Eva Buzo në reaminacionin e Vlorës, mjeku tregon si është gjendja shëndetësore e avokates

23 Qershor 2023, 15:20Sociale TEMA

Eva Buzo në reaminacionin e Vlorës, mjeku tregon si është

Pasi ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, avokatja Eva Buzo ka mbërritur në spitalin e Vlorës. 35-vjeçarja është dërguar në reaminacion, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ajo shfaqi probleme në det nga një pickim dhe kripa e tepërt. Si pasojë, u detyrua ta ndërpresë garën.

Mjeku Edmond Breshani, njëherazi dhe shef i Reminacionit në spitalin e Vlorës ka treguar si paraqitet aktualisht gjendja e Buzos, duke theksuar se ndihet e lodhur.

“Notarja sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka dal nga deti. Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur dhe me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme.  Erdhi me dridhje nga ftohti dhe lodhja, edhe nga metabolizmi. Duhet rreth 4 orë që të shohim se si do vazhdojë. Në momentet e para ishte në gjendje lodhje, nuk është se kishte ndonjë problem të madh. Tentoi dhe të flasë, por nuk donim ta lodhnim”, tha ai./abcnews.al

3 Komente

  1. D
    Davidi

    Sa hyri ne ujrat shqiptare. Kushedi sa eshte ndotja. Askush s reagon. E kane pickuar kandilet. Qesharake.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saranda

      Per mua Eva Buzo duhej te thyente rekordin e notit nga Uji i Ftohte ne Sazan dhe kthim.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Aventure e forte, megjithate...respekte.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje