Rama publikon pamjet: Vijon me ritëm puna në kantierin e Automoto Parkut në Elbasan

14 Dhjetor 2022, 13:27Sociale TEMA

Rama publikon pamjet: Vijon me ritëm puna në kantierin e Automoto

Vijon puna në Krastë të Elbasanit, ku do të ndërtohet Automoto Parku. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit. Ai thotë se tashmë po zhvillohet faza e parë e punimeve.

“Ecën me ritëm puna në kantierin e ndërtimit të Automoto Parkut të rajonit tonë, në Krastë të Elbasanit.

Kjo është faza e parë e gërmimeve dhe përgatitjes së zonës ku do të ngrihet projekti arkitektonik, i cili do të fillojë të marrë formë plotësisht, sapo të mbyllet konkursi ndërkombëtar, në proces, i projektimit të pistës së garave me certifikatë nga organet e motorsportit botëror”, shkruan Rama.


Sipas kreut të qeverisë, kompleksi do të jetë multifunksional. Aty nuk do të zhvillohen vetëm gara me makina, por do të ketë edhe funksione edukative., kulturore, trajnuese si dhe rekreative. Në këtë mënyrë, shton kreu i ekzekutivit, ky projekt kthehet në një pol të ri urban dhe burim të ri ekonomik për Elbasanin. 

 

2 Komente

  1. H
    Hatixheja

    Te gjithe kryeministrat e shteteve demokrtike te botes shetesohen per funksionimin e institucionit kyc ne jete e nje shteti sic eshte mbarevajtja dhe persosja e Social Security, Sigurimeve Shoqerore e Shendetesore per popullin, ky i yni shqetesohet per pertet e skafeve te miliardereve, fushat e garave sportive, parqeve e belvedereve... Rrofsh moj Shqiperi qe na ke!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Formula Due

      Ju lumte qe filloni pune pa u bere projekti. Ku durojme ne shqipot pa Automoto Parkun e Krastes deri sa te behet projekti.. Ndertojme Automoto Parkun, pastaj bejme projektin sipas faktit e nje çiçke me shume. Ashtu si qemoti Ministria e Kultures ne kohen e Nanos.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje