Ish-mësuesja që shet fruta në rrugë, për të mbijetuar: Arritëm deri aty, sa nuk kishim bukë për të ngrënë

21 Shtator 2022, 18:15Sociale TEMA

Ish-mësuesja që shet fruta në rrugë, për të

Ish-mësuesja e letërsisë, Razie Stafa, sot shet fruta-perime në rrugë, pasi pensioni nuk i del për të jetuar.

Rudina Xhunga ka zhvilluar një intervistë me të.

Rudina Xhunga: Jam me zonjën Razie Stafa që ku nuk e kemi kërkuar. E di sa veta po të kërkojnë, po të urojnë dhe duan të flasin me ty!

Razie Stafa: E di! Ndaj ju falënderoj shumë!

Rudina Xhunga: Çfarë mësuese keni qenë?

Razie Stafa: Letërsi dhe gjuhë shqipe.

Rudina Xhunga: Në cilën shkollë?

Razie Stafa: Unë mbarova pedagogjiken në Tiranë. Sa mbarova shkollën, fillova punë në Selitë të Madhe. Ndenja disa vjet atje. Pastaj vazhdova shkollën e lartë dhe bëja edhe shkollën edhe punën. Në fillim punova me klasa kolektive. 

Ishte e vështirë, sepse duhej dy orë të shkojë e dy të ktheheshe. Pastaj kam dhënë mësim në Bërxullë ku qëndrova për disa vjet. Pas disa kohësh shkova te shkolla Myslym Keta, në Kombinat. Aty punova shumë vjet.

Rudina Xhunga: Po pse thoshte nxënësja juaj ishte mësuese e rreptë, ç’ju bëje nxënësve?

Razie Stafa: I mbaja qëndrim. Nuk bëja dallime, nuk bëja kompromise. Për mua si djali i ministrit edhe djali i fukarait, ishin njësoj.

Rudina Xhunga: I kujton nxënësit e asaj kohe?

Razie Stafa: Patjetër që më kujtohen, por vajzat më shumë sepse kanë qenë shumë studiuese.

Rudina Xhunga: Në çfarë viti e mbylle punën si mësuese?

Razie Stafa: Nuk e mbylla unë, mua ma mbyllën. Ishin vitet e tmerrshme kur plasi lufta civile. Vendi u shkatërrua, shkollat u dogjën, dyqanet, shtëpitë. Mua më kanë lënduar, se isha një grua me halle dhe probleme. Kisha dy fëmijë që i mbaja vetëm me rrogën që kisha si mësuese. Isha e divorcuar, shtëpi nuk kisha. 

Kur mbeta pa punë, nuk dija ku të mbytesha. Arritëm në një pikë aq të vështirë, sa nuk kishim as bukë për të ngrënë. Merrja vetëm 20 mijë lekë të vjetra asistencë. Jetoja në hotel me dy vajzat. Më pas daja më dha një zgjidhje për të shitur në rrugë. Kështu nisa të shisja fruta. Po këtu herë fitoj, herë jo.

Rudina Xhunga: Në këtë rrugë rri gjithmonë?

Razie Stafa: Jo, lëviz, ku të gjej qoshe.

Rudina Xhunga: Nuk të vijnë këto të bashkisë?

Razie Stafa: Vijnë, vijnë. Po edhe më ndihmojnë (qesh).

Rudina Xhunga: Ama i rrite fëmijët duke bërë këtë punë!

Razie Stafa: Po, por me halle shumë.

Razie Stafa: Banoj te rruga Irfan Tomini. Është një shtëpi e vjetër.

Rudina Xhunga: Vajzat jetojnë me ty?

Razie Stafa: Një vajzë është jashtë vendit, ndërsa vajza tjetër punon këtu.

Rudina Xhunga: Ndërsa ti vazhdon punën tënde, shet këtu?

Razie Stafa: Po, po. Unë këtë di të bëj. Ose iki te Liqeni, bëj plazh (qesh). Nuk di si ta përballoj ndryshe stresin e ditës.

Rudina Xhunga: Vijnë njerëz këtu, blejnë?

Razie Stafa: Rastësisht vijnë. Më shumë shkojnë nëpër markete, sepse unë kam pak artikuj, atje i gjejnë të gjitha.

Rudina Xhunga: Të merr malli për kohën kur ishe mësuese?

Razie Stafa: Më merr sepse kam punuar shumë. Libra nuk kishim, unë i jepja me shënime.

Rudina Xhunga: Të shkëlqejnë sytë kur flet për atë kohë.

Razie Stafa: Për nxënësit kam nostalgji shumë. I kam dashur shumë, por edhe më donin.

Rudina Xhunga: Si janë mësuesit sot në krahasim me dikur?

Razie Stafa: Me thënë të vërtetën, mësuesit sot nuk punojnë shumë. Nuk dua t’i lëndoj por shkolla ka rënë shumë. Ne bënim aktivitete shumë. Nga Kombinati i Tekstileve deri në Dajt, ne shkonim me nxënësit në këmbë. Bënim stërvitje, fizkulturë çdo mëngjes, që nxënësit të çliroheshin nga stresi. Sot rrinë gjithë ditën me telefon në dorë. Sot ushqehen edhe keq.

Rudina Xhunga: Po pensioni sa të ka dalë?

Razie Stafa: Tani do të rritet edhe ca, deri te 200 mijë lekë shkon. Por çmimet janë shumë të larta.

Rudina Xhunga: A do t’i thuash diçka atyre që të dëgjojnë, një mesazh për këto ish-mësues, për këto njerëz që kanë mësuar kaq shumë njerëz në këtë vend?

Razie Stafa: Unë kam parim vetëm punën. Njeriu që punon, dheut nuk i rëndon. Po punove je edhe për veten tënde, por edhe për të tjerët.

Rudina Xhunga: Po ai djali polic që kaloi tani kush ishte?

Razie Stafa: Është inspektori i zonës. Vjen e më thotë mos qëndro këtu, është puna e tij. Nuk sillet keq. Po ai ka urdhra nga të tjerët, për të mos na lënë të sheshim në rrugë.

Rudina Xhunga: Po ti si ia bën?

Razie Stafa: Po me mundim. Herë mi kanë marrë, me gjithë karrocë.

Rudina Xhunga: Por ti vjen prapë?

Razie Stafa: Po, vij. Nuk kam çfarë bëj, janë çmimet shumë të larta.

Rudina Xhunga: Ka shumë njerëz që u ke bërë shumë përshtypje dhe duan të të ndihmojnë. Po si të të gjejnë?

Razie Stafa: Kam vetëm një telefon të vjetër dhe këtë numër: 068 2627567.

Rudina Xhunga: Faleminderit shumë! Paç jetë të gjatë!

27 Komente

  1. P
    Plaku

    Respekte zyshes, sigurisht qe nga ish nxenesit e saj, do dali ndonje qe do ta ndihmoje disi.

    1. S
      Sofi

      Si kjo mesuese ,jane te gjithe brezat e mesuesave te asaj kohe.Puna e sakrificat e tyre nuk u vleresuan dhe u dhane nje pension qesharak.Ne kete sistem vleresohen vetem shkelesit e ligjit e jo edukatoret.

      1. p
        pensionisti

        E trishtueshme ,nuk pres asgje nga ky mender shtet e keta llumbetira politikane,por ata nxnenes e nxenese qe kjo mesuesi i ka rritur edukuar e dhene dije dhe qe e kane kapur veten nuk u vjen keq.Turp tu vije

        1. T
          T

          NE kemi pensione te larta per deputet ,per is ministra,Ish k/ministra etj etj etj qe I bien me dore gjith diten e marrin rryshfete majtas djathtas. Per njerezit qe kane punuar ,paguar taksa Tere jeten,u themi ikni vdisni. Jo.per.gje po qeverit Tona te gjitha,po sidomos.kjo e sotmja e.ka hallin te ceshtjet boterore,si ukraina,pse serbi smbijeton dot pa rusine,ballkani hapur,ceshtje terrorizmit nderkombetar, e SE kane mendjen te pensionistet. Ja SA ta marri vesh Rama e Veliaj me shoke,ti japin nje titull kesaj zonjes,e diten tjeter to cojn policet ti marrin.karrocen. Njerez human kemi NE krye...

          1. m
            miku

            Nuk eshte shteti "pensionisti", jo s'eshte shteti; shteti ne kapitalizem ka detyre te baje ushtrine, policine gjykatat dhe TAKSAT. Ato te tjerat po i deshi bytha qeverise apo opozites.

            1. ?
              ????????????????????????

              sa ghynah

              1. E
                E vërteta shqeto

                Nuk ka vdekur njeri për bukë në Shqipëri ka thënë i gjati.

                1. E
                  Emigranti

                  Po moj gazetare dhe ti Sofi ,ne cilin vend te botes del pensioni ? edhe une ketu ku jetoj kam dale ne pension kam punuar 26 vjet ne fabrike ,aq sa me japin nuk me del me paguar rentin e shtepise ,plus drita ,uji per benzin se nuk mund te levizesh pa makine ,siguracioni i makines taksa e rruges ,per tu veshur e per te ngrene ,ilacet jane falas ,ama larg qofte nje vajtje ne urgjence apo shtim ne spital do i paguash koker me koker ,etj nga qe nuk te del te kompeson shteti ne nje ndihme qesharake ,pyesni ndonje te afert ku do qe ti keni a ju del pensioni ?

                  1. K
                    Kuriozi

                    E morem vesh qe nuk te del pensioni po si e ke zgjidhur problemin? Kjo zonja shiska fruta, po ti me cfare merresh?

                    1. E
                      Emigranti

                      Or kurioz ,laj pjatat ne lokal

                    2. E
                      Emigranti2

                      Sakte! Edhe ketu ne nje shtet qe njihet me i pasuri ne bote shumices nuk ju del pensioni dhe qe kane mbi 40 pune. Shqiperia ka me shume problem ne sistemimin e rinis si ne zanate ashtu dhe ne pune.

                    3. A
                      Asd

                      Ka shume mesues qe bejne dy pune per te perballuar jetesen... dhe kete problem nuk e zgjidhi dot asnje qeveri.

                      1. L
                        Lugu gjat

                        Jo. Duhet te jemi realiste,e verteta eshte si drita. Ky sistem eshte projektuar nga maskarenjte nga llumi i shoqerise dhe si i tille favorizon ate nivel njerezish. Njeriu me karakter dhe dije mbetet preja e te ligut. Me faktoni te kunderten.

                        1. K
                          Komshiu

                          Ju qe nuk e njihni Razien, po ua tregoj une. Razija nuk ka dale ne 97 nga puna, por ne 87 sepse u kap ne shkolle duke kryer lesbizem me nxenesen e saj. Vajzat e saj duke filluar nga Bona qe eshte ne Gjermani qe nga 96 ka qene lavire qe shkonte me Selitasit ndersa Ela eshte martuar me nje burre 15 me te madh se vetja dhe vjen shume rralle ose pothuajse fare te emen. Sa per banim, Razija jeton ne nje pallat parafabrikat cilesor ne katin e peste. Per ata qe interesohen adresa eshte: Rruga Irfan Tomini, Pallati 50, Shkalla 1, Apartament 10.

                          1. M
                            Mire qe na e the

                            O Rudina merr informacion e mos bej hartime koti se e verteta qenka ndyshe! Duhet t u kerkosh te falur lexuesve!

                            1. A
                              Anisa

                              Une jam nxenesja e saj dhe me ka dhene mesim ne vitin 1990, keshtu qe mos shpif! Ate e hoqen nga puna se donin te vinin njerezit e tyre, ajo ka qene dhe eshte njeri shume i nderuar, shembullore ne pune e saj, mesuese e dalluar! Ne kemi nostalgji per mesuese si ajo. Cfare ke shkruar nuk ka asnje lidhje me te!

                              1. K
                                Komshiu per replike

                                E nderuar Anisa. Shpresoj qe ky koment te lexohet nga ana Juaj. Une Ju garantoj qe informacioni eshte plotesisht i sakte sepse Razien e kam komshie ne te njejten shkalle ku jeton. Di gjera shume ne teper se sa Ju por qe nuk eshte e hijshme qe te behen publike. Kerkesa ime eshte qe mos shtremberohen te vertetat. Ne sa ka shkruar gazetarja, vetem 10 % jane te verteta. Ndjese per gabimet ortografike nese ka, se mosha ben te veten.

                                1. A
                                  Anisa

                                  mllefin qe mund te kesh shko dhe shkarkoje diku tjeter! njerezit si ty vjellin vrer online se skane me cfare te merren. hajde shendet dhe shiko punen tende!

                            2. P
                              Pensionisti

                              Fajin per pensionet e ulta ne arsim dhe shendetesi e ka Sali Berisha Ramiz Alia qe formuluan ligjin e tille nuk donin te zbatonin formulen qe u takonte kesaj kategorie per ate brez qe e zuri mbas 90 ne pension dhe i gjithe ky bres po vuan me pensionet qesharake.Prandai i bej thirje kesaj qeverie per cfar ka bere i bie bara perseri per keta pensioniste une qe po ju shkruaj kam punuar ne shendetesi deri ne 1995 dhe kam nje pension qeshark 149500 lek te vjetra

                              1. s
                                spartak

                                Ore " KOMSHIU " . Duhet të kesh qenë me dosje qysh herët, sepse paske shumë ligësi në vetvehte. Zoti të mëshiroftë .

                                1. X
                                  X5

                                  O Mero Baze nuk bënë mirë që e boton . Të kësaj natyre ka mjaftë bota dhe shqipëria. Lëreni mësuesen në hallin e vetë se mund ti sillni pasoja të rënda kësaj familje. Mendoj ta hiqni sa më parë nga ky portal dhe të mos vazhdohet më. Nuk i dihet edhe shendeti i sajë.

                                  1. A
                                    Anisa

                                    Mesuese Razije ka qene mesuesja ime. Mesuese e nderuar, e dalluar. Me ka dhene mesim ne vitet e para te demokracise. Ishte e vetmja mesuese qe punonte me nxenesit ne ato vit ku asnje nuk bente mesim.

                                    1. P
                                      Pnsionisti 3

                                      O njeres problemi ketu eshte pensioni qe ngre Rudina dhe jo mesuese Razije mund te ishte nje tjeter mesuese apo doktoreshe i njejte eshte pensioni njerzite te kene kujdes per ato qe ngrejne se nuk eshte gjykate qe te faktohet te ngrene gjera ne menyre paqesore per ndonje zgjidhje pensionista jemi

                                      1. I
                                        Ilir

                                        Respekte per mesuese Razijen, por edhe mesues te tjere qe i kane hequr nga puna ne kohen e demokracise. Mua me ka dhene Letersine, ka qene mesuese shume e mire dhe jo e korruptuar sic u bene te gjithe ne vitet e para te 90s, ndaj edhe e hoqen nga puna.

                                        1. X
                                          X5

                                          Sipas nxënëses Anisa kjo mësuese i ka dhënë mësim shumë të dashur në kohë demokracie. Kështu që ai Komshiu ja fut ka kot së koti se është pushuar nga puna në monizëm në 1986. Megjithatë mirë di të jetë që duhet ta heqin nga portalet pasi nuk do të ketë edhe halle shëndetësore. Mos u merrni me të tilla fukarallëku.

                                          1. ¿?

                                            Pyetja eshte: Kush thote te verteten, Komshiu, apo Anisa?

                                            1. d
                                              dyshuesi

                                              Razia eshte e semure , ka nevoje per kujdes shendetsor te kualifikuar duke e mbyllur ne institucionet e shendetit mendor. Pa asnje diskutim qe mendja eshte sakatlleku me i madh i njeriut. Razia mund te ushtronte mesuesine, ja ashut ne te zeze , siç edhe ben me shitjen e frutave . Me pensionin qe mer nuk eshte e vetmja mesuese pensioniste ne Tirane por jo tegjitha shesin fruta duke u fjalosur perdite me policine bashkiake . Por nese nuk eshte e semure , une besoj se , ajo kerkon te turperoje vajzat e saje per braktisjen qe i kane bere nenes .

                                              Lini një Përgjigje