Lufta e Erdogan ndaj Gylen, Qeveria shqiptare mbyll shkollën “Mehmet Akif Ersoy”

22 Shtator 2022, 17:45Sociale TEMA

Lufta e Erdogan ndaj Gylen, Qeveria shqiptare mbyll shkollën “Mehmet

Qeveria ka vendosur mbylljen e shkollës “MEHMET AKIF ERSOY”, përfshirë të gjitha ciklet parauniversitare.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Qeveria me anjë të një VKM-je të posaçme detyron këtë institucion arsimor të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar dhe të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Vendim për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 42 e 70, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

1. Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

2. Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:

a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;

b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;

c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;

ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;

d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

3. Institucioni arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, nën juridiksionin e të cilit ndodhet shkolla, ka për detyrë:

a) të ngrejë grup pune brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi dhe të marrë masat për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”;

b) të marrë masat për transferimin e nxënësve në institucione të tjera të arsimit parauniversitar për të gjithë nxënësit e regjistruar në këtë institucion arsimor;

c) të administrojë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë mësimore të kryer nga ky institucion arsimor privat parauniversitar.

4 Komente

  1. S
    Sara

    Turp i madh!!!!! Nje nga shkollat me te mira ne Tirane per gati 30 vjet.... Tani hapni medrese qe t'i veshin vajzat me ferexhe e cunat me poture.....

    1. T
      Turp vertete

      Me te vertete turp! Sidomos barra e sistemimit te nxenesve ne shkolla te tjera. A e di kryeministti se arsimi paraun8versitaf eshte i detyrueshem dhe e ka barren shteti, qeveria, ministtia e arsimit e drejtoria arsimore e Tiranes t'i sistemoje nxenesit. Jo nje institucion privat. Pse, kur u.mbyllen universitetet private, iu la per detyre te sistemonin studrntet???!!! 9astaj c'eshte ky vendim qe nuk thote asnje arsye per.mbylljen e institutit? Çfare ligji ka shkelur? Keta kane te drejte te snkohen ne gjykate e do perfundoje si me pallatin e Bashes qe u prish kunder ligjit e detytohet shteti nga tsksat tona td demshperbleje turqit Kjo eshte rruga jone drejt Evropes, duke i ulur breket para turqve? Nje kryeminister pa fe e atdhe, pa din e iman qe po ia le shtetin Erdoganit! Turp i madh

    2. V
      Vend i dhjerre

      Si eshte ajo shprehja: "There is no free lunch", duket se leket e babes erdoan kryen pune.

      1. A
        ARBI

        TURP I MADH TE MBYLLESH SHKOLLE, KESAJ I THONE TE MBYLLESH DITURIN ........ QEVERI E KORRUPTUAR.... PRANDAJ LARGOHET RINIA NE SHQIPERI ....VAZHDONI MBANI HAPUR UNIVERSITETET ME PROFESOR QE I KALOJNE STUDENTET VETEM KUR MARRIN PARA ...... TURP TURP TURP

        Lini një Përgjigje