
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve. Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë.
“Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, si rrugë të asfaltuara e kanalizime, por edhe duke krijuar mjedise çlodhëse, kënde lojërash, hapësira për të moshuarit, poste parkimi për rezidentët etj. ????????????????????
E jo vetëm kaq, por:
- u kujdesëm për ndriçimin publik të rrugëve në qytet, duke e rritur në 97% sot, nga 31% mbulim që ishte në 2015;
- shtruam 18 km rrugë brenda blloqeve të rehabilituara të banimit;
- ndërsa, ndriçimi i qytetit kaloi në LED dhe SMART për 40,000 pika, kryesisht në rrugë dhe sheshe publike.
Të gjitha këto nuk u bënë në një ditë, por me filozofinë ‘çdo ditë nga një punë konkrete’”,shkruan Veliaj.
Ik o pirdhu edhe ti edhe keta te Temes qe botojne keto shkrimet e tua si kryetar bashkie. Je ne burg o legen, je i akuzuar per te 100ndat dhe ben akoma si kryetar bashkie. Po qe na mori frymen betoni ne Tirane, merite e kujt eshte? Po qe nuk ka vende parkimi se pallatet qe ndertohen vend e pa vend nuk kane garazhe? Po planin e urbanistikes se Tiranes qe e ke bere si syte e ty? Merite e kujt eshte kjo? Po qe smogu eshte pjesetar i perhershem i jetes se Tiranasve, merite e kujt eshte?
Pikerisht, kjo puna e madhe sasiore dhe cilesore, armatosur me dashurine per njerzit dhe trimerine dhe sinqeritetin e vecante, per tja perplasur surratit maskarenjeve te shumte qe kishe perballe, zgjoji dhe xhelozine dhe friken te piktori-kryevezir, pasi ti Veliaj ishje personaliteti, qe prej kohesh i mungoje asaj karrige.
lol ka punuar rregulloi blloqet por vete eshte bere kopan te fala ilirit ne burg