“Do të përgjigjeni personalisht”, ministri Çuçi: Zero tolerancë për muzikën përtej orarit dhe motorat e ujit që rrezikojnë pushuesit

25 Korrik 2022, 14:36Sociale TEMA

“Do të përgjigjeni personalisht”, ministri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thirri sot në një takim  drejtuesit e Policisë së Shtetit në qarqet e zonave bregdetare dhe shefat përkatës të komisariateve për të ndarë disa shqetësime të lidhuara posaçërisht me turizmin dhe vëmendjes që i duhet kushtuar sezonit.

“Siç ndodh zakonisht dihet që kulmi pritet në muajin gusht. Pavarësisht se kemi bërë përmirësime të shumta nga vitet e kaluara sërish po shohim fenomene që kurrsesi nuk duhen toleruar”, tha Çuçi.

Duke u ndalur tek respektimi i orarit të lejuar të muzikës në lokalet e natës, baret apo restorantet, ministri kërkoi zbatimin rigoroz të ligjit pa asnjë përjashtim për të gjithë subjektet.

“Është e patolerueshme të ketë biznese me muzikë pas orës 11 të natës gjatë javës dhe pas orës 12 në fundjavë. Do të keni punë me mua nëse nuk e merrni seriozisht këtë punë. Më keq akoma kur në ndonjë rast ka subjekte që tolerohen duke prishur kështu edhe konkurrencën në biznes e duke krijuar pakënaqësi. Ligji është i njëjtë për të gjithë”, tha Çuçi.

13 Komente

  1. T
    Tiku

    Po ne shqiperi spo pergjigjen penalisht keta qe po vrasin nje dite po e nje dite jo mor palle. Ti garantohu njehere popullit te drejten me elementare, ate per te marre fryme. Te harxhoje po aq kohe per te bere detyren sa harxhon per te rregulluar mjekren me mire do venin punet

    1. r
      realist

      Ata qe po vriten , koken te hane me njeri tjetrin derisa te zhduken te gjithe nga kjo bote . Ke degjuar ti Tiku , te vritet ndonje i pa fajshem neper atentate ? Asnje . Te gjithe me precedente penale , droge , borxhe e llogari te pa lara me njeri tjetrin . Pse nuk te vret njeri ty , more Tiku ? Provo te hysh ti ne ato ujra dhe do t'a shikosh sa mire eshte .

      1. T
        Tiku

        Po policine per ca e kemi ne? Ne gjithe boten policia eshte per te parandaluar vrasjet e per te arresutar kriminelet, per te mos lejuar qe grupet kriminale te behen me te forte se shteti e jo per te falur zjarrin e makinave pasi i kane djegur pas vrasjes. Per kete pune kemi zjarrfikset ne. Ca llogjike eshte kjo, pse pak te pafajshem e kane ngrene kot? Ne duhet te jemi ne shpresen qe vrasesit mos te gabojne shinjester tani e te vrasin dhe ndonje kalimtar qe ska lidhje? Cdo njeri ka mendimin e vet e une e respektoj tendin por e mendojme.ndryshe

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      hahahahahahahahahahaha Do keni pune me mu hahahahahahahahahahaha

      1. v
        valon

        Zoti minister po flisni shume gabim sepse me muziken duhet te meret policia bashkiake, policia e shtetit duhet te meret me KRIMIN sepse ky po ja nxin faqen ketij vendi, te dali tjetri me pistolete ne dore ne mes te dites te shitj dhe te mos kapet eshte turp pa le pastaj per gjith keto vrasje te bujshme. EDHE NJE HERE MOS E NGARKONI POLICINE ME PUNE KOTI SI MUZIKA POR KETE TA BEJ POLICIA BASHKIAKE.

        1. P
          Polici

          Tani u kujtove ti? Keto udhezime duhet te ishin dhene qe ne Maj! Nuk eshte vetem muzika e larte por edhe lypsat qe vine nga rrethet dhe zene trotuaret, parkimet vende e pavende qe krijojne kaos dhe idiotet me skafe qe vijne deri ne breg. Kujtohemi vetem kur ka viktima. Ti o minister ca mutin do qe rri ne Tirane e nuk je ne bregdet te shohesh me syte e tu problemet? Vetem llafe e propagande asgje nuk beni.

          1. B
            BashkimKosova

            Ne shumë raste muzika nderprite në ora 23:30. Po ju duheni te matni decibelat(db) e zerit dhe te respektoni normat. Ju nuk e diskutoni zhurmen e skajshme!,,,ju flisni per nji orar dhe cka behet deri ateher ju mendoni se nuk ka vend per permiresim. Jo zoteri gabim e keni. Qetesia sebashku me pastertin janë NJISHI i turizmit.

            1. T
              Teta Kozi

              Shume e drejte , po ka edhe me keq shkoj shpesh ne Berat ne veendlindjen time dhe kam vene re per habine time se fundi fundjavave nje lokal ne mes te xhiros se famshme te pedonales vendos Boxe qe kane nje volum akustik qe bucet e gjithe lugina e Osumit,deri pas mesnate ne mungese totale te respektit per frekuentuesit e tjere te xhiros apo te lokaleve perreth qe duan te shplodhen e te relaksohen nen freskune mbremjeve te qeta ashtu sic i ka hije nje qyteti me histori te lashte, dhe jo te terrorizohen nga keto dukuri qe pervec zhurmes percjellin nje menyre jo korrekte te te berit biznes ne kurriz te teritorit te perbashket dhe te qetesise publike

            2. R
              Roje Nate

              Deri ne 2 te mengjezit nuk flejme jemi evropian me Rap Rup malokesh,ne 5pa dhjete na bejne arab me hoxhen ku te shkoje njeriu i shkrete te fleje ne kete Xhungel.

              1. M
                Maria

                O zot po pse detyre e ministrit eshte kjo....per te qare hallin jemi.....nuk flet per vrasjet e pergjegjesine e ngjarjeve kriminale por flet per 2 probleme qe ketej nga plazhi i Durresit nuk jane shqetesuese.

                1. S
                  Suksese z. Minister..

                  Ke te Drejte ti me kete Mendim si roje nate I ri qe Je. Per Ata te Arabise ke te Drejte tju mbyllen Autoporlandat.. Ndersa Sa per punet e Ministria,, mendimi im I thjeshte,, ka Punuar goxha,, dhe po Punon. Te gjithe Qytetaret duhet ta kene krenar qe ky z. Minister po Punon dhe puna duket.. Qe nuk ka me raste, kure kriminel u largua ne drejtim te pa ditur.. Si ne vitet e dulles nr 2, mbas 1990..

                2. J
                  Jimi

                  0 toleranc, 0 toleranc, po i njejti avaz tash sa mot. 0 toleranc per zaptimin e hapesirave publike e plazheve, por privatet, sot kane arritur deri aty sa gati po na futen ne shtepi ! Mjafte me me keto deklarata qesharake, qe askush nuk u'a ka friken dhe askush nuk i merre seriozisht ! Shtet qe marrin neperkembe rrugacet ordinere.

                  1. f
                    fati

                    Gjalle qenka ministri i policise?

                    Lini një Përgjigje