Epidemiologu Alimehmeti: 3 arsye pse po shkojmë drejt fundit të pandemisë

21 Shtator 2022, 13:11Sociale TEMA

Epidemiologu Alimehmeti: 3 arsye pse po shkojmë drejt fundit të

Epidemiologu  Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia, në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit. “Aktualisht, në të gjithë botën, numrat e të shtruarve në spitale, janë virtualisht bosh. Te ne janë vetëm 6 persona në spital,” tha ai në studion e Ditarit në A2 CNN.


Sipas tij, kjo mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve. “Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera. Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë.

Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi. Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi me sëmundjen, kemi mësuar cilat ilaçet duheshin marrë e cilat jo, ai paniku që e mbani mend, gjatë fazave të ndryshme ku njerëzit pinin ilaçe me grushte që në ditët e parë, pa lënë trupin, imunitetin, që ta mundë virusin, siç do të ndodhte në të paktën 90% të rasteve”.

Megjithatë, sipas tij, vetëm përcaktimi zyrtar i pandemisë është i njëjtë për të gjithë shtetet. “Dalja nga pandemia nuk është e thenë të jetë e gjithë bllok.

Përgjithësisht vendimi është politik dhe social-ekonomik. Këtë nivel dëmi, unë si shoqëri, jam i gatshëm të përballem dhe të bashkëjetoj me të. Pra është njëlloj si duhani. Jemi dakord që ta lejojmë, dimë që shkakton sëmundje”, shtoi Alimehmeti.


Ai shtoi se Shqipëria, fazën akute e ka mbyllur në mars. “Nuk është e rëndësishme sa njerëz pozitv kemi, por sa shkojnë në spital. Sipas shifrave zyrtare, 1 në 9 e kanë kaluar virusin, por në jetën tonë, zor se gjejmë njeri që nuk e ka kaluar të paktën një herë”.

5 Komente

  1. x
    xhaviti

    O Alimemet pse je fut ne foltoren e Alibabes qe ka vetem hajdut, pse e tregon veten qe je "tironc" me pus, carac dhe nje budalle ne shtepi....

    1. T
      Tata

      Po ti xhavit turku,qenke demokrat I flakte,NGA ata nje partiakshit.

    2. G
      Gjon

      Alimehmet mos eshte gje tyrk . Ore A ka ndonje shqiptar me ai vend se vetem emra Turq degjon

      1. F
        Flase

        Une nuk e besoj me kete sepse kur dilte ne tv ne kohen e covidit bente sikur ishte i sinqerte, por thoshte une e bej vaksinen se jam i detyruar se dal jashte , dmth qe ju mos e beni. Pastaj, nje dite e pashe prapa qivurit te Sali Sheqeres duke e shoqeruar ne foltore! A mund ta besoj?! Sa zhgenjehemi nga keto lloj gjallesa "intelektuale"!

        1. w
          www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.t

          Nuk ka viruse.

          Lini një Përgjigje