Ia ‘trashëgoi’ i ati, historia e 18-vjeçarit nga Berati që punon si hidraulik: Është punë e bukur, kur e ke pasion

24 Shtator 2022, 19:19Sociale TEMA

Ia ‘trashëgoi’ i ati, historia e 18-vjeçarit nga Berati

Ervini Bakeri është 18-vjeç dhe nuk ka kohë për të humbur. Që në mëngjes e takojmë teksa mban çantën e punës, rrugës për në një apartament ku do kryejë riparimet hidraulike.

I ati, një zanatçi i njohur në Berat e ka marrë me vete të birin që kur ishte 3 vjeç. Ndërsa që në moshën 14-vjeçare Ervini ka marrë çelësat e punës në dorë.

"Që në moshën të vogël! Ka 3-4 vite që e ushtroj dhe vetë. E kam përfituar nga  babai, por e ushtroj dhe vete e kam marrë certifikatën për hidraulik. Zakonisht më marrin klientet ne telefon dhe shkoj kryer riparime. 

Është shumë e bukur të punosh kur e ke me pasion nëse nuk e ke është e vështirë. Po të rrish në kafe domosdo s'ke të ardhura dhe do kërkosh nga të tjerët", tregon Bakeri për Report TV.

18-vjeçari ëndërron të bëhet sipërmarrës në fushën e punimeve hidraulike brenda ose jashtë vendit.

"Synimi im është të vazhdoj profesionin në vendin tim e hidraulikut të krijoj një skuadër pune ose këtu ose jashtë vendit", rrëfen ai.

Ervin Bakeri ka kryer gjimnazin në Berat, paralelisht dhe një kurs për hidraulik, ndërsa këtë vit ka fituar të drejtën e studimit për Infermieri. Në tetor nis fakultetin, por thotë se nuk do të heqë dorë nga profesioni i hidraulikut.

2 Komente

  1. K
    Kjo eshte krenari , Ju lumnte Babait tuaj..

    Te lumnte kudo qe te jeshe ,si aty apo dhe jashte ,do jeshe me i nderuar me kete Prefesion...Zoti te ndimofte .. Lum ata Prindrr qe te kane,dhe Ajo shoqeri qe Jeton se meson dhe do jeshe gjithmone shembull.. Suksese

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      Me zanat nuk ngelesh kurre pa pune Je dhe inderuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje