DPSHTRR: Vetëm 2 kalues në testin e rimarrjes së patentës pas humbjes së pikëve

11 Gusht 2022, 17:18Sociale TEMA

DPSHTRR: Vetëm 2 kalues në testin e rimarrjes së patentës

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se sot vetëm dy persona kanë kaluar në testin për rimarrjen e lejes së drejtimit pas humbjes së pikëve, nga 75 persona.

“Sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, teori e praktikë, vetëm dy persona kaluan. 

Kjo ishte seanca e 4-ët që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë. Kjo, për 2 muajt e parë që ky akt është në fuqi, nga 75 rastet e para të referuara nga Policia e Shtetit!”- bën me dije DPSHTRR.

Kështu 73 të tjerët, do duhet të rikthehen nga e para në Autoshkollë e t’i nënshtrohen përsëri testit të teorisë dhe të paktikës.

DPSHTRR u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI I PLOTË

Sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, teori e praktikë, vetëm dy persona kaluan. Kjo ishte seanca e 4-ët që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë. Kjo, për 2 muajt e parë që ky akt është në fuqi, nga 75 rastet e para të referuara nga Policia e Shtetit!

S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata shkelës të rëndë të rregullave të qarkullimit që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 73 personave të riregjistruar, do t’u duhet të ndjekin nga e para mësimin në Autoshkollë për t’u ripërgatitur dhe për t’u riparaqitur për testim, çdo herë brenda një afati 30 ditor (me vetëm 1 mundësi prove)!

Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon e duke mos rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugë! 

Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja!

3 Komente

  1. I
    ILIRËT

    Po jo or jo ! ...... . Nuk do kthehen në autoshkollë për të bërë kurs të rregullt......... . Do të veprojnë siç vepruan kur morën patentën.......... . -- Sa bën patenta ?......... -- Po është rritur pak çmimi. ............... - Për sa e mar unë ? ................. -- Për ty 800 mijë lekë ! Do vish vetëm ditën e provimit me gojë, përgjigjet i përgatisim ne............ ----------- Dakord..................... Ja kështu bëhet....... Mbi 80 % e shoferëve e marin patentën me lekë dhe nuk njohin asnjë tabelë e rregull të qarkullimit rrugor.......

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      200€ ta sjellin në shpi mos na boni si t'nershëm kot

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Biznes interesant.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje