Emigrantë në Vlorë, nxënësit nga Moldavia dhe Bjellorusia mësojnë në Shqipëri

25 Shtator 2022, 20:57Sociale TEMA

Emigrantë në Vlorë, nxënësit nga Moldavia dhe

Ajo është nxënëse në klasën e tetë në shkollën Avni Rustemi  ku ka mësuar shumë mirë edhe gjuhën shqipe në fare pak kohë.

Prindërit e Mashës kanë hapur një agjenci turistike ndërsa vëllai studion në shkollën e mesme tregtare në Vlorë.

Masha nuk është e vetmja nxënëse nga ish republikat sovjetike që jeton në qytetin bregdetar. Ajo është shoqe me Uljanën nga Bjellorusia që mëson në të njëjtën shkollë bashkë me të vëllanë Platonin.

“Mua më pëlqen Vlora. Kam katër muaj këtu dhe po mësojmë gjuhën”, tha Platoni.

“Nxënësit janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë të mësojmë gjuhën Shqipe”, u shpreh Uljana.

Nxënësit nga lindja e ndjejnë veten shumë mirë në shkollën shqiptare dhe tashmë u duket sikur janë në vendin e tyre.

Familjet nga Moldavia dhe Bjellorusia që kanë emigruar në Vlorë ku si fillim kishin kaluar pushimet janë të kënaqur me jetën e re dhe thonë se nuk duan të ikin më nga qyteti bregdetar.

2 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Po nga Bjellorusia kane ardhur shume ne Vlore gjate Kovidit vinin ne plazhin e Vlores dhe sic duket ketyre ju ka pelqyer dhe po jetojne aty se jane edhe larg luftes se Ukraines edhe qytet bregdetar eshte Vlora , qe te shkojne ne plazh ne behar Dhe jane ne regull

    1. K
      Komunisti skandinav.

      Jane te gjithe ruse. Jane kthy te marrin nëndetësen 105. Skeni pa gje akoma

      Lini një Përgjigje