Efektivët e policisë së Shkodrës, u shtangën këtë të diele, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë.
Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi.
Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh.
Para për të cilat, djaloshi duhet të punojë për shumë kohë për ti fituar. Bujaria dhe fisnikëria e 16-vjeçarit u shpërblye me vetëm 100 euro nga ana e italianit.
Erindi na tregon se në familjen e tij të gjithë janë punëtorë të thjeshte dhe janë mësuar që çdo gjë ta fitojnë me djerse.
I riu gjatë javës vazhdon shkollën e mesme ndërsa në fundjavë punon si ndihmës kamarier në një prej restoranteve në qytet.
Pasditeve stërvitet fort me ekipin e Shkodrës me ëndrrën se një dite do të bëhet portier i madh.
Ne Nje Vend sì Shqiperia ku vlerat jane pertoke ,paska dale dhe nje Djalosh qe Paska vlera edhe pse do ta quajne Gomar.Ky Djaloshi ka me Vlere se Gjithe Politika Shqiptare keto 32 vite.
Bravo cuni qe i dorezoi parate Por une po ti gjeja nuk i dorezoja Nuk me rruhej fare
Respekte per kete te ri djaloshe dhe shume te nderuar Prinderit e tyre qe e kane Edukuar ,,qe vetem djersa e Punes eshte nder ... Zoti te bekofte... Njerez te Ndergjegjshem shperblehen ne Jete nje dite ...
Bravo djalë i nderuar me ndërgjegje të qetë.
Shurraqi Italian 1000€ te pakten Ti kishte dhen, ne itali do ja merrte policia gjysmat e eurove. Zoti e bekoft at flori djale.
Ndjej gëzim të madh se në Shqipëri ka kësi djelmosha të ndershëm! Ky rast më mbushë me optimizëm! Faleminderit djalosh!
Ndjej gëzim të madh se në Shqipëri ka kësi djelmosha të ndershëm! Ky rast më mbushë me optimizëm! Faleminderit djalosh!
Ndjej gëzim të madh se në Shqipëri ka kësi djelmosha të ndershëm! Ky rast më mbushë me optimizëm! Faleminderit djalosh!
kav njerz te mire sa te dush
FISNIKERI DHE PAVLERESIM BRAVO !! DHE TURP TE KETE. PA ATE PORTOFOL KU DO MBYTEJ IL SINJORE ? NE GUSHT ISHA NE SHQIPERI, TIRANE . PASI PIVA KAFE ME KUSHURIREN TIME TEK BAR FLUTURA TEK KOM. PARISIT , NJE BAR MJAFT I KENDSHEM , KONSTATOVA NE OREN 4 TE MENGESIT ORA E ZAKONSHME KUR ME DEL GJUMI SE ME MUNGONTE CANTA .NGA ORA 4 DERI NE OREN 8 KAM QENE NE ANKTH SE NUK ISHA I SIGURTE PER PATENTEN NDERKOMTARE E KISHA ATY APO NE MAKINE . PERFUNDIMI. CANTEN KAMARJERI NJE DJAL I RI E KISHTE GJETUR DHE DORZUAR NE BANAK. NE ATE CANTE KUR E HAPA GJETA DISA DOKUMENTA BANKARE QE NE KETE RAST PER 2 OSE 3 ORE. I SIGUROJA .KAM VAJTUR 3 DITE RESHT PER TA GJETUR E PER TA FALANDERUAR . KUR E GJETA ,DITA E FUNDIT NE SHQIPERI, PASI PRANOI FALENDERMIN TIM NUK DONTE TE MERTE DHE NJE SHPERBLIM QE E MERITONTE , ME GJITHE ZEMER NGA UNE JO NGA VLERA E CANTES POR NGA VEPRIMI MORAL I TIJ KEMI AKOMA NJEREZ TE MIRE !
Djale fisnik. Ne kete vend ka plot te rinj si ky. Nuk jane te gjithe hajdut e dembele. Falenderime!
Bravo djale! Edhe fytyra jote pasqyron shpirtin qe ke,tregon qarte moralin e larte e te paster qe familja te ka percjellur ne rritjen tende. Ti je i gatuar me brume te mire djale,je i paster,i shendetshem,i bukur,je nje model per tu shperndare,per t’u percjellur dite por edhe nate shoqerise shqiptare,te rinjve te sotem ,qe kane nevoje “per t’u sheruar nga semundjet” e nje tranzicioni te gjate postkomunist qe i kane zene. Vetem nje xhest si ky ,shvlefteson cdo emision televiziv mbi moralin ne keto 32 vjet te pseudodemokracise. Bravo djale,hallall qumeshti i nenes! Une jam shqiptar dhe ndjehem krenar per ty ,se duke te pare ty ,xhestin dhe fisnikerine tende ,ndjej se ka shprese,ndjej se do kete jete sa kohe qe te rinj si ty ekzistojne dhe mua kjo dhe cdo shqiptar te ndershem besoj e emocionon,sepse ju jeni e ardhmja e sigurte e shqiptareve dhe e Shqiperise .
U baft 100 vjeç , ktu te marrin portofolin nga xhepi , e jo ma me e dorezu. Gjest fisnik.
Je i bukur ne shpirt ashtu si dhe ne fytyre. Te lumte boos