Drejtoresha e Kadastrës së Durrësit reagon për banorët e pallatit “Edal”: Ja si është e vërteta

15 Dhjetor 2022, 20:10Sociale TEMA

Drejtoresha e Kadastrës së Durrësit reagon për banorët

Drejtoresha e Katastrës së Durrësit, Risena Xhaja ka sqaruar se si qendron e vërteta lidhur me denoncimin e djeshëm të një emisioni investigativ, se apartamentet e pallatit "Edal" rezultonin të shitura 2 ose 3 herë dhe pasi banorët morën në dorë legalizimin e apartamenteve të tyre, ky proces u bllokua.

Xhaja përmend të gjitha procedurat dhe ligjet dhe sqaron se në asnjë moment nuk ndodhemi para kushteve apo faktit juridik ku Shoqëria “EDAL” shpk të jetë prishur, falimentuar apo pezulluar, apo për më tëpër të jetë vërtëtuar fakti se ka braktisur procesin e legalizimit.

Ajo shton më tej se lidhur me pretendimin se ankimi i bërë nga adminsitratorja e shoqërisë znj. Drita Daci është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme nga Drejtoria e Apelimit dhe Bashkëqeverisjes pranë Drejtorisë së Përgjithshme, është absolutisht i pabazuar në ligj.

Sipas saj, arsyetimi mbi të cilin pretendohet se statusi i shoqerisë është pasiv pranë organeve tatimore nuk sjell për rrjedhojë faktin se shoqëria është në procedurë falimenti, prishje apo pezullimi. Xhaja shton më tej se ndodhur në këto kushte, vlen të theksohet se në momentin e konkludimit të procedurave administrative nga Drejtoria Vendore, statusi i shoqërisë, referuar Regjistrit Kombëtar të Biznesit ka qënë aktiv.

Reagimi i plotë:

Marrë shkas nga kronikat e trasmetuara nga emisioni invetigativ STOP lidhur me shqetësimin e banorëve të pallatit “EDAL” sh.p.k. me administrator znj.Drita Daci si dhe vendimin për shfuqizimin e Vendimeve të Legalizimit të dhëna në favor të tyre lind e nevojshme të sqarojmë se:

***Struktura e Posacme e Ankimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së shqyrton procedurën administrative të ndjekur nga drejtoria vendore, pa u përfshirë në konfliktet juridiko-cilive mes palëve, të cilat janë objekt shqyrtimi vetëm i gjykatës.

Konkretisht, lidhur me praktikën e subjektit “EDAL”sh.p.k, për shfuqizimin e Vendimeve të Legalizimit të emetuara në favor të banorëve, është konkluduar në këtë vendimmarrje, pasi është konstatuar nga kjo strukturë, se nuk është respektuar forma proceduriale e njoftimit të palës së interesuar. Theksojmë se anullimi i Vendimeve nuk ka favorizuar aspak ndërtuesen znj. Drita Daci.

Pas kesaj vendimarrje, nga Drejtoria Vendore Tirana Veri, kompetente për trajtimin e kesaj praktike, do të rishqyrtohet i gjithe dokumentacioni tekniko ligjor, i administruar në dosje, konform percaktimeve të Ligjit 20/2020 dhe akteve nenligjore të dala në zbatim të tij.

Sa më sipër, lind domosdoshmëri nga ana jonë, në kuadër edhe të parimeve të transparencës dhe të paanshmërisë, parashikuar në Ligjin 111/2018 “Për Kadastrën”, të qartësojmë dhe të theksojmë fort faktet sa më poshtë listuar, referuar bazës ligjore përkatëse, mbi cdo pretendim tw ngritur.

*Referuar pretendimit se Ligji 20/2020 “Për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipësrisë” i ka hequr automatikisht të drejtat ndërtuesit/investitorit për të vijuar procedurat e legalizimit, sqarojmë se:

1. Për ndërtimet pa leje, që kategorizohen si objekte me shkelje të lejes së ndërtimit, kur subjektet ndërtuese/investitore janë në kushtet e prishjes së shoqërisë tregtare, falimentit ose pezullimit, sipas

parashikimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, ose nuk plotësojnë detyrimet që burojnë nga ky ligj, duke braktisur procesin legalizues, miratimi i legalizimit kryhet për poseduesit e ndërtimit që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktore me ta,

Në asnjë moment nuk ndodhemi para kushteve apo faktit juridik ku Shoqëria “EDAL” shpk të jetë prishur, falimentuar apo pezulluar, apo për më tëpër të jetë vërtëtuar fakti se ka braktisur procesin e legalizimit.

*Lidhur me pretendimin se ankimi i bërë nga adminsitratorja e shoqërisë znj. Drita Daci është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme nga Drejtoria e Apelimit dhe Bashkëqeverisjes pranë Drejtorisë së Përgjithshme, është absolutisht i pabazuar në ligj.

Sipas Kodit të Procedurës Administrative, Neni 128, pika1 “Pala ka të drejtë të ushtrojë mjetet ligjore administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj të ligjshëm cenohen nga ky veprim apo mosveprim.

Ndodhur në këto kushte znj. Drita Daci është subjekt që gëzon të drejtën e saj legjitimime për të paraqitur ankim administrativ, pranë Strukturës Posacmë për Ankimet, të Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit organik të institucionit.

*Referuar arsyetimit mbi gjendjen juridike të Shoqërisë Tregtare, duke theksuar statusin “pasiv” të saj, sipas informacionit të marrë nga organi tatimor, është e domosdoshme të qartësohet juridikisht se:

Sipas Ligjit 20/2020, si dhe VKM-së 1180/2020 parashikohet se “Detyrimet për pagesat, në zbatim të këtij ligji, dhe detyrimet tatimore, që i ngarkohen subjektit ndërtues, nuk pengojnë legalizimin në favor të poseduesve dhe nuk shuhen, por mblidhen nga organet tatimore, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi” ASHK në asnjë moment nuk ka detyrim ligjor për të kërkuar konfirmim nga ana e organeve tatimore, me qëllim vijimin e procedurave të legalizimit.

QKB, Regjistri Publik I Shoqërive Tregtare në Republikën e Shqipërisë, nuk pasqyron të dhëna statistikore. Ajo pasqyron gjendjen faktike juridike të subjektit.

Arsyetimi mbi të cilin pretendohet se statusi i shoqerisë është pasiv pranë organeve tatimore nuk sjell për rrjedhojë faktin se shoqëria është në procedurë falimenti, prishje apo pezullimi.

Ndodhur në këto kushte, vlen të theksohet se në momentin e konkludimit të procedurave administrative nga Drejtoria Vendore, statusi i shoqërisë, referuar Regjistrit Kombëtar të Biznesit ka qënë aktiv.

Lini një Përgjigje