Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), fton subjektet tregtare për pjesëmarrje në procedurë tenderimi

24 Korrik 2022, 12:52Sociale TEMA


NJOFTIM PËR TENDER

I nderuar Partner,

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe në nivel ndërkombëtar.OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.

Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD nëTiranë, zbaton projekte në fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe të nxënit bazuar në kompetenca.


Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET – Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në Shqipëri”, OeAD,shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Pajisjen me 60 (gjashtëdhjetë) kompjutera për shkollat profesionale si edhe 10 (dhjetë) kompjutera për konviktet në Tiranë dhe Korçë”dhe numër reference 7/2022.

Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.

Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara  të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë procedurë tenderimi. Afati maksimal për shprehjen e interesit dhe kërkimin e dokumenteve të tenderit është data 1 Gusht 2022 ora 17:00. Afati i dorëzimit të ofertës është data 17 Gusht 2022 ora 17:00. 

Oferta ekonomike së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të mbyllur, në adresën postare:

Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD)

Zyra për Bashkëpunim Rajonal Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Rr. “Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i 3, 1000 Tiranë

 

Lini një Përgjigje