Pushuesit “vërshojnë” drejt jugut, trafik i rënduar në Vlorë

21 Qershor 2025, 13:10Sociale TEMA
Pushuesit “vërshojnë” drejt jugut, trafik i rënduar

Fundjava ka regjistruar trafik në disa prej akseve kryesore në Vlorë, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të pushuesve.

Rruga Transballkanike, por edhe përgjatë vijës bregdetare, kanë regjistruar një numër të lartë automjetesh dhe rrjedhimisht edhe vështirësi në lëvizje.

Pavarësisht efektivëve të policisë të vendosur në disa prej pikave më kryesore, sërish trafiku i rënduar ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Vlora vazhdon të jetë destinacioni kryesor për pushuesit, si vendas ashtu edhe të huaj, të cilët preferojnë pikërisht vijën bregdetare, por edhe bukuritë që ofron qyteti.

Një situatë e tillë pritet të na shoqërojë gjatë këtij sezoni, kryesisht në ditët e fundjavës, kur numri i pushuesve rritet ndjeshëm dhe Vlora popullohet edhe më shumë.

Lini një Përgjigje