Durrësi i preferuar edhe në shtator, turistët mbushin plazhet

14 Shtator 2025, 09:34Sociale TEMA
Durrësi i preferuar edhe në shtator, turistët mbushin plazhet

Edhe në mes të shtatorit, Durrësi vijon të ketë fluks pushuesish.

Plazhet dhe hotelet janë plot, ndërsa moti i ngrohtë e temperaturat e larta po e zgjasin atmosferën verore përtej gushtit. 

Të shumtë janë pushuesit e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe të huajt që po pushojnë në brigjet e Adriatikut.

“Vij nga Austria. Është hera e parë që jam këtu dhe mendoj se është një vend i bukur, me ushqim të mirë dhe njerëz të këndshëm. Do të qëndrojmë 10 ditë në Shqipëri”, tha një turist për TV Klan. 

“Vij nga Maqedonia. Që prej një jave jam këtu. Ka më pak njerëz, pushimi është më i rehatshëm dhe nuk është shumë nxehtë. Çmimet janë të mirë. Do të qëndroj 10 ditë”, tha një tjetër turist. 

Qetësia, shërbimi dhe çmimet më të ulëta e kthejnë shtatorin në një zgjedhje të preferuar edhe për shumë pushues vendas.

Sipas të dhënave nga sektori i hoteleri-turizmit sezoni veror cilësohet i suksesshëm, ndërsa shumë hotele raportojnë kapacitete të plota deri në fund të Shtatorit, teksa prenotimet vijojnë edhe për muajin tetor.

2 Komente

  1. M
    Me e mira eshte,pushues,plot...

    Jam qe nga fillimi i shtatorit ne golem,i gezohemi vetem kohes mire me diell,sa per te tjerat eshte si mis me keq,plehra ngado ku kalon,detin e shohim nga bregu,rrezikshem i ndotur

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xy

      Turistet qe hudhin livoren e bananes ne plazh dhe keset e qipsave ne det…turiste nga kosova e maqedonia qe ramo sdon ti shofe….ikni kosovare e maqedono shqiptare se po vine gjeront e zvicerant…banesat kalahane jane gati per ta dhe uji fekale pergjat vise bregdetare eshte poashtu gati mer gjermant e zvicerant bile edhe anglezet do vine azil ne shqiperi..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje