
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, është ndjerë keq gjatë një vizite në Voskopojë dhe menjëherë ka mbërritur në Tiranë me helicopter, ku i është nënshktruar një ndërhyrje në zemër.
Ekipi mjeksor i Spitalit Amerikan 3, ka bërë të ditur për mediat se ambasadorit ukrainas i është vendosr një stent, pasi ka pasur një infarct miokardi në zemër.
Në njoftimin për shtyp, ekipi mjekësor i Spitalit, thekson se “Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov, iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje urgjente kardiologjike në Spitalin Amerikan 3. Pas paraqitjes në Urgjencë dhe diagnostikimit me infarkt anterior te gjere te miokardit .
Pacienti iu nënshtrua me urgjencë Koronaroangiografisë dhe më pas ndërhyrjes PCI – Angioplastikë Koronare me vendosje stenti, e cila u realizua me sukses nga ekipi ynë i specializuar. Aktualisht pacienti po vijon trajtimin nën kujdes intensiv në Reanimacion.
Spitali Amerikan 3 falënderon për besimin dhe vlerëson përkushtimin e ekipit mjekësor të Kardiologjisë me ne krye Dr Bekim Jata, kardiologun intervencionues Dr Diamant Lulaj dhe Kardiologen , Dr Almenda Zaka, ekipin e Anestezi–Reanimacionit me ne krye Dr Gentian Huti dhe anestezist-reanimator Dr Amarildo Hidri , si dhe stafin infermieror të përfshirë në këtë trajtim. Reanimator-anesteziste Dr Ervisa Abdyli - dhe ekipin e Urgjences”.
një vendosje Stant nuk është operacion ne Zeme. futet nëpërmjet damarëve, dhe eshte gjeja me e lehte , mbase ambasadori e ka gruan e re dhe nuk i rekomandoj te beje sek me shume se një here ne jave
Zoti eshte I madhe
Nuk arrij ta kuptoj se per cfare falenderimi ka nevoje ketu, kjo eshte nje nderhyrje rutine qe behet pas cdo infarkti, vendosja e stentave, nderhyrja behet me nje kateter, vendoset stenti, mbahet ne observacion 2 dite dhe pastaj pacienti dergohet ne shtepi. Eshte nje procedure qe behet mbi dhjetra here ne dite ne spitale te ndryshme. I uroj kolegut tim nje sherim te shpejte dhe pa pasoja ne te ardhmen