Në konferencën për energjinë, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se kriza energjetike na vuri me të vërtetë para një sfide shumë të madhe, duke sjellë edhe kufizim të investimeve në sektorin energjitik.
“ U detyruam të kufizonim shumë nga veprimtaritë tona ashtu siç është edhe kufizimi i investimeve në sektorin energjetik që për të thënë të drejtën e kemi bërë me shumë dhimbje, pasi Shqipëria sot është një vend që zhvillohet në të gjitha fushat, në fushën e agrobiznesit, në fushën e turizmit dhe në çdo fushë tjetër të infrastrukturës arsimore, shëndetësore e të tjerë dhe të gjitha këto padyshim kërkojnë një nga elementët më të rëndësishëm, por më bazik që është energjia” u shpreh Balluku ndërsa shtoi se fundi i marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX.
“Gjithashtu ky është një vit i shënuar pasi unë duhet të them që marsi është muaji kur ne do të kthejmë operative dhe do të jetë tashmë një e re e shumëpritur, Bursën Energjetike Shqiptare.
E kemi deklaruar disa herë si kohë dorëzimi, por gjithmonë ka pasur problematika pasi ne nuk punojmë vetëm, punojmë me partnerë dhe partnerët padyshim ndikohen nga krizat, nga problematikat dhe gjithçka tjetër, kështu që na është dashur ta shtyjmë disa herë afatin e dorëzimit , por të gjitha palët tashmë deklarojmë se fundi i Marsit do të jetë data e shumëpritur e aktivizimit të Bursës Energjetike Shqiptare, ALPEX, e cila padyshim do të garantojë transparencë, konkurrencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, sidomos sot më shumë se kurrë kur sektori privat po investon fuqishëm në kapacitetet fotovoltaike.” vijoi më tej Balluku.
Artikull teper i varfer per nga informacioni, pasi nuk jepen detaje se me cfare do merret kjo e ashtuquajtura "Bursa Energjitike Shqiptare". Nese do ti referohemi terminologjise se fjales "burse", atehere me kete kuptojme se e ashtuquajtura "Bursa Energjitike Shqiptare" do merret rregullimin e tregut per shitblerjen e energjise, duke vendosur cmimin sipas rregullave klasike te tregut; kerkese-oferte. Per te funksionuar normalisht, Bursa kerkon se pari dy elemente: 1) te kete mall te mjaftueshem, pra energji te mjaftueshme ne treg dhe 2) operatoret qe futen ne tregun e rregulluar nga Bursa te kene mundesi qe ta dergojne kete mall tek klientet e tyre. Le te shikojme ne se plotesohen keto dy kushte ne vendin tone. Shqiperia, me sistemin e HEC-eve qe ka ne funksionim, nuk i ploteson nevojat e veta. Kam vite qe jam shkeputur nga informacionet qe kam ditur dikur per sasine e energjise qe prodhonim dhe konsumonim cdo dite, por pak a shume besoj se ne prodhojme rreth 60% te energjise se nevojshme vjetore dhe pjesen tjeter e importojme. Pra kjo "Bursa Energjitike Shqiptare", per te cilen flet zonja Zv. K. Ministre, do mbeshtetet tek tregu i jashtem per te plotesuar nevojat ne rritje per energji. Le te shikojme se si plotesohet kushti i dyte ne vendin tone. Shqiperia ka vetem nje linje transmetimi te afte per te importuar energji elektrike dhe kjo eshte ajo qe lidh vendin tone me Malin e Zi dhe Serbine. E thene ndryshe, cdo operator, prodhues i energjise do ti duhet qe te kaloje neper kete linje, pra me nje fjale do varet nga "deshirat" e Serbise qe kontrollon piken e hyrjes dhe daljes se flukseve drejt vendit tone. Pra, cdo operatori te huaj do ti duhet te paguaje nje shifer per cdo kwh (kilovat ore) qe do kaloje nga kjo pike hyrje, por dhe nje shume tjeter per piken e daljes, qe eshte ne kufirin tone. Ne qe kemi punuar ne kete sektor e dime shume mire se si funksionojne keto pikat e hyrje-daljes. Serbia i jep te drejte kalimi atyre kompanive qe ka interes, pra me nje fjale, kjo e famshmja "Bursa Energjitike Shqiptare" eshte e vdekur akoma pa u lindur. Nese Shqiperia do kishte alternativa te linjave te interkoneksionit me vendet e tjera, pervec asaj qe permenda me siper, atehere do besoja ne kete bursen e kesaj zonjes. Sot per sot, kur ne kemi vetem linjen e veriut, keto bursat, qe po na i tregon kjo zonja me aq shume eksitim, jane perralla per kalamajte. Per vite me rradhe, specialistet e energjitikes kane kerkuar qe te ndertohen linja te tjera interkoneksioni, por qe kane mbetur ne leter, pasi qeverite tona e kane patur mendjen tek ndertimet e rrugeve apo aeroporteve, qe u jepnin atyre mundesi per te perfituar rrushfete, por jo qe te ndertonin linja interkoneksioni, qe lidhen me investitore serioze qe nuk kompromentohen duke dhene para nen dore. Nje tjeter aspekt eshte mosndertimi sipas kritereve shkencore dhe ekonomike te HEC-eve te rinj, ku me i rendesishmi eshte ai i Skavices qe do i jepte sistemit tone energjitik me shume mundesi per te patur stabilitet ne kaskaden e Drinit, duke shfrytezuar cdo pike uje ne basenet e HEC-eve atje. Skavica ka mbetur ne leter, njesoj si linjat e interkoneksionit, prandaj kjo zonja e nderuar ben thjesht propogande me Bursa qe nuk i hyjne kujt ne pune.
shkrimi juaj eshte me i bukur dhe me serioz se artikulli lart, po kjo ballukja nuk eshte per kesi gjerash, kjo eshte per orgazma