Albawings dhe Boeing, një përvojë unike në Tiranë

23 Shtator 2022, 12:22Sociale TEMA

Albawings dhe Boeing, një përvojë unike në Tiranë

Me pjesëmarrjen e palëve të interesit  në industrinë e aviacionit, për herë të parë në Shqipëri, në datat 20-22 shtator, kompania Boeing organizoi evente, ku u ndanë eksperiencat dhe u identifikuan potencialet e zhvillimit të mëtejshëm të industrisë. Në ditën e parë, u organizua një seminar ndërveprues, i dedikuar vetëm për stafin e Albawings

Tre ditë dinamike mes profesionistëve të aviacionit, përbënë ngjarjen e parë në llojin e saj nga Boeing në Shqipëri.  Një seminar i dedikuar dhe ndërveprues, u zhvillua nga Boeing vetëm me stafin e Albawings, në datën 20 shtator. 

Ditët në vijim seminari vazhdoi me përfaqësues të kompanisë ajrore Albawings përfaqësues nga Autoriteti Aviacionit Civil, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës e palë të tjera të interesit ku u diskutua rreth parashikimit të industrisë së aviacionit në Evropë dhe Shqipëri për dekadën në vazhdim. 

Kompania ajrore Albawings është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve dhe lehtësirave për pasagjerët e saj, gjatë gjithë eksperiencës. Ofrimi i një standardi të lartë në shërbime, kryhet nga një staf i kualifikuar dhe arrihet nëpërmjet investimeve të kompanisë në përgatitjen e vazhdueshme dhe mirëqenien e të gjithë punonjësve të saj. 

Albawings është e vetmja linjë ajrore shqiptare që ka në flotën e saj avionë Boeing, e cila është kompania më e madhe në botë në industrinë e shërbimeve të hapësirës ajrore. Boeing njihet si ofruesi kryesor i avionëve komercialë, sistemeve të mbrojtjes, hapësirës dhe sigurisë të shërbimeve globale. Së shpejti kompania ajrore Albawings do të shtojë e rinovojë floten e saj me avionë  të tjerë Boeing të gjeneratës së fundit. Gjithashtu, Boeing është një kompani e përkushtuar të investojë për personel të kualifikuar, duke inkurajuar zhvillimin e çdo individi të kompanisë.

Kjo është panorama dhe fryma që bashkoi kompanitë Boeing dhe Albawings në 20 shtator, në Hotel Plaza në Tiranë dhe solli këtë seminar të personalizuar. Fokusi u vu në një analizë të ekosistemit të aviacionit dhe zgjidhjet e duhura të marketingut, për të ofruar një përmbushje të nevojave të tregut, por edhe duke adresuar problematika të ndryshme. 

Gjatë seminarit, u diskutua mbi rëndësinë dhe vlerën e markës, si një element kyç i diferencimit në treg, që rrit përfitimet dhe qëndrueshmë e Albawings. Seminari i dedikuar për vendim marrësit dhe punonjësit, trajtoi ndikimin dhe potencialin e rritjes së vlerës së markës dhe marketingut të kompanisë. Markat efektive, me një identitet të qartë dhe të qëndrueshëm, nxisin vetëdije më të plotë te pasagjerët, duke krijuar përvoja të qëndrueshme, të vlerësuara dhe unike. Por më parë, ky ndërgjegjësim duhet të jetë i plotë te secili punonjës i kompanisë.

Ndaj, në një format shumë ndërveprues, duke eksploruar mbi koncepte si strategjia e markës, reputacioni, diferencimi, vlerat, personaliteti, premtimi i markës, seminari prodhoi një përvojë të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit. 

Ndarja e eksperiencave me ekspertë të fushës, si dhe një ndërgjegjësim edhe më i plotë për vlerën e markës dhe marketingun e Albawings, përforcoi potencialin e plotë të kësaj marke, jo vetëm si detyrë e një departamenti marketingu, por si dedikim i përditshëm i çdo punonjësi.  

 

1 Komente

  1. A
    Anna

    Cfare do te thote kjo,qe nuk po falimenton Albawings?Ishalla

    Lini një Përgjigje