E para fasadë me krion realizuar në vendin tonë, arkitektja shqiptare mes finalistëve në konkursin ndërkombëtar PIPA

10 Shtator 2024, 09:17Sociale TEMA

E para fasadë me krion realizuar në vendin tonë, arkitektja

Një arkitekte shqiptare mes më të mirëve në botë. Është fjala për arkitekten Besiana Seraj e cila garon tashmë për vendin e parë në edicionin e tretë ndërkombëtar të PIPA Porcelanosa International Project Award. Me Chic Boutique Hotel& SPA në qytetin e Vlorës, arkitektja Seraj është klasifikuar mes finalistëve në kategorinë e fasadave si pjesë e studios Stile Progetti Associated. Si një studio shumëdisiplinore në fushën e arkitekturës Stile Progetti operon me dizajne arkitekturore, strukturore, ndriçimi apo konstruksione, ndërsa në bazë të fliozofisë së saj qëndron inovacioni.

Fasada e projektuar nga Seraj është e para në Shqipëri dhe e dyta në Ballkan, që realizohet me materialin inovativ krion. Një simfoni e origamit dhe krionit. Është kjo karakteristika e kësaj fasade të veçantë e realizuar me materiale dhe teknika që respektojnë natyrën duke krijuar një tërësi që jep idenë e frymëmarrjes.

Ndërkohë ngjyra e saj e bardhë vjen në një kontekst historik dhe kulturor që lidhet me Mesdheun dhe e vendosur në një vend bregdetar respekton dizajnin e traditës duke lejuar interpretime moderne. Sipërfaqja e bardhë e reflekton dritën duke e bërë ndërtesën më të freskët në ditët e nxehta të verës e njëkohësisht duke ndihmuar në efiçencën e energjisë.

Ndërkohë, objekte të tjera që janë klasifikuar në kategorinë e fasadave ku është renditur edhe hoteli shqiptar janë: Unipol në Itali, Tour D’orgue në France (Konservatori i Parisit) dhe the Brussels University Hospit al – MTB në Belgjikë.

Sikurse shihet edhe në faqen zyrtare të aktivitetit, nën temën “EARTHCRAFTED DESIGNS”, qëllimi i këtij eventi është të inkurajojë kreativitetin dhe ekselencën në dizajnet arkitekturore, të promovojë lidhjen natyrale mes materialeve dhe teknikave që e transformojnë çdo hapësirë në një vepër arti. Ceremonia e PIPA do të mbahet në datat 11- 12 Shtator në Milano.

4 Komente

  1. R
    Realisti

    PSE nuk Ka komente tek ky artikulli? te dashur shqiptar sa me shume komente dhe reagime kemi ndajt artikujve kobtraverse aq me shume prej tyre mediat do te botojne sepse sic ua kemi mesuar ne konsumatores ngjarjet kontraverse, kriminele, the cuditshme, te jashteligjshme dhe qe shkelin normal sociale, morale etj si keto shesin dhe shesin shume dhe shpejt. Nderkohe ke nje artikull qe tregon SE Ka njerezve te talentuar ne Shqiperine tone te Vogel qe mund te bejne gjerat interesante ( ne kuptimin me te mire te fjales ), ky eshte lajm qe nuk shkakton stress, nuk te Ben te ndjehesh qe cdo gje po shkon drejt shkaterrimit dhe serish nuk Ka shume regime dhe supozoj as shume klikime. Nese Ka me shume lajme qe nuk na pelqejne eshte sepse edhe pse ne pergjithesi themi qe nuk na pelqejne por ne faktet ato Jane lloji I lajmeve qe lexojme me shume dhe komentojme me shume. Nese ne tregeti votojme me portofolin tone, ne media votojme me klikimem pra me nje perqindja shume the larte eshte ne doren tone se cfare publikojne/transmetojne mediat

    Përgjigjjuni
    1. W
      Willy Mass

      Sepse eshte nje bullshit.. nje kopje banale. Zero innovation sepse eshte bere dhe sterbere dhjetra here kjo fasade ne shume projekte. Krion material I ri !?!? Give me a break. Nikolino I porcelanozes kja nja 5 vjet qe pluhuros makinerine per molding. Mjere investitori qe ka lene qimet e kokes, gjoksit edhe b....rrofte Rhino me Grasshopper .

      Përgjigjjuni
    2. E
      Era

      Vlora qyteti i njerzve të zgjuar,fitoft arkitektja Seraj.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linda Surrelit

        O "komentuesi realisti, Meroisti Mallisti, patronazhisti, socialisti". Merua ka harruar te telefonoje patronazhistet, per komente .Sepse ky mall riciklimi plehrash, ka qene gjithmone vigjilent, per te komentuar dhe per te share komentuesit kundra Qevedhise se psikos Surrelit .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje