“Enver Hoxha mori pushtet nga pamja e tij”, Spartak Ngjela: Diktatori nuk ishte lider, por i mahniti me bukurinë

23 Mars 2026, 17:10Sociale TEMA
“Enver Hoxha mori pushtet nga pamja e tij”, Spartak Ngjela:

I ftuar në “Podcast me Grida Duma”, Spartak Ngjela u ndal te raporti mes pushtetit dhe asaj që ai e quan “eros politik”, duke sjellë si shembull figurën e Enver Hoxha.

Gjatë bisedës, Ngjela theksoi se ndikimi i një lideri mbi turmën nuk lidhet vetëm me programin apo fjalën, por me një tërheqje të brendshme që, sipas tij, shpesh vepron në mënyrë të pavetëdijshme.

“E vetmja figurë që e zgjidh këtë që të thashë, merre fotografinë e Enver Hoxhës”, u shpreh ai, duke e përdorur si shembull ekstrem të këtij fenomeni.

Sipas Ngjelës, ish-diktatori shqiptar nuk e ndërtoi autoritetin mbi komunikimin politik. “Ai e ka marrë pushtetin nga pamja e fytyrës. Me atë i ka marrë të tërë”, tha ai.

Në vijim, ai shtoi se Hoxha nuk kishte aftësinë e një lideri për të artikuluar ide bindëse. “Çfarë përfaqësonte? Asgjë. Politikani duhet të ketë edhe verbin. Ai verb s’kishte, ca fraza të gjata”, u shpreh Ngjela.

Në analizën e tij, ndikimi i Hoxhës mbi shoqërinë erdhi më shumë nga perceptimi sesa nga përmbajtja reale e mesazhit. “I kishte mposhtur opinionin publik me figurën e tij dhe ata mendonin se këto ishin perla”, përfundoi ai.

 

26 Komente

  1. k
    kasem gahinji

    Ah, ti je Trap, si ne rini edhe Ne pleqeri.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nemesis

      Sakte.Ky Ngjela plak i semure mendor por dhe me kompleksin e Stokholmit dashuron dhe himnizon pengemarresin dhe xhelatin e vet por dhe popullit. Nuk e kuptoj si i japin kohe tv??!! Ah po i mban ison shokut vet te partise kristiano-islamike krijeses moster te dy te cmendurve qe jane per tu lidh

      Përgjigjjuni
    2. N
      Ngjala

      Po serbet nuk kane dore ne ngritjen dhe mbajtjen ne pushtet te tij??!! Pse nuk funksionon fytyra sot?! Leri more keto brockulla! Shkon nga shkon ti Ngjela, tek ngjala perfundon!

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        A e spjegon dot kush "Erosin Politik" te Sali Berishes ? Apo efektin qe ka "Bukuria" e Saliut,ne terheqjen e turmave ? Tironci

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kuptoni themelet

          Z. Ngjela, nëse jeni avokat, kjo nuk ju bën dot edhe biograf! Lexo pak nga Stefan Zweig të mësosh se çfarë do të thotë të jesh biograf. Se bëhesh gazi i botës kështu.

          Përgjigjjuni
          1. 6
            66

            Të thuash që Enver Hoxha ishte vetëm surrat...?! Mbi 800 aksione të CIAs , MI6, Asfalisë dhe UDBsë të dështuara. Në krye të një shtetit të vogël , mu në mes të një fërkimi të tmerrshëm global të quajtur Luftë e Ftohtë. 500 fabrika, dhjetra hidrocentrale, mijëra km kanale vaditëse, mijëra hektarë tokë bujqësore, një mijë tanke dhe 200 avionë supersonikë, Aty ku dhiste NATO, Enver Hoxha i vetëm shporri Rusinë nga Mesdheu. I pari dhe i vetmi në planet që zhduku pushtetin e klerit, duke shurruar në gojë fqinjët dhe superfuqitë me miljarda dhe mijëra testata nukleare që e bënin sehirë impotentë. Ikën për dhjam liderë në krye të shteteve me dhjetra miliona banorë. U zhdukën shtete mijëravjeçare si Siria dhe Iraku. Ndërsa Enver Hoxhës nuk ja hangu qeni shkopin. Iku si perandor nën gërmadhat e perandorisë që ndërtoi vetë. Kosova pavarsinë e fitoi me armët dhe grupet e tij të rezistencës. Historia i dha të drejtë mbi grekët, serbët, fuqitë imperialiste, Palestinën, Lindjen e Mesme, OKBnë dhe organizatat ndërkombëtare. Fakti që askush nuk i ka bërë memorial në botë, dëshmoi që nuk ishte vasal dhe dobiç i askujt, por lider i kombit të tij. Për sa kohë të jetojnë shqiptarët, do jetojë edhe figura e Enver Hoxhës, si patriot dhe hero kombëtar. Ndërsa si marksist, është edhe më i madh, por kjo nuk ka rëndësi

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reply to 66

              Shume i vertete komenti , BRAVO ..!!

              Përgjigjjuni
              1. a
                a.a

                Dakort, madje ka bere shume here me shume.... por kur iku la nje zombi, nje gjakpires si pasardhes (pas '90) qe shkaterroi rinine , familjen, jeten e shqiptareve.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Reply to a.a

                  Nuk ta la Enveri a derezi , Po Ramiz haleja e kishte ne grupin e nendheshem as mjek personal nuk e donte Enver Hoxha duket nga fotoja gjithmone si tinxar i futur ne sherbim te agjentures serbe ? Ai e nuhasete te keqen , dhunti nga Natyra , pa lere sec brockollit ngjela ka ngele adoleshent ? Saliu prototip i URJAHIPIT e tregon paraqitja e vet , do te arij te shtremberohet akoma sa te arij token atehere do jap shpirt , ka shume gjynaje per te lare Po Ishalla sa me shpejt ..!!

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Astriti

                  Enveri dhe Enveristët e çliruan Kosovën.Enver Hoxha shqiptari më i madhë që ka lindë ndonjëherë ky popull.Memoriali “Enver Hoxha”duhet të ndërtohet si në Tiranë ashtu edhe në Prishtin.

                  Përgjigjjuni
                3. L
                  Lugu gjat

                  Ju kameleonet e asaj kohe sado makjazhit te sofistikuar, ai bure ja u tregovi vendin ja u cori masken. Kete e vertetoni ju vete akoma dhe sot me injorancen tuaj . Avokat dumdumi, Enveri ishte i popullit dhe per te punoj. Ai kish punen , veprat, ju zhgryerjen ne batakun tuaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Kur hyri Enveri Stalini u cua ne kembe ,nga pamja dhe hija e tij

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Politika nuk është bukuri është ide.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nuhi

                        Sa i mjere o S.Ngjela,

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          loni

                          Bravo 66-ta, ke bere nje pembledhje shume te sakte.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shif ne internet

                            Henri Kisinger e ka quajtur " Udheheqesi me I bukur I Botes". Pajk.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Toni M.

                              Nje vend pa aviacion... marine... armatim te rende... ushtri etj..etj quhet vend primitiv... vetem nje kujtese kam ( mbas viteve 80 dmth moshen e feminise time)ate avjonet luftarak benin qitje diku nga fusha e sektor rinia(koha me nje qelle blu) shikonim nga durrsi avionet qe ne kopje kalonin uleshin ne pilkjate duke simuluar qitjen ne objetiv... mund te them krenari nje gje te tille... per historine e vendit tim.

                              Përgjigjjuni
                              1. p
                                paske pjerdh

                                shoku Ngjala

                                Përgjigjjuni
                                1. U
                                  Ua

                                  Ylli vete

                                  Përgjigjjuni
                                  1. a
                                    a.a

                                    i pashem ishte, prezence kishte, bukur fliste jo si keto egersirat e shperfytyruara qe dalin sot ne ekran e na trembin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Paco

                                      Njgela ke fillu me kendu si gjela kam pas respekt por me kete koment e ke dhi fare gomar plak do me I rregullu biografine kokelopes se ngordhur hajde ne te semes

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Na myten

                                        Mehmet Shehu mendonte ndryshe. Kjo në rrefimet e gazetarit amerikan qe kishte ardhur ta bindte te merrte pushtetin gjate rrethimit të Tiranës. Mehmet Shehu ia preu shkurt me shprehjen: "Enveri eshte i prerë per politike". Po ka pritur Ngjela diskurs politik nga Enveri i Gjirokastres si ato të Charle de Gaulle ne France apo Churchill ne Britani me mire te luaje sudoku.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lanabregsi

                                          Nuk kishte arsimim te plot,por kishte zgjuarsi udheheqesi,ishte lider,natyrisht per pushtet vra dhe preu,po jo sa Saliu, Saliu vodhi shume,Enveri aspak,Enveri ndertoj,Saliu shkaterroj,gjykoni tani kush ka qene ma I mire.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kico Spiri,sigurisht jo i verteti

                                            Kico ti dhe ķico une,dil ketu se kam pak pune,ķico ti ne ministri,ķico une,Cobain me dhi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. g
                                              gardisti

                                              Interesante eshte te na thuash se sa here e ke kapur sapunin ne dushet e Spaçit dhe jo keto dokrra.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Taku uturaku

                                                Pse Salia eshte i pashem qe gezoj pushtet kaq vite o uturak grash ?? Ore po ky Ngjela paske qene ryc komplet ...ha ha ha ha

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje