Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga dy korsi në të dyja krahët e saj në vitin 2024.
Sipas projektit, një korsi në secilin sens do të jetë e dedikuar për emergjencat dhe tjetra për makinat e tjera.
“Zgjerimi i autostradës sipas ARRSH pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2024. Projekti do të shtrihet si fillim nga kthesa e Kamzës për të vijuar në nyjen e Kasharit”.
Punimet në këtë pjesë të rrugës prej 5.8 km do të zgjasin 2 vite.
Ilir Belba, nga drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, ARRSH, shprehet: Është parashikuar në buxhetin e ARSH një shumë prej 2 mld lekësh. Gjerësia e autostradës është 18,6 metra, me zgjerimin do bëhet me 35,1 metër gjerësi.
Zgjerimi i rrugës në lotin e parë nuk do të prekë asnjë ndërtesë dhe as rrugët dytësore.
Ilir Belba: Tek loti i parë, zgjerimi do bëhet përgjatë rrugës ekzistuese e cila nuk prek ndonjë objekt… Zgjerimi do bëhet te kanali ekzistues.
Zgjerimi për pjesën tjetër të autostradës nga kthesa e Rinasit në Durrës dhe anasjelltas parashikohet të ndodhë pas vitit 2025.
Ilir Belba: Pas përfundimit të lotit të parë në varësi të projekbuxhetit do nisin lotet e tjera.
Bashkë me shtimin e korsive nga kthesa e Kamzës te kthesa e Kasharit, do të bëhet edhe riasfaltim i rrugës ekzistuese.
Vitin tjetër nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës: Shtohen dy korsi, një e dedikuar për emigrantet
Dmth prit gomar të mbijë bar...! Po e rëndësishme është që mbaroi rruga e lumit të Vlorës... Sa piktor paska qen për Zotin...ka fillu me më marr malli edhe për Saliun oër faj të ktij... Imagjino sa rënd...
Zoti Peka kur te ka ikur malli per Sliun ty?
Zgjerimi duhet bere deri ne Maminas, tek kthesa e Lalezit. Po e nxorri nga goja Edi, i ka vdek nena.
Dmth do preken dy kanalet ansore qe gjithsesi permbyten nga shirat dhe s’e kryejnë rolin që kanë. “Mirë” e bëjnë,më mirë rrugë pa kanale,sesa me kanale që përmbytin rrugët!
Vetem zgjerimi i rruges Kombinat Plepa e zgjidh punene.
Punen e zgjidh rruga Kombinat-Peze-Kavaje. Te gjithe makinat qe duan te shkojne ne Fier, Berat, Lushnje, Vlore, Sarande, nuk kane pse shkojne ne Tirane-Durres.
Skan turp, rruga qe ska shqiptar qe se kalon ka mbetur si ne afrik, kaos trafik gropat harta harta, si sdolen njeher leket e shtetit shqiptar per ta ber model dhe autostrad te vertet, na mer frika me dal nga tirana nje dit djele per nje drek se perfundojm ta hajm paninen ne trafik dhe darken ne durres, ik o ed rama se ke 10 vjet qe tallesh me arnime
autostrada Tirane -Durres si Kandahar
Ha ha ca palaco kryeminister ,cdo dy vjet zgjerim pastaj palma pastaj prape zgjerim ,vidh o hale se s ke faj ti qe te votojne njerzit