EU4Schools, inaugurohen dy objektet arsimore në Shijak

14 Dhjetor 2022, 16:09Sociale TEMA

EU4Schools, inaugurohen dy objektet arsimore në Shijak

Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi; Kryetari i Bashkisë, Shijak Elton Arbana; Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr; Ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Gjermanisë; përfaqësues nga ambasadat e Francës, Italisë dhe Hollandës; Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino etj.

Të rindërtuara nga e para dhe sipas standardit më të lartë të sigurisë e cilësisë EUROCODE 8, të dy këto objekte arsimore ofrojnë nivelin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit dhe mësuesit.

Ato janë dy prej 35 objekteve arsimore të përfunduara deri tani, ndërsa 13 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit.

I financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Programi “EU4Schools” po ndërton 60+ objekte arsimore me 24,500 nxënës e mësues përfitues në total. 

Lini një Përgjigje