“E dija që i çonin pacientët me kancer tek privati”, mjekja e Onkologjikut: Unë kam hallet e mia, ti thua ik dhe denonco! Jam stresuar

3 Korrik 2024, 10:14Sociale TEMA
“E dija që i çonin pacientët me kancer tek

Mjekja Alketa Pere, e pezulluar nga puna pas skandalit në Spitalin Onkologjik, u shpreh se ka qenë në dijeni që mjekët në vend të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në ’97 mes plumbave, as në kovid se ndala punën. Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.

I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati. Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere në “Top Story” .

Ajo ka deklaruar se ka pasur mungesë mjekimi në spitalin Onkologjik dhe e pyetur se përse nuk e bën denoncimin publikisht, ajo u shpreh “kam hallet e mia”.

Pse nuk e bëni denoncimin publikisht?

Alketa Pere: Nuk e bëj dot, kam hallet e mia tani, kam shkuar te zv.ministrja e bashkë me kolegun tim më ishin ofruar për të bërë punë shkencore me prova klinike. Përgatita dosjen dhe i komunikova të lutem na ndihmo ti bëjmë kartelat elekoktrine. Kaq munda kaq bëra për atë institucion.

E ndjeni veten fajtore?

Alketa Pere: Personi që është stresuar më shumë në këtë proces jam unë, se jam para pacientëve.

 

Lini një Përgjigje