Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, zbardhet dëshmia e edukatores: E godita me vizore të bindej, këmbën mund ta ketë thyer te krevati

7 Nëntor 2023, 18:17Sociale TEMA
Dhuna ndaj 3-vjeçares në kopsht, zbardhet dëshmia e edukatores:

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, është shoqëruar në polici për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare.

Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, mësohet se ajo ka deklaruar se e ka goditur me vizore jo për ta dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

Ndërkohë, ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se vajza mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Rasti i paprecedentë vuri në lëvizje të gjithë instancat, për të kuptuar së pari që kopshti “Stinët” ka operuar i palicensuar.

Dhuna ndaj 3-vejçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike këtë ngjarje të rëndë.

5 Komente

  1. T
    Tirona

    Nëse vogëlushja mund ta ketë thyer aksidentalisht këmbën tek ktevati , kjo edukatore përsëri mund ta quajmë kriminele si ka mundësi që nuk kanë njoftuar urgjencën spitalore por e kanë lënë disa orë me këmbën e thyer

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prindi I revoltuar

      Monstër e ndyrë na tmerrove të gjithëve me ato pamje horror ndaj një fëmije 3 vjeç! E meriton burgun moj ndyrësirë!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        E para, duhet te denohesh ti dhe pastaj me radhe qe te gjithe, me drejtoresh me doktora, policat qe e kane nenvleresuar e deri ke i fundit, qe me duket se eshte ai ndyresira i mjeksis ligjore, instancat shteterore te mos heshtin, ministria e arsimi dhe e drejtesise. Masat me ekstreme qe parashikon ligji per te gjithe, nga e para deri ke i fundit

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bumbum

          Fiks

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moni

            Qelbesire! Do zoti s'ke femije, se eshte mallkimi me i madh qe mund te kene ne bote pasja e nje nene kuceder si puna jote. Ti je per burgim te perjetshem qe mos shohesh me driten e diellit. Bashke me ty dhe ajo kokelopa e drejtoreshes se kopshtit fiktiv dhe gjithe te tjeret me radhe qe e mbuluan. Te zencin mallkimet e femijes dhe prinderve te saj sa te kesh fryme!!!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje