Vranësira në veri, kthjellime në pjesën tjetër të vendit: Ja parashikimi për fundjavën

24 Shtator 2022, 10:02Sociale TEMA

 

Vranësira në veri, kthjellime në pjesën tjetër të

Fundjava në vendin tonë do të jetë me mot të kthjellët, por nuk do të mungojnë disa kalime vranësirash, sidomos në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.

Në tre ditët në vijim, sipas MeteoAlb, do të ketë rritje temperaturash, ndërsa nga fillimi i javës që vjen do të rikthehen reshjet e shiut.

Lini një Përgjigje