Helmi i fanatikëve nga lufta Izrael-Hamas: Arqipeshkvi Massafra takon Myftiun e Shkodrës

6 Nëntor 2023, 18:49Sociale TEMA

Helmi i fanatikëve nga lufta Izrael-Hamas: Arqipeshkvi Massafra takon

Imzot Angelo Massafra priti sot në një vizitë kortezie në ambientet e Archipeshkovës, Myftiun e Shkodrës Imam Muhamed Sytari.

Takimi vjen nga atmosfera e përkujtimit të 33-vjetorit të ceremonive të para fetare, që i paraprinë rënies së sistemit komunist në Shqipëri,  por edhe e diskutimeve për çështje aktuale problematike në vendin tonë.

“Muslimanët dhe të Krishterët shkojnë dorë për dore në shërbim të harmonisë kombëtare”, bën thirrje Myftiu Imam Sytari.

Myftiu Sytari theksoi se datat e ceremonive historike të meshës dhe të xhumasë së parë, duhet të shpallen festa zyrtare, si data përkujtimore që i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të harmonisë kombëtare dhe ruajtjes së identitetit fetar e kombëtar.

Arqipeshkvi Massafra falënderoi Myftiun e Shkodrës për këtë vizitë dhe u lut për bashkëpunim të mëtejshëm në projekte dhe nisma të përbashkëta, që i shërbejnë komunitetit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për çështje me interes të përbashkët, si dhe u këmbyen lutje për mbarësi dhe bekime.

6 Komente

  1. T
    Tropoja

    Ti Zotni i Nderum,nuk duhej ta kishe takue ket tipin qe ka ne krye te njejtat ide si erdogani per rikthimin e Perandorise Osmane.Dhe e dyta nuk duhej ta kishe takue deri momentin qe leshon truallin,token ku ai kryen ritet e tije demek fetare,sepse aty ka qene kishe ma perpara e mbi themelet e saj ka ndertue turku xhamine.Por si gjithmone bota e krishtere katolike-perendimore jane ma tolerant dhe te gatshem per ura miqesie me fe te ndryshme.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Sakte!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Envet Mehmet

        Haha , i ka ndertu turku? ,,po myslymanet shqipfoles turq ishin ather kur nderuan xhami dhe teqe ,,,tani prap myslyman jan ,,po me kombesi shqiptare ,,qe kur u krijua shteti shqiptarostan ,,,

        Përgjigjjuni
      2. X
        Xhamia e Sulltan Mehmedit 2 Prishtine

        O ky Syrtari diten e puahtimit te kalase se Shkodres nga turqit e quan clirim.E keni ne facebookun e tij...

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Se kuptova titullin. Çifutet jane perndjekur, vrare e persekutuar per mijra vjet nga te krishteret. Sot ata po u bejne muslimaneve dhe kristjaneve palestinez po ate krime qe i kane bere te tjeret atyre. Per çfare helmi e ke fjalen autori, sepse ka shume helme ne historine fetare te njerezimit ashtu dhe shume dashuri

          Përgjigjjuni
          1. E
            E

            Bravo,por problemi eshte me disa hoxhallar gomer te Kosoves qe ngjajn me shume si exstremist te xhihadit Islamist arab se sa si shqiptar.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje