
Ka reaguar ditën e sotme zyrtarisht Spitali i Traumës pas arrestimit të mjekut Fitim Marku.
Kujtojmë se mjeku Marku akuzohet se mori ryshfet nga pacienti i tij.
Bëhet me dije se në një reagim për mediat, spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për ta çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes dhe kërkon që të vërë para drejtësisë këdo që është i përfshirë.
Nga ana tjetër në deklaratën e spitalit thuhet se kjo ngjarje nuk duhet të njollosë punën e bluzave të bardha.
“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.
Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.
Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagim.
Ca gallatash ka ne Shqiperi... Incentatoret, sterilizimi gjera te vogla..