
Rreth 10 mijë mjete përshkojnë çdo ditë aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë, ngarkesë e cila, përpos trafikut në zonat e banuara jo pak herë është bërë burim aksidentesh fatale.
Nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës në disa segmente dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera, është mirëpritur nga banorët.
“Rruga aktuale ka trafik dhe ka pasur aksidente shumë. Për fshatin tonë është një punë shumë e mirë, që u spostua rruga e nisën punimet”, shprehet një banor.
Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli.
“Në segmentin më të vështirë kemi ngritje të relievit me 10 metra. Kalojmë në lartësi ngjitur me Murrashin e Sipërm dhe një tunel diku një kilometër, e pastaj vazhdojmë me dy ura të tjera”, u shpreh Evis Berberi, drejtor i ARRSH.
Rruga e cila pritet të përfundojë në vitin 2027 lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë etj. Ndërkohë për të evituar bllokimin e Elbasanit nga trafiku pritet që në muajt e verës të përfundojë projekti për By Pass-in e Elbasanit.
“Kjo ndërhyrje ishte e rëndësishme pasi të gjithë ata që përdorin këtë segment e kanë parë se sa e ngarkuar që është”, shtoi më tej Evis Berberi, drejtor i ARRSH.
Aktualisht po vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike në luginën e Lumit Shkumbin pranë fshatit Xibrrakë.
Prite kur Rama te vendosi cmimin 1 miliard dollare per keto 20 km rruge Se ky eshte nje rast i mire per hajdutin Kryeminister
Në Shqipëri berberi merret me rrugë !!! Pe Leshi kish dy zanate: berber dhe rrobaqepës U bë minister bujqësie!! Me lekët e pesticides radioactive qe shiti si minister bleu Prespen bashke me Liqenet dhe ndertoi ne Tirane Megafermën "per te mbesen". Si minster mbrojtje punoi me tru. Privatizoi cdo gje me vlere ne Korçë dhe punoi me cash. Big time!