Në një intervistë për gazeta “Sot”, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, hedh dyshime mbi personat që e rrethonin Myftarajn gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, duke theksuar se bënte pesë emisione në jave dhe nuk ishte ankuar asnjëherë, ndërsa menjëherë iu shfaq tumori në tru.
“Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër. E ndoqën nga pas dhe i futën një çip malinj në tru”, kështu shprehet Violeta.
Më tej, ajo vijon duke qenë më konkrete në akuzat e saj se djalin ia kanë vrarë:
Flitet për vrasje. Po! Dhe çuditërisht autori i këtij shkrimi ishte B.M. Them çuditërisht, se ky njeri, që kur filloi punë Kastrioti te televizioni Ora News, i është qepur si rrodhe. Nuk kishte ditë që nuk e merrte ne telefon tim bir madje kishte raste edhe disa herë dhe gjithmone ne te njëjtën ore 10 e gjysëm deri me 11 te ditës në piskun e vapës. Sa here që binte zilja e telefonit në këtë orë, i cili ishte gjithnjë mbi tavolinë, shfaqej ne ekranin e telefonit emri B.M! Parandjenjat jane te çuditshme. Nuk e di pse kisha nje ndjesi të keqe kur shikoja këtë emër në telefonin e tim biri.
Por pas deklaratës dhe akuzave që nëna e gazetarit ka bërë gjatë intervistës ditën e djeshme, ka ardhur edhe një reagim nga gazetari Bejdo Malo, i cili kishte qenë shok me gazetarin e ndjerë Myftaraj. Malo në shkrimin e tij jep detaje rreth njohjes me gazetarin e ndjerë, dijeninë mbi sëmundjen e tij dhe miqësinë e tyre.
Reagimi i plotë
Një përgjigje e detyruar për “intervistën” e nënës tij në gazetën Sot të datës 22 shtator 2022.
Nuk po merrem se ç’far ka shkruar ajo. Po tregoj të vërtetën absolute pa doreza e cila konfirmohet katëcipërisht nga dëshmitarë okularë dhe nga zbardhja e çdo tabulati të komunikimit tëm me të ndjerin Kastriot Myftaraj në celular të cilat kompania vodafon i ka dhe organet e drejtësisë mund ti marrin kur të duan.
Po e filloj nga takimi fundit me të
Një miku jonë në fillim të korrikut më ka thënë se i ndjeri Durim Ylli miku im i ngushtë, është nisur në Itali urgjent se është me kancer. I kam shkruajtur Durim Yllit dhe kam marrë përgjigje që u operova dhe do kthehem në Shqipëri. Ka ardhë rreth datës 20 qërshor 2022. Më datën 23 qërshor 2022, i kemi telefonuar dhe Kastriotit unë dhe Arben Rrozhani që të shkojmë tek shtëpia e Durim Yllit për ta parë.
Kastrioti na tha që nuk vi, pasi kohët e fundit kishte bërë disa shkrime denigruese për të dhe familjen e tij dhe zotin Moisiu. Shkrimet janë tek faqja zyrtare e Kastriot Myftaraj në fb ashtu siç janë dhe mijëra shkrime të tjera të tij por dhe emisionet Ju flet Moska. Nëna e tij bën mirë ti lexojë se qartësohet. Kastrioti në vapë nuk para dilte, dhe muajin korrik ka dalë shumë rrallë. Kemi shkuar tek shtëpia e Durim Yllit unë dhe Arben Rrozhani dhe kur jemi kthyer tek Grandi, ka ardhur Kastrioti dhe na ka pyetur a shkuat dhe si ishte gjendja. Pasi kemi pirë kafe jemi ndarë sejcili për në shtëpinë e vet. Ky ka qënë takimi fundit. Më datën 26 qërshor 2022, më ka dërguar mesazh në ëhatcApp dhe më ka pyetur ç’bën. Jam në Durrës i kam thënë. Unë jam në spitalë më tha, do bëj një ndërhyrje të hënën me doktor Mentir Petrlën nuk është ndonjë gjë e madhe dhe do dal.
Menjëherë kam marrë në telefon Ervin Brahon dhe Gëzim Salillarin dhe u kam thënë Kastrioti do bëhet operim. Merreni në telefon dhe ndihmojeni. Të dy miqtë e kanë marrë në telefon dhe zoti Ervin Braho më ka thënë që fola dhe më tha Kastrioti deri tani s’më kanë thënë për lekë, por çfardo që ti duhet do ta ndihmoj unë. Operacionin më tha Kastrioti e kam të hënë. Më ka marrë ditën e martë dhe më ka thënë që e shtyva për të enjten. Ditën e shtunë të asaj jave më ka marrë dhe më ka thënë: “ Nuk do ta kryej operacionin se desh më morën doktorët më qafë do më operonin për tumorr lesinje në kokë me çarje. Po kjo që kam unë më tha shërohet me ilaçe”. Ok i jam thënë të shkuara.
Ky ka qënë komunikimi i fundit deri ditën e enjte 7 korrik kur më ka rënë telefoni dhe më ka marrë një miku jonë bisnesmen që pinim shumë kafe bashkë, unë kam qënë duke pushuar në shtëpi në Kombinat dhe më ka thënë :” Qysh na e bëri Kastrioti kështu hap televizorin e shikoje”. Jam pikëlluar shumë. Po miqtë e mi e dinë që unë nuk shkoj as në spitale as për njerzit e familjes time dhe shumë rrallë në varrime. Për varrimin më ka treguar një ditë më pas në kafe Dorian Nepravishta tek kafja Delight ku unë çdo mëngjes pi kafenë e lexoj gazetat. Me Kastriotin takoheshim gjithmonë po gjithmonë ama tek kafe Grandi. Kush mbrrinte më parë lajmëronte në telefon. Ku je mbrrita unë. Po jo ditë për ditë një dy herë në javë se ai rrinte tek kafe Evropa.
Përgjithësisht merrte ai me atë shprehjen e tij. “Nga je mo”. Tek Grandi shumë rrallë qëllonte të ishim vetëm unë dhe Kastrioti, gjithmonë tavolina ishte mbi pesë veta. Rrinim një orë dy orë dhe ndaheshim sejcili në punë të vet në orën 12.30. Ishte taksative. Kur vinte Ervin Braho gjithmonë më thoshte kur se gjente Kastriotin tek Grandi merrr në telefon të vijë tu jap një drekë. Unë dhe i ndjeri Kastriot përgjithësisht nuk kishim para dhe nuk hanim dot dreka. Deri para një viti shkonim tek restorant “Rosa Blu” tek rruga e Kavjës dhe na jepte drekat zoti Kujtim Kapollari, madje kur s’ mundej vetë uleshim pa të. Dhe kur harronim ne na ftonte Kujtim Kapollari dhe tavolina bëhej me disa vetë. Por vitin e fundit për shkak të gjygjit të Kastriotit me Zotin Vladimir Kosta na braktisi zoti Kujtim Kapollari.
Shkak është bërë miku jonë Robert Papa që bënte emisionin tek tv Koha dhe ishim shpesh të ftuar. Na pëlqeu miqësia dhe na bashkonte Berti gjithmonë ose tek Grandi ose tek Lokali i të ndjerit Durim Ylli që e kishim si shtëpi, hanim pinim raki Kaçi se unë s vë asnjë lloj pije në gojë. Por para shtatë muajsh Kastrioti një ditë të shtune ishte ndjerë shumë keq dhe kishte marrë për ndihmë Gëzim Salillarin i cili e kish ndihmuar të shtrohej tek Spitali Amerikan. Pas një jave kur ka dalë nga spitali, ka ardhë tek Grandi dhe na ka llafosur. Kafen na e kanë dhënë tek Grandi dy miq bisnesmenë të cilët vinin shpesh. Më saktë Luigj Kastrati miku që më ka marrë dhe për gjëmën e Kqstriotit. Aty Kaçi na ka shpjeguar se kishte shpëtuar nga vdekja për një fije. Kishte hequr 14 kile ujëra dhe ndërhyrjen ja kishin bërë falas. Këtë ma tha me gojën e tij. Qënka treguar fisnik Klod Allajbeu i thashë. Pas vdekjes së Kaçit miku jonë bisnesmen më tha që ja kam sponsorizuar unë lekët e operacionit dhe të qëndrimit në spitalë ja kam nisë në nr llogarisë spitalit. Mos i thashë më ke marrë më qafë se unë e kam shkruajtur që ja bënë falas.
Për hir të së vërtetës për shkrimet që bënte Kaçi, për guximin, për atë që shkruante ka pasur shumë gjyqe. Të gjithë e dinin. Me Kaçin rri pi kafe por mos u çudit kur ta gjesh veten në shkrim. Kur fillova emisionin tek Shijak Televizion në vitin 2017 Kaçin e mora për herë të parë dhe e mora dhe 100 herë të tjera. Në vitin 2018, Ylli Rakipi ishte drejtor i Ora Neës dhe donte të bënte një post editorial ndryshe me Kaatriotin 15 minuta. Nuk e realizuan se Ylli Rakipi ndërroi tv. Durim Ylli i tha Ylli Ndroqit dhe ai e pranoi duke krijur dhe emisionin Ju flet Moska. Gjetën hymnin e Rusisë, kapelet e admiralëve tek një oficer tek Tirana e re. Në 2019 shkova tek Çanel One. Kur unë shkoja të martave të premteve Kastrioti kishte mbaruar emisionin dhe e gjeja tej dera e furgonit duje ikur për shtëpi. Takoheshim rrallë në emisionin e Artur Zhejit 360 gradë shpesh si të ftuar por gjithmonë ishim mbi gjashtë veta. Çanel On u mbyll unë ika tek Fax neës.
E ftoja Kaçin në emision shpesh deri sa ma ndaloi pronari që s’jeton më. Por përsëri mbetëm miq se e sqarova dhe pinim kafe tek Grandi. Vetëm paradite dhe s’ja dija as shtëpinë, dhe as gjë tjetër vetëm ç’na thoshte ndonjë gjë tjetër. Më datën 8 korrik 2022, pasi ndërroi jetë kam bërë një shkrim me titullin. “Një jetë plot dhimbje”. Për të dhënat i jam referuar zotit Dorian Nepravishta për fëmijërinë, për gjyshin e tij për nënën e tij dhe deri sa e kam njohur. Pjesën e njohjes me të e kam shkruajtur me ato që dija. Nuk e kam botuar. Ja kam nisë në WhatsApp zotit Ylli Ndroqi dhe ai e ka botuar pa i thënë që botoje si diçka private. Por ai si njeri që kishte përjetuar vdekjen e vëllait tij për kontributin që kishte dhënë Kaçi për televizionin bëri botime nga të gjithë të njohurit e tij. Vuri dhe sms time. Nuk e di kush portal e ka marrë. Sms ka qënë pa autor thjesht shkrim informues. Këtu lind dhe mllefi akuzat revoltimi dhe shkrimi i nënës së Kastriotit për mua. Në shkrim nëse është intervistë e saj se unë kam bërë padi në gjykatë shkohet shumë larg. Janë thënë aqë marrëzira sa si kap imagjinata.
Punë e saj dhe atij që e ka botuar. Ajo e shkroi me B.M. Ndërsa Ylli Rakipi tek faqja “Të Paekspozuarit” shkroi që akuzon Bejdo Malon për vendosjen e çipit vrasës në tru. E mirëkuptoj e ka bërë pasi ka parë shkrimin tek Gazet Sot dhe më tha një marrëzi dhe jam tallur. Në të vërtetë i kam hyrë në hak disa herë Yllit dhe gjëj rastin për ndjesë. Nënës së Kastriotit i kërkoj ndjesë që kam marrë të mirëqëna thëniet e një miku tim Dorian Nepravishta për martesën e saj, për sëmundjen e Kaçit, për babanë e tij, por u binda se i dëgjova ato që kam shkruar tek sms që i dërgova Ylli Ndoqit, tek emisioni Zona e Lirë nga zoti Ilir Kulla. Po ta shikosh intervistën e zotit Ilir Kulla një ditë pasi është varrosur Kastrioti dhe sms time për Ylli Ndoqin janë njësoj. Kur i dëgjova nga Doriani dyshova pakë por kur i dëgjova tek tv Klan, besova dy herë.
Besova shumë tek Ilir Kulla se ai e njihte më mirë se cilido dhe kishte bërë shumë biseda familjare. Edhe Kastrioti i besonte dhe e vlerësonte shumë. Këtë ma kish shprehur shumë herë. Le ta shikojë intervistën e Ilir Kullës dhe do ndryshojë nëna e tij mendim dhe për mua. Unë e mirëkuptoj se është nënë dhe dhimbja ishte pa kufi. Zonja Violeta dhe pse njihemi dhe s’të kam takuar dhe parë kurrë unë kam qënë mik i sinqertë, i vërtetë dhe pa hile për Kastriotin. E di gjithë Tirana dhe Shqipëria. Dorian Nepravishta një mik shumë i mirë i Kaçit ato që kam shkruar mi ka thënë në prezencë të Ervin Brahos, edhe tek kafe Delight, tek rruga e Kavajës dhe tek Xha Barka tek stadiumi Dinamo ku kemi qënë vetë i pestë. Për portale të tjera s’di gjë. Po çudi si paska lexuar vetëm sms time për Ylli Ndroqin dhe s’ka lexuar miliona shkrime nëpër portale dhe media që janë 1000 herë më denigruese për Kastriotin e saj.
Mos vallë është dora dhe skenari i Kastriot Frashërit. Dyshime kam të vertetën se di. Kam thënë të vërtetën absolute me betim në këtë që kam shkruar. Zoti të më ndëshkojë nëse kam shtuar qoftë dhe një presje nga e vërteta. Shtoj dhe një fakt që Kaçi shtëpinë e kishte të ruajtura me kamera këtë ma konfirmuar dhe vetë Kaçi dhe Dorian Nepravishta. Drejtësia le ti zbardhë të gjitha tabulatet e komunikimit tim me Kaçin, ti vërtetojë për saktësinë, ndërsa për nënën e tij i them që të marrë kartelën e shtrimit të Kaçit tek Spitali Amerikan para shtatë muajsh por dhe kartelën e shtrimit të tij tek Neurologjia, dhe jam i bindur që doktor Mentor Petrela s’gabon kurrë. Po ka gjetur ndonjë çip vrasës në trurin e Kaçit le ta publikojë se i ka bërë disa skanera. Po ashtu dhe akt-ekspertiza e vdekjes së tij nga ana e Prokurorisë besoj se është shumë e detajuar e qartë që s’lë vend për akuza dhe aludime as nga nëna e Kastriot Myftaraj dhe as nga unë. Betohem se këto që thashë janë një mijë për qind të vërteta. Ndjesë për të gjithë ata miq që u kam përmendë emrin por sinqerisht ka qënë e domosdoshme për të arritur tek e vërteta.
më në fund e kuptuam se nuk paska vetëm " ndoqën nga pas dhe i futën një çip malinj në tru”",çipe të mirë(beninj),por paska dhe çipe të këqinj(malinj)!me siguri bill gejtsi mban dikë me hatër!! kjo nu k më pëlqen fare,por fare,fare!si thotë i madhërishmi braç nervasteniku!!
Bejdo gazetar...?! Pu pu pu pu pu... Enver çohu se nuk mban më ujë pilafi. Hap prapë Hostenin se nuk paskemi ditur as si të argëtohemi e as si të korrigjohemi
Bejdo është një fshatar pabuks dhe injorant që pëe herë të parë ka dalë nga fshti për në Tiranë në vitin 1995. Ka lënë dhitë në vathë dhe ka ikur hfshehurazi nga prindërit e tij . Ata e dinin refugjat në Greqi dhe ky maçok kërkonte punë në Tiranë. Nuk e di se kush i dha një copë bukë dhe ky si skuth e spiun që është , i ngjiti shkallët e karierës në TV Shijak dhe u bë një spiun extra për agallarët e tij .Kështu e ka shtyrë jetën në Tiranë kjo monstër gazetarie , po nga më të neveriturit. Dyshimet e nënës kastriotit të ndjerë , duhen vlerësuar e marrë në konsideratë.
Unë një gjë di që po qe se ke vajtur për intervistë te Bejdo atëherë je 5 gishta më poshtë se ai... dhe vetëm sytë të dalin mbi baltë. Shpresoj që zyrat ku punon Bejdo të kenë edhe dushe për Bejdon dhe të ftuarit loqe të tij.
E morret vesh se kushjanë gazetarët tanë? Po keni mendje në kokë vazhdoni ti lexoni.
Shikoni mire ate gjergj thanasin dhe iranianet e tij…
Te Ora News eshte nje gazetare me emrin Alketa qe i pallon vajzen Ylli Ndroqi dhe ajo moderatore ne kete tv. Televizion mjeran
O B.M (ndoshta Beqir Meta) pse ia vure cipin Kastriot Myftarajt dhe jo S. B-se?!
Bejdo ik lahu se vjen era zylyf.
Ore po keta qenkan te gjithe me te meta mendore, qe ishte i ndjeri e dinim te gjithe por qe paskan qene si familje dhe si shoqeri gazetaresh idiote qe sqarojne se i kane fut apo jo Kaçit “ çip beninj “ne tru ! O Zot I Madh, meshirona , çfar te ka bere Shqiperia e shkrete qe eshte mbushur me psikopat, idiot e injorant!
Nuk ësht mbushur , po ata kan mbet e ata u duhen . Debila që bëjn llogje kot per nji kafe
Bo bo bo çfarë lexova me të vërtetë të gjithë gazetarë llum që i mblidhte Sali krimineli dhe partia demokratike. Këta e bëne llum vendin dhe vazhdojnë akoma më gënjeshtrat e tyre të helmojnë mendjet e njerëzve, të gjithë maskarenjtë, qylsa, bythelepirsa, karierista, vetëm per interesat e tyre personale hanë dhe njeri tjetrin.
Gazetar Bejdo Malo qe mbeshtetet ne tregimet e nje nga thashethemexhinjve me te medhenj te Shqiperise si Dorjan Nepravishta, nje zgjyre qe lahet çdo pese muaj e fabrikon shkrime denigruese per mikun e tij Kastriot Myftaraj qe ishte nga me te diturit e ketij vendi.
Ky Bejdo Malo qenka cope-cope. Analfabet komplet dhe shume trap. Le qe duket qe nga surrati qe ka.
Trap trap e analfabete,por eshte gazetar te drogaxhiu ylli pasmaciu per te shplare trute e gomereve
HAJDE O BEJTO TRAPI,SE NA CAVE HAJDARIN,ME KETO PUNE HAJDARESH.QENKE LODH SHUME,PO DHE KETA QE TE NXJERRIN SHKRIMIN,SHUME GABIM
I kuptoni gazetaret?Njeri me idiot se tjetri.
Juve ju paska vrare perendia si familje dhe fis ne tru te vogel !
Faji eshte i yni, kė votojmė dhe kë lexojmė
Prandaj nuk iki nga Shqiperia se ka aq idiote sa ma bejne jeten e bukur me qyfyre...keto perla nuk i gjen kurkund...gazetare hahahaaaa
Kazan vertet !! Bejdo, Kaci e kompani. Mezi mbanin "dhembet" proteza me buze . Ky Bejdo Malo llapaqen cfare nuk ben per 5 aspra. Shiko si shkruan vetem thashetheme. Cuditem si I ftonte Zheji ne 360.
SA PER SAKTESI BEJDO MALO KA QENE OFICER NE KOHE TE ENVERIT. NJEJT SI ROLAND QAFOKU, ALFRED PEZA, ANDREA STEFANI, ENTON ABILEKA, YLLI MOLLA, YLLI RAKIPI, IRFAN HYSENBELLIU ETJ. KETA JANE MENDER GAZETARET E KAZANIT POLITIK QE DO TE JENE NE FUQI SA KOHE TE EKZISTOJ POLITIKA E QEVERISJA E KAZANIT. KY BEJDO ESHTE QENEF KOMPLET. TURP KUSH JA HAP EKRANIN. BUZET I KA PERHERE TE JARGEZUARA, LSHO 10 000 FJALE NE MINUTE E SI MER VESH KUSH AS NJI GJO, SILLET SI KLLOUN CIRKU JO SI MODERATOR. QYQJA KU THRRET QAMETI O MYSYBET. MKEQ SE ROLAND QAFOKU QE OSH BO DHE DOKTOR.
Bejdo do të jetë dora jonë , ka veshur një kostum të blerë po te dora jonë dhe kapardiset po si disa të dorës tonë që kanë bërë leka dhe shesin pordhë. Po ky Bejdo , ka bërë një mut që të hajë dhe kapardiset kot , si gjeli majë plehut . Mos ja vini re , dora jonë hesapi.
Vertete qe ka qene oficer ky Bejto loqja, po pa shkolle. Eshte bajge komplet! Ky Kastrioti qe u hodh nga ballkoni ishte njeri qe blehej lire. Per ca pare te vogla shpifte ça nuk ta merte mendja! Prandaj kete pune qe beri tani duhej ta kish bere me shpejt, të qerrohej bajga? Prandaj Edi Rama do qendroje sa te kete jete ne pushtet? Sa te kete rrotull keta KAZANE
Ne fakt kur e shikon, duket pak si spiun kukllash ky B.M, nuk eshte cudi qe te fusi dhe cipa malinj ne tru, dallohet dhe nga nxitimi qe ben per te treguar te "verteten". Bejto Malo, te erdhi fundi, trego shoket e tjer qe te kan dhen cipin, drejtesia e popullit do te bjere e pameshirshme mbi ty, more spiun kukllash!!
Bejto Malo, ke bere nje shkrim diletant, si nje femije i klses se dyte, pa bosht, me thashetheme e analfabet! Se kush te quan ty gazetar, nje zot e di! Me kete shkrim, sikur shfaqesohesh, se nuk ja ke bere ti te keqen! Se ti je i paster, dhe te quajne ko fajtor! Pupupu, shfare argumentesh, ke turperuar vehten, asgje me teper!
IRFAN HYSENBELLIU! A ESHTEPRONARI I PANORAMES E PRESTIGJ.....?NUK BESOJ TE KETE QENE KURRE SIGURIMS...
Ilir Irfani ka ken kapter magazinash ne garden e republikes se enverit. Eshte shkollu ne shkollen e mekanikes bujqsore ne Lushnje. Ka qene nxenesi im. Me tap topi e cop e çik sbahet. Si hyni doli ndaj u bo kapter garde.