Ben Blushi: Kjo është kartolina e Shqipërisë

23 Korrik 2022, 19:40Sociale TEMA

Ben Blushi: Kjo është kartolina e Shqipërisë

Nga Ben Blushi

Këtë foto e kam shkrepur në Vlorë para disa ditësh.

Zakonisht mua nuk më bëjnë përshtypje çuditë shqiptare që shartojnë në çdo cep të Shqipërisë mënyrën tonë tradicionale të jetesës me shkëlqimin verbues të modës së ditës.

Por kjo foto e një burri që e ndan çadrën, diellin dhe plazhin me makinën e tij, është fantastike si pozicion artistik dhe karakteristike si zakon shqiptar.

Ajo demonstron një nonchalance apo një moskokëçarje totale.

Dyshoj se ka një plazh tjetër në botë, ku një burrë bashkë me gruan dhe fëmijët fut dhe makinën në çadër.

Ai është plotësisht i relaksuar dhe bota përreth po ashtu është shumë e qetë me prezencën e tij.

Kjo lloj Shqipërie që ka zakonet dhe sjelljet e veta tipike të një vendi që ka jetuar shekuj në izolim duket sikur po zhduket, por ajo është aty.

Dhe sipas meje është shumë mirë që është.

Në fund të fundit ky burrë është në të drejtën e tij, ai po shijon natyrën dhe njerëzit që i kalojnë përpara çadrës pa shkelur asnjë ligj, pa shqetësuar askënd dhe pa pyetur askënd.

Vetmia e tij dhe njëkohësisht shoqëria familjare apo intimiteti që ka me makinën, është perfekt.

Ai nuk kërkon asgjë më shumë nga jeta sesa të mbrojë veten dhe makinën nga dielli, në një ditë pushimi kur nuk ka asnjë punë tjetër për të bërë.

Në një shoqëri më të disiplinuar dhe më cinike, rast në të cilin shoqëria jonë fatmirësisht nuk bën pjesë, çështja do shtrohej nëse lejohet apo jo makina në një plazh publik.

Por unë mendoj se nuk është kjo çështja.

Ose nëse kjo është një çështje është një çështje e vockël.

Çështja është diçka tjetër.

Qetësia dhe normaliteti i një burri që mbron makinën me çadër apo që ka varur çadrën mbi makinë është për tu patur zili.

Ky burrë është personifikimi e një njeriu që nuk ka asnjë hall, nuk ka asnjë mendim.

Dikur kam shkruar një faqe për mundësinë e njeriut për të hequr dorë nga mendimet në mënyrë të ndërgjegjshme apo vullnetare.

Thënë ndryshe, a mund të fitojë dot njeriu aftësinë për të mos menduar, qoftë me disiplinë qoftë me hape, qoftë me ndërhyrje të tjera në trurin apo psiqikën e tij?

Nëse një ditë kjo ndodh, ky do ishte hapi i parë drejt lumturisë së përhershme.

Më në fund e gjeta këtë njeri që e kisha imagjinuar në një faqe të romanit tim Kandidati.

Aty kam përshkruar një burrë që pasi djeg një qytet, shkon në një plazh dhe vendos të mos mendojë.

Sipas meje ky burrë është për tu admiruar. Kush nga ne nuk do donte të ishte në vendin e tij?

Do doja të kisha guximin të fusja makinën time në rërë, ta sistemoja poshtë çadrës dhe të shtriqesha në hije duke parë njerëzit e tjerë që kanë huqe dhe teka të cilat makina fatmirësisht nuk i ka.

Ky burrë është kartolina e një Shqipërie që nuk do të ndryshojë dhe në disa raste nuk do të mendojë.

Dhe unë them se nuk duhet të ndryshojë.

15 Komente

  1. s
    shqipe

    ti Blush bythqiri,egoisti,joshqiptari,arumun i deklaruar i rruan topet Shqiperise dhe shqiptareve.Meqe ke ngelur si pith i rruar gjoja je origjinal qe te besh pershtypje per "talentin"tend.Ti je thjesht nje sharlatan.

    1. v
      velo

      Pse botoni idjotizmat e ketij plere...

      1. H
        HH

        O Ben Lepiresi, gjysma e evropes ben plazh keshtu, mos shiko vendet per turiste, ti je dhe I dalur gjoja.Gjermanet e bejne kete edhe ne mal e ne breg me rere. Pse ju bie shqiptareve ne qafe, ore ajo Partia jote Libra e bythes si shkon. Nje Mut hajdut je si te tjeret edhe ti

        1. K
          Korcari qe e njef mire familjen dhe fisin e e Blus

          Shqipe , velo , dhe HH , rrota kari qe te tre . Se pari , Ben Blushi nuk eshte aspak arumun , por eshte shqiptar ortodoks 24 karad dhe vjen nga nje nder familjet me te nderuara e me patriote te Shqiperise . Se dyti , Blushi eshte nje nga penat me te fuqishme letrare sot per sot , shkrimet dhe ne vecanti romanet e tij nuk binin per toke ; romani "Te jetosh ne ishull" , kur u botua per here te pare , u zhduk brenda dites nga librarite dhe me pas u ribotua 14 here . Ben Blushi ka shkruar ne te gjitha zhanret , tregime , novela , romane , reportazhe poezi e vjersha . Ben Blushi eshte i biri i shkrimtarit te mirenjohur Kico Blushi dhe nipi i shkrimtarit tjeter te madh Dhimiter Shuteriqi (e kishte daje) . Ndersa ju qe shkruani ato qelbesirlleqe , nuk vleni as sa nje qime e bythes te Ben Blushit .

          1. A
            Andi

            Pro Rusi Ben Blushi.Qe e mbushi Top Channel me filma rus .Sepse kishte urrejtje kunder nje vendi te Natos sic ishte Turqia. Patjeter qe Ben Blushi mund te punoje dhe per sherbime te fshehta ruse.

            1. H
              HH

              O Korcar Bo Bo qenke Fuks i kotheres ti,Po pse ishte Kicua shkrimtar cfare lidhje ka me Ben Bajgen..Nuk i shan njeri Familjen por Ben Bajgen se Hiqet socialist idealist dhe Ha e mbush xhepat si evgjiti.Aman Mos na permend Orthodhoksine se eshte Turp dhe ofendim per Besimtaret e sinqerte ti ngaterosh me Fuksat e realizmit socialist qe varen prifterinjte e hoxhallaret.Beni eshte Nuove Riche ,Hajdut i borderose se pardesyve te bardha,si xhaxhi fatosi,saliu,Edi ,iliri.nje tave e madhe me Mut hajdutesh.

            2. J
              Jeta

              E sakte, nje hale!

            3. ?
              ????????????????????????

              po cte keqe ka ktu fotoja o legen i qelbur.. njeri fallco han mut anej han mute kendej pa vlere

              1. s
                shqip

                Normal o Blush. Derisa sa parkexhet i ka zënë babëzia , që nga Rama, Veliaj, Lelo e me radhë. Plazh publik tek tuk ndonjë rrip rërë. Parkexh 0 mundësi . Vetëm mos fol kodra pas bregut. Se po të shkonim të gjithë si ai në fotografi, do ishte bërë gjaku deri në gju. Thuaj qe janë pak tipat si ky. Përndryshe do vriteshin me pretekstin "Pse e pe makinën" .

                1. B
                  Blush -ke perball Bakterien Anticicvilizim

                  Ne asnji vend te Bote ,ne asnji shoqeri , nuk reagohet me te tille fyerje ,nji Shkrimtari ,i cili prek ne Plaget e asaj shoqeri ,pra Kritikon te metat e shoqerise Shqiptare . Ne Europe mundet te diskutosh mbi cdo lloj teme dhe nuk shikon asnji qen rrugesh te kercasi dhembet e thote Hum-Hum ktu vendos rraca ime - vendos un ! Ti Njeri e Shkrimtare je i huaj per kte vend .Tufat e qenve te rrugeve ardhur nga pidhi s'emes nga Fundi i Botes ne jemi e bejme cte duam ne kte vend . - (Nuk eshte aspak siedhe duket ne Pamje te pare , nji Rastesi e Lajthitjes se tifes se qenve te eger dikur strehuar shpellave e staneve ,ku i flisnin lopes dhe gomarit jo ! Eshte dicka qe hecen Medieve Shqiptare sipas nji Plani te caktuar ,pasi Mediet ne Shqiperi i ka papur Gjapri Greqire i cili ben gjithcka mundet kunder shqiptareve .Faji nuk eshte aspak i ktyre qenve qe lehin e qisin dhembt me kafshu Njeriun Blushi , por ky Shtet i cili funksionon si nji Republike Banane .

                  1. F
                    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                    Sot në shumë qytete të Shqipërisë nuk kuptohet nëse është më mirë të ndërtosh shtëpi dhe të ta prishin, të paguash qera vetëm ujë dhe drita, të flesh në hotel që kushton sa qeraja shtëpisë apo ble një makinë dhe bridh dhe ndalo ku të zëri nata (po pate një profesion)

                    1. q
                      qytetari

                      Ky i shkreti here pas here shkruan per te na mbushur mendjen se sa shume ka rjedhur, pa qene fare e nevojshme... Emocionohet qe njeriu ne fjale ka futur ne cader veten e tij, gruan femijen, bile edhe makinen!...Eshte gati te qaje nga emocionet e nje pamje kaq te "vecante" shqipetare. E para- Ai genjen veten dhe tenton te na genjeje edhe neve. Njeriu ne foto nuk ka afer as gruan as femijen dhe nuk ka futur nen cader makinen...thjesht ka lidhur cadren pasi me sa duket ka ere. Ketu artikulli mbyllet dhe vazhdimi absurd i komenteve behet vetem ne mendjen e trazuar te shkruesit...Gjynaf

                      1. q
                        qytetari

                        O korcar! gjyshi me dajen jane shume larg njeri tjetrit...

                        1. K
                          Korcari qe e njef mire familjen dhe fisin e e Blus

                          Nuk jane aspak larg , o qytetar , edhe daja te ka nip , edhe gjyshi te ka nip . Ku eshte ndryshimi ?

                          1. ?
                            ????????????????????????

                            qytetar qenke pjerdhur

                          Lini një Përgjigje