“Do ndërkombëtarizojmë arsimin e lartë” - Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, me diplomë shqiptare dhe franceze

11 Mars 2026, 14:43Sociale TEMA
“Do ndërkombëtarizojmë arsimin e lartë” -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se qeveria do të vijojë me të njëjtin intensitet integrimin e inteligjencës dhe teknologjisë në sistemin arsimor.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, ajo theksoi se strategjia e re parashikon projekte konkrete, mes të cilave edhe hapjen e një liceu francez në Korçë, që do të ofrojë diplomë të dyfishtë, shqiptare dhe franceze.

Sipas saj, reformat do të përfshijnë gjithashtu zhvillimin e qendrës teknologjike për diasporën dhe forcimin e mekanizmave të cilësisë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e tregut universitar shqiptar drejt bashkëpunimit dhe ndërkombëtarizimit me universitete të huaja.

“Do të vazhdojë me të njëjtin intensitetet integrimi i inteligjencës në sistemin arsimor. Kemi disa projekte konkrete në këtë drejtim, siç është hapja e liceut francez në Korçë. Do të jetë me dy diploma të diplomës së gjimnazit shqiptar dhe atij francez. E rëndësishme do të kemi dy reforma të rëndësishme në këtë strategji.

Edhe një tjetër reformë të qendrës teknologjike të qendrës së diasporës, për të vënë në dispozicion të diasporës por dhe të gjithë të huajve, që duan ta vendosin si gjuhë pune. Në arsimin e lartë kemi në thelb cilësinë. Krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit. Mundësinë dhe bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe universiteteve ndërkombëtare për të hapur universitete këtu në Shqipëri, për të tërhequr kategori tjetër”, tha Kumbaro.

2 Komente

  1. J
    Ju q*fte nderkombetarzimi robt!

    Duam shkolla greke, turke, izraelite, italiane, kineze, ruse dhe serbe. Ju kane votuar shqiptaret apo te huajt?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këmbora

      hahahahahaaaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje