Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

23 Shtator 2022, 09:49Sociale TEMA

Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.

Kjo pasi ajo zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar, në New York.

Xhaçka u shpreh se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe në lirinë e lëvizjes.

“Ekziston një vullnet i ndërsjellë politik për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, sidomos për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare”.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kazakistanit janë vendosur më 21 shtator 1993.

Shqiptarët në Kazakistan janë një urë lidhëse mes popujve dhe komuniteteve të biznesit.

Në Astana, ka një prani prej 300-400 shqiptarësh dhe rreth 1 mijë e 500 nga Kosova, gjithashtu në Kazakistan punojnë nga 2-4 mijë shqiptarë në vit, pranë kompanisë “Mabetex”.

 

3 Komente

  1. S
    Sukses i madh

    Kjo është arritje. Tani ngelet vetëm që të vijë Borati në Shqipëri.

    1. L
      Lol

      Hahahahahaaaaaaa

    2. a
      alphade

      Kazakistani , e rendesishme te njohe Kisoven-SHTET , Gjerat e tjera jane brrockulla …..!

      Lini një Përgjigje