shkruaje kot dhe te krijoje panik dhe demtim ne kompanise ajrore kur nuk la as me te voglin informacion dhe njohuri.

                                    1. P
                                      Pickaxhiu

                                      Haha rrinte 1 ore ne ajer dhe motorri 1 ore qe digjej. Vetem nje logjike ceceni e pranon kete. Arben Manaj te dija gazetar por me dole Salikar

                                      Lini një Përgjigje