Pronësia e NewCo Ferronikeli kalon nga Grupi BALFIN tek YILDIRIM Group

23 Shtator 2022, 16:00Sociale TEMA

Pronësia e NewCo Ferronikeli kalon nga Grupi BALFIN tek YILDIRIM Group

Grupi BALFIN ka transferuar zyrtarisht të gjitha aksionet dhe pronësinë e NewCo Ferronikeli tek
YILDIRIM Group.


Të dy Grupet arritën një marrëveshje në fillim të qershorit 2022, dhe gjatë këtyre muajve kanë
pasur një bashkëpunim të ngushtë për të garantuar një dorëzim të qetë që nuk do të ndikojë te
punonjësit dhe prodhimi.

NewCo Ferronikeli u bë pjesë e Grupit BALFIN në korrik 2018, gjendur në një gjendje aktiviteti
të pezulluar me detyrime, si dhe paga të papaguara të punonjësve. Grupi BALFIN ndërhyri për
përmirësimin e situatës financiare dhe filloi zbatimin e një programi investimesh në vlerë 30
milionë euro, që rriti efikasitetin e prodhimit.

NewCo Ferronikeli është një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferronikelit në Evropë. Kompania
është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me rëndësi dhe ndikim të
madh në makroekonominë. Themeluar në vitin 1984, kompleksi NewCo Ferronikeli përfshin një
fabrikë të prodhimit të nikelit me dy linja, si dhe depozita potencialisht të pasura minerale nën
peizazhin përreth.

Ky transaksion është një moment historik i rëndësishëm për Grupin BALFIN, sepse shënon
daljen e Grupit nga industria minerare. Ky ishte një vendim strategjik i Grupit BALFIN për t’u
tërhequr nga kjo industri dhe për t’u fokusuar në forcimin e mëtejshëm të pozicionit të tij në
industritë e tjera ku është i pranishëm. Në fillim të këtij viti, Grupi BALFIN transferoi gjithashtu
aksionet e AlbChrome tek YILDIRIM Group.

3 Komente

  1. D
    Detari

    e mori dhe kete turku, u be rajon turk tani i gjithe ballkani perendimor ku banojne musliman

    1. L
      Llaman

      Po mer idiot nuk e mori po e bleu . Eksporti i Turqise ne Greqi per 2022 do kaloje 3 miliard usd . Cduhet te beje ballkani tja fale greqise sipas teje . Mentalitet borxhliu e dembeli evgjit grekopont

      1. D
        Detari

        jeni bere qesharak ju turqit e anadollit me fjale "jevg" per Arbereshet e Greqise.

    Lini një Përgjigje